BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Opinion / Editorial

Sa e do rrogën të rrish në Shqipëri?

Sa e do rrogën të rrish në Shqipëri?

Pak ditë më parë, domosdoshmëria e rritjes së pagave për të frenuar emigracionin e lartë në vend, solli takimin e kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit. Është mirë që qeveria kuptoi se problemi qendror i vendit është ikja e njerëzve të përgatitur për një pagë më të mirë dhe kushte më dinjitoze jetese në Gjermani dhe Britani të Madhe. Është pak si vonë, por populli thotë “Më mirë vonë, se kurrë”. Kryeministri  u shpreh se ka ardhur koha që të ketë një bashkëpunim më të madh mes qeverisë dhe bizneseve private, për të rritur pagat dhe për të motivuar kështu më shumë punonjësit në vendin e tyre të punës. Shqipëria ka më shumë se 82 përqind të forcës së saj të punës, të angazhuar në aktivitetet e sektorit privat, ndërsa më pak se një e pesta është e punësuar në administratën shtetërore në qendër dhe në atë vendore të bashkive, si dhe në ndërmarrjet aksionere shtetërore. Rritja e pagës minimale është jo vetëm e nevojshme në këtë moment, por ndoshta edhe e domosdoshme, pasi do të ndikojë në frenimin e tkurrjes së forcës punëtore dhe të largimit të qytetarëve nga vendi. Vetëm për vitin 2022, nga Shqipëria u larguan 42 mijë vetë, shumica dërrmuese e tyre në moshë të aftë për punë dhe të punësuar në vend. Emigracioni i lartë, në fakt, është një dukuri globale dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i prekur. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera në rajon, po përballen me mungesë të forcës punëtore në tregjet e tyre.  Tendenca e emigracionit, kombinuar me zhvillimet demografike, ka kohë që ka diktuar nevojën e rritjes së pagës minimale. Qeveria, duke filluar nga 1 prilli 2023, do të rrisë me 17 përqind pagën minimale në vend, nga 36 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kjo është rritja e gjashtë në dhjetë vitet e fundit. Pas 1 prillit 2023, paga minimale do të jetë 81 përqind më e lartë se paga minimale prej 22 mijë lekësh e vitit 2013, një dekadë më parë. Shqipëria do të renditet në vendin e tretë në rajon, pas Malit të Zi dhe Serbisë dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut, për nivelin e pagës minimale. Por Megjithë këto lëvizje, dëshira e njerëzve për të emigruar është e papërmbajtshme. Megjithatë, duke u garantuar punonjësve një pagë më dinjitoze në vend, kjo mund të zbusë ritmet e larta të emigracionit për shkaqe ekonomike duke adresuar kështu çështje të tkurrjes së forcës punëtore në vend, në prani të fenomenit të plakjes së popullsisë. Në anketimet e kryera, si nga Këshilli i Investimeve, dhe nga Barometri i Ballkanit, mungesa e fuqisë punëtore del sfidë thelbësore për bizneset, ku pagat e ulëta përcaktohen si një nga faktorët përcaktues të pakënaqësisë dhe dekurajimit, si për punonjësit, ashtu edhe për punëkërkuesit. Vetë fuqia punëtore është vazhdimisht në kërkim të një page më dinjitoze. Deri para vendimit për rritjen në 40 mijë lekë të pagës minimale në vend, paga minimale tek ne ishte ndër pagat më të ulëta në rajon. Kërkesa në rritje e punëkërkuesve për një standard jetese të krahasueshëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë, ka përbërë një tjetër faktor që ndikoi në vendimmarrjen e qeverise, për të shtuar pagën minimale, përtej objektivave të saj të programit qeverisës. Rritja e mëtejshme e pagës minimale, e cila është 3 herë më e lartë se rritja ekonomike, do t’i motivojë të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike, të cilët janë mbi 83 mijë vetë në vend. Rritja e pagës minimale është një detyrim në kuadër të të gjitha proceseve të integrimit, një prej të cilëve është Karta Sociale Evropiane, ku përcaktohet se paga minimale nuk duhet të zbresë nën nivelin 60 % të pagës mesatare në vend. Nga ana tjetër, edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës  e sugjeron këtë. Para vendimit të rritjes së pagës minimale, raporti ishte 51.5 përqind. Kryeministri theksoi se ka ardhur koha që bizneset të mos presin të jenë konkurrues vetëm me krahun e lirë të punës. Ka ardhur koha të ndryshojnë modelin e tyre të biznesit. Kemi ndryshime të forta demografike. Plakja e popullsisë (jemi vendi i katërt në Evropë që po plakemi më shpejt) sjell domosdoshmërinë për ta mbajtur këtu më çdo mjet, krahun e punës. Veçanërisht atë të kualifikuar. Në kushtet e emigracionit të lartë në vend, duhet të reflektojnë edhe bizneset private, të cilat duhet të paguajnë më shumë punonjësit e tyre. Kryeministri bëri thirrje që ata të deklarojnë pagat e plota dhe jo një pjesë të pagës t’ua japin punonjësve në dorë, ndërsa pjesën tjetër në bankë. Sipas tij, sipërmarrësit kanë dy zgjidhje, ose duke mbetur pa punonjës, të reflektojnë, ose të bëhen të vetëdijshëm dhe të krijojnë një marrëdhënie të re me punonjësit.