BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

Samitet e Tiranës, Plani i Rritjes dhe ekonomia jone

Samitet e Tiranës, Plani i Rritjes dhe ekonomia jone

Takimet e nivelit më të lartë (samitet) e Tiranës, dje Konferenca Ndërkombëtare për Ukrainën dhe sot Samiti i drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për gjashtë vendet tona , me siguri do të na ndihmojnë në rritjen e lobimit dhe të besimit të Komisionit Evropian dhe shteteve të mëdha partnere të Shqipërisë në BE, për të dhënë më shumë fonde për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Katër muaj më parë, në nëntor 2023, Komisioni Evropian(qeveria e Bashkimit Evropian) shpalli Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili mobilizon për të gjashtë vendet tona 6 miliardë euro në katër vjet, 2 miliardë euro grante(para dhuratë) dhe 4 miliardë euro kredi të buta, për Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë . Po ku jemi ne, përballë këtyre 6 miliardë eurove të Bashkimit Evropian? Si po punojmë të marrim pjesën tonë? Me takimin e nivelit të lartë të Tiranës për Procesin e Berlinit, zhvilluar në 16 tetor 2023, si dhe me samitin e sotëm, jemi pozicionuar shumë mirë. Këto takime shpresojmë të na ndihmojnë fort me projektet me fonde të BE-së, për rritjen e ekonomisë sonë. Jemi një vend i qetë për Bashkimin Evropian dhe në këtë moment, dukemi të parët e klasës në vendet e Ballkanit Perëndimor.Ne e kemi domosdoshmëri të forcojmë kapacitetet përthithëse të projekteve me rëndësi rajonale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave po punojnë mirë me projektet e përgatitura dhe të tjerat që duhet të propozojmë, sidomos në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit të tij kryesor, që quhet Axhenda e Ndërlidhjes(Konektivitetit). Deri në shtator 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13 përqind të projekteve të Axhendës (nga 7 përqind në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës, me vlerë 43 milionë euro dhe për By-Pass-in e Tiranës, me vlerë 151 milionë euro. Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin dixhital. Po dje u zhvillua në Tiranë Ministeriali “Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Unik Europian të Pagesave (SEPA)”, organizuar nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë,. me Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA i jep qasje vendit tonë në sisteme moderne pagesash, më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira. Përfitimi i qytetarëve dhe sipërmarrjeve shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, do të jetë 18 milionë euro brenda vitit të parë të anëtarësimit. Guvernatori i bankës sonë qendrore deklaroi dje se ne do të futemi në SEPA brenda qershorit të këtij viti. SEPA nënkupton edhe integrim ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Banka e Shqipërisë i ka bërë të gjitha përgatitjet që sistemi ynë bankar të jetë gati për hyrjen në SEPA brenda këtij viti. Pjesëmarrja jonë në Sistemin Unik Europian të Pagesave jo vetëm që do të shënojë një hap tejet të rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë, duke ulur koston, kohën dhe duke rritur thjeshtësinë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian. SEPA do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë, siç janë turizmi dhe eksportet me BE-në, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të dërgesave të parave të emigrantëve tanë. Banka e Shqipërisë po punon për gjetjen e një zgjidhjeje për sistemin e “pagesave të menjëhershme(në anglisht, instant payments)”, të cilat janë një mundësi alternative për pagesat elektronike, pasi sigurojnë pagesa përgjatë 24 orëve në çdo ditë të javës, me kosto shumë më të ulëta se instrumentet financiarë të sotëm. Zbatimi i një infrastrukture për pagesat e menjëhershme në Shqipëri do të përforcojë avantazhet që mund të merren nga anëtarësimi në SEPA. Banka Botërore do të asistojë të gjithë procesin e anëtarësimit në SEPA, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Specialistët e saj e vlerësojnë Shqipërinë si një vend që ndodhet shumë përpara në këtë proces dhe është gati për aplikimin e anëtarësimit në SEPA që këtë vit.