Nuk ishte kryevepër ajo akuza e bërë nga Rama për opinionistët dhe të tjerët në portale dhe media të Tiranës për “Akademinë e Barinjve dhe Dhive” si një kryevepër jo thjesht e zonjës Krifca, por e Rilindjes dhe qeverisë së saj! Jo jo, kjo nuk ishte asgjë para “perlës” së gruas gjirokastrite që i doli përpara Ramës dhe i tha: Të durojmë edhe pak se të mirat e Edi Ramës do vijnë, që të kënaqet i gjithë populli. Po pra po dhe përpara kësaj perle ajo i tha: Lum nëna që të ka bërë. Edhe kështu qëndro i fortë hëëë! Tani nuk është vetëm problemi se kështu janë Saliu me Edin dhe përpara tyre Enveri! Jo, ata veprojnë kështu, por ndoshta nuk janë kështu në besim! Ata vetë ndoshta nuk besojnë se – sjellin të mira! Ose besojnë, por ndërkohë kjo do të ishte faza e tyre e demencës dhe delirit patologjik pa kthim pas në sëmundje! Si Enveri nga fundi! Jo jo kështu e beson një dorë e njerzve të mitomanisë dhe folklorizmit politik në Shqipëri. Kjo dorë ose ky elektorat, apo ky zgjedhës, kështuNuk ishte kryevepër ajo akuza e bërë nga Rama për opinionistët dhe të tjerët në portale dhe media të Tiranës për “Akademinë e Barinjve dhe Dhive” si një kryevepër jo thjesht e zonjës Krifca, por e Rilindjes dhe qeverisë së saj! Jo jo, kjo nuk ishte asgjë para “perlës” së gruas gjirokastrite që i doli përpara Ramës dhe i tha: Të durojmë edhe pak se të mirat e Edi Ramës do vijnë, që të kënaqet i gjithë populli. Po pra po dhe përpara kësaj perle ajo i tha: Lum nëna që të ka bërë. Edhe kështu qëndro i fortë hëëë! Tani nuk është vetëm problemi se kështu janë Saliu me Edin dhe përpara tyre Enveri! Jo, ata veprojnë kështu, por ndoshta nuk janë kështu në besim! Ata vetë ndoshta nuk besojnë se – sjellin të mira! Ose besojnë, por ndërkohë kjo do të ishte faza e tyre e demencës dhe delirit patologjik pa kthim pas në sëmundje! Si Enveri nga fundi! Jo jo kështu e beson një dorë e njerzve të mitomanisë dhe folklorizmit politik në Shqipëri. Kjo dorë ose ky elektorat, apo ky zgjedhës, kështubeson. Këta kujtojnë se të mirat e tyre i ka sjellë Enveri, Saliu dhe sot Rama! Nuk po them Zogu, sepse ai u shpall Monark dhe dashje pa dashje mendja të shkon e sigurisht dikush do të besonte për “të mirat” e tij dikur! Kurse këto tipat Enveri, Sali dhe Rama nuk janë monarkë dhe biles akuzojnë shpesh morarkinë dikush dhe sillen apo imitojnë atë. E sigurisht kjo është mbrapshtia filozofike dhe politike e një shoqërie që është e mbushur plot si ajo zonja mitomane nga Gjirokastra që mbase dhe vetë nuk beson se çfarë thotë por e thotë se në fund të fundit ashtu beson se është për tu thënë! Dakort? Kështu e ndalonin Enverin, kështu ndalonin Saliun dhe kështu ndalojnë dhe Ramën! Janë pra janë me shumicë. E kjo është e përbashkëta e PD dhe PS sot, apo të gjithë bashkë që përbëjnë pluralizmin folklorik tonin. I gjithë spektri pluralist shqiptar, ka njerëz që besojnë se “individi” sipër tyre” ju sjell të mira! Po pra bën mirë. Ka fuqi të bëjë të mira,. Është pothuaj Zot! Ky ështëdallimi me Europën. Ata në Europë nuk besojnë më se individi bën mirë! Jo nuk besojnë se bën mirë individi sio individ politikisht. Në të kundërtën ata besojnës e – individi kështu si këto tipa bën keq. Pse? Po sepse ju ngjan tiranëve! Ju ngjajnë Hitlerit dhe Stalinit, Maocedunit dhe Enverit ju ngjan Musolinit dhe Pol Potit. Njerëz që marrin përsëpër të kthejnë popullin të besojë se nga ky individ prodhohet e mira në shoqëri, janë diktatorë ose tiranë dhe një popull që i ndjek pas viktima e sigurtë e të nesërmes së tij. Ajo gruaja gjirokastrite mbase nuk ka besuar çfarë ka thënë, por në fund e tha, sepse nuk di ndryshe – se ne duhet të presim që të vijnë të mira nga Rama ashtu sikundër pritëm të vinte e mira nga Saliu!? Kjo lloj apoteoze e fëlliqur si politikisht dhe filozofikisht po e dërmon të ardhmen e këtij vendi. Po largon rininë dhe po shpopullon Shqipërinë. Në pritje për të ardhur të mirat e Ramës, do të thotë që të presim të këqiat e politikës së tij dhe të formësqeverisëse që shkon në drejtimin – i bën të mirat Rama! Nuk ështrë thjesht faji i tyre jo! Nuk është thjesht faji Enverit dhe komunistit të tij Sali Berisha, por as faji i një anarkisti dhe fantodemokrati si Rama! Jo, është faji i një pjese të pa kulturuar të shoqërisë shqiptare. Asaj pjese që besoi se po të vdiste Enveri nuk do të jetonin dot më dhe që nuk do të zëvëndësohej. Pa kuptuar se ai kishte ndërtuar të ardhmen e sigurtë me delirantë që jetojnë në saj të një pjese të shoqërisë që beson se ata bëjnë të mira. Po pra, nuk drejtojnë punët e shtetit po bëjnë të mira. Ashtu sikundër besojnë fantomasët të televizioneve që mbledhin para nga shoqëria dhe bëjnë – ata të mira! Po pra janë “bamirës”! Më kuptoni sa në çfarë niveli folklorik mesjetar jetojmë në një pjesë të shoqërisë shqiptare. Kur është e sigurtë që individë të tillë që përkëdhellin popullin e tyre që ju thotë – ti na bën të mira, padyshim që bëjnë vetëm keq. Po po janë thjesht keqbërës së popullit injorant të tyre. E kur zgjat kjo gjë – mirë ja bëjnë.
Olta Gixhari feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, sot feston ditëlindjen. Ajo mbushi plot 38 vjeç dhe mbetet një nga aktoret më...
Lexo më shumë