Rastisi që duke anshkalur bar ”Frankun”, degjova zerin e njohur të Babales i cili jepte e merrte me duar duke bere ca levizje të çuditëshme me Qani Qopekun ,teksa Bikja me sy e veshë ndiqte debatin që kish plasur, se a duhej të quhej i persekutuar “Bablja”apo jo, nëse po ,kush ishin persekutorët e tij? U afrova afer banakut u ktheva pakez shpinën me qëllim qe te mos i pengoja, teksa degjova: gjithë bisen nga fillimi e deri në fund …- Ore vëlla – tha Babalja – po mua nuk më dhanë asgje prej gjeje, asnje kacidhe ata të Lulit dhe Salinjnit, por përkundrazi ma futën se krahu, mirë kjo , por policia shpalli kërkimin tim si manipulator të videos me ze e me figurë! Je zemë se unë e bëra këtë gjë, po Lilin që vodhi tërë taë flori? Edhe ai e kish me ze e me figurë .pse nuk i bënë gjë ? Veçse nuk kuptoj asgjë në këtë mes, se vërtetë me dhanë fare pakëz para, por unë nuk ua kerkova ..e qe thua ti Qopek, ata vet më propozuan që unë medemek të dëshmoja ne video se ai vellai i Xhafës na qenkish i të ..“99”-tave, dmth qe vetëm qindshin nuk kish bërë. Tani të lutem shumë. kush eshte aktivi në këtë mes? Bikja si për ta ironizur i tha: -:..po jo o Babale jo, ti je pasivi,…e sos vetëm ti a i vrarë.. ne të gjithë jemi pasivë, se na shkaperdhen politika si i do qefi. E ke parë ti? Ata vjedhin miliona e miliona dhe kanë gjetur termin e bukur” korrupsion aktiv.”..”korrupsion pasiv”. Ja psh nese une do vjedh nje kamarier quhem kusar, po kur një kamarier me vjedh mua me laps ne dorë e di ti qe ai nuk quhet as aktiv e as pasiv, por thjeshte gabim ne llogaritje dmth lapsus? Po dhe ne nuk kemi se ç’ti themi ketij njeriu , sepse shumica fundja të pa shkollë janë , pra ske ç’ti thuash ! Ja psh , ti Babale more ca “Evro” nga ata organizatoret e politikës, nga ai Saliu i vogel, apo si ja thone Salinjani, pra ata qe të dhanë ty para ,çfarë janë?! – Donatorë- ja ktheu aty për aty Bikja. Donatorët …or vëlla nuk gjykohen, ata kanë para dhe janë bamirësa sepse i japin kujt të duan. Ja të marrim nje tjetër shembull, çfaj ka nje prokuror apo gjykatës kur i shkon avokati dhe i thote se pala e akuzuar ve në dizpozicion nje shumë të madhe, me qëllim që ta zbutë pak çështjen ose ta zvarritë për mungesë provash, ose prova jo të plota të cilat nuk plotëojnë kriteret për ta marrë tjetrin të pandehur. E di ti pse nuk e futin në qeli Berishen? Nuk e futin se skanë prova të mjaftueshme, lere se çthonë poshtë e perpjetë. Ore dëgjomë mua Sala eshte njeri i ndershëm, as ka vrarë as ka prerë as ka vjedhur madje thonë se nga frika as i biri nuk i kish treguar për afaret e Gerdecit, bile Sala nuk e dinte aspak qe atje punonte dhe kunati apo baxhanaku i tij . Ai u habit shumë dhe punën e Gërdecit e mori vesh vetëm nga medjat botërore. Je në vete ti, ku ja mbante Xenit t’ja thosh babait te vet të gjitha pislleqet, ?! Saliu do revoltoheji e do i martonte mamanë.në vend Shkelzenit.. dmth Lirinë , ose o e vriste me duart e tia!! Te betohem ska shaka me Berishen! Po për mua ama, më kuje e për të vënë ulërimën me sokëllimë eshte Moni.., Moni or Moni i Lil floririt. Ajo or vella nuk e rruan fare keshtu e ka thene dhe para kamerave në Tv. Trime e madhe e bijë e botës, aq sa , nuk e di nëse ju kujtohet kur ajo hoqi një ditë çizmen atje në parlament e nuk di se kujt ja vërviti kokes. Po kini parë ju qe te gjithe deputetët ju sulën çizmes që kush e kush ta merrte i pari e ta kish kujtim ?!Pa pritni një minutë – tha Qopeku…. Ore ju qënkeni gomerë të mëdhenj, po ju budallenj nuk e kuptoni se ajo e ka qimen sa nje tra dhe ska e nuk gjendet dot “sharrë pukjani “që t’ja presë, ?!Nuk është çudi që jo ta ketë thënë këtë gjë kastile ngaqë e mba tere kohën të rruar si kokën e një qerozi, apo si faqen e nje prifti katolik.! E dini ju që ca horra atje ne Tiranë, disa admirues të kariktaures dhe humorit , një natë a nuk e di se kur , por di që kishin hequr nga seila e LSI tabelen e partisë dhe e kishin zvendesuar me nje tabelë tjetër ku shkruhej: “Berberana …Ta qethim sipas qefit”.’ Dhe a e dini ju që u bë radha radhë dhe të parët që dyndën ishin deputetët e gjithë partive ? Po Rama shkoi- pyeti Babalja ? Po ti a të q… udhët, nuk e kupton ?! Ç’ne Rama ,?! Ai ish i zenë, sepse kish shkuar ne Greqi e staidum, por dhe të mos ish atje, Rama nuk e rruan fare madje ai është më keq se Moni, keshtu qe s’kish motiv pse ti afrohej asaj berberane. Ai as që e rruajti për Miçotaqin, brenda te Athinaja..e jo më për kësi punësh.( Athina- e korigjoi Bikja) . Ore une nje gjë nuk kuptoj në këtë mes vazhdoi Qopeku, pse kur ne rrembejmë ndonje gjë të vogël na e quajne vjedhje dhe kur politikanët vjedhin me thase e në mënyrë të rafinuar e quajne korrupsion ? Pa dale mos ata e kanë bërë këtë gjë që ne ta hamë sa krahu ..e ata jo !? Kesaj i thonë që atë shiringën e korrupsionit te Beqes, te na e futin ne ne mullaqe… dhe jo ne mullaqet e tyre. Atë kush e qan, or burrë por thuaj te pakten te bëjne pak kujdes se sikur një çikës, ose fare pak ta devijojnë, ti a e kupton se ajo na ngelet ne te vendi dhe qe te na e heqin duhet të bëjmë “klizmen” , por dhe per kete, pra për “klizmën” duhet perseri ti paguajme. E shikoni ndërhyri Babalja… e shikoni qe doli fjala ime se dhe kur na e ngulin na marrin para dhe per te na e çkulur persëri duhen para… E vëlla …nuk ka dalë kot shprehija se qefi paguhet.. ! Sa qeflinj të mëdhenj i paskemi politikanët tanë…pa dallim lakmie, qefi..dhe partie
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë