BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Opinion / Editorial

Sekti Rama ndërsen oligarkët në zonat e mbrojtura natyrore dhe arkeologjike të vendit

Sekti Rama ndërsen oligarkët në zonat e mbrojtura natyrore dhe

Të enjten më 22 shkurt, shumica qeverisëse në Kuvend, në rolin e saj të rëndomtë të noteres për kapriçot dhe dëshirat-ligje të Sektit Rama, miratoi në seancë plenare ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, megjithë kundërshtimet e forta të organizatave mjedisore dhe të gjithë shoqërisë civile të përgjegjshme të vendit, si dhe rezervat e shprehura nga Bashkimi Evropian. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi me forcë për këtë ligj transparencë, parashikueshmëri dhe konsultim me palët e interesuara, duke deklaruar se “Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së, presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”. Në të kundërt, brenda javës së kaluar, sekti Rama, urdhëroi noterin e vet të rëndomtë, Kuvendin, të miratojë me shpejtësi në komisionet e veta dhe pastaj, në seancë plenare projektligjin më 22 shkurt. Në fillim, për të fshehur kokën dhe dorën e vet, sekti e paraqiti si projektligj, gjoja të propozuar nga dymbëdhjetë deputetë të shumicës, por, kur erdhën reagimet dhe sugjerimet e para bllokuese të nismës ligjore nga shoqatat mjedisore, e flaku tej maskën si nismë deputetësh, dhe me një ndryshim në projektligj, në formë “dhënie mendimi” nga Ministria e Mjedisit, i shkeli dhunshëm në Kuvend të treja këto kërkesa themelore të Bashkimit Evropian, për proceset ligjore që kanë të bëjnë me çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së. Rama dhe deputetët e tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, praktikisht u tallën me Kryetarin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili, me synimin që interesat e Shqipërisë dhe të BE-së për mjedisin në Shqipëri të mbroheshin, zhvilloi më 2 shkurt 2024 një vizitë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, ku pas takimit me kryetarin dhe nënkryetarin e Komisionit, u shpreh se “U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t'i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët”. Në fakt, ndryshimet përfundimtare në ligjin e mëparshëm të vitit 2017 u bënë në një mbledhje online të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, me votat vetëm të shumicës, pa debat dhe dëgjesa të organizatave mjedisore. Këto organizata nuk u lejuan të ishin të pranishme, edhe kur projektligji u miratua në Komisionin për Çështjet e Integrimit, në një kohë kur organizatat mjedisore kishin treguar në detaje shkeljet dhe kundërshtitë që kishin ndryshimet e propozuara në ligj, me direktivat e Komisionit Evropian në fushën e mjedisit! Ndryshimet në ligjin e 2017-ës përfshijnë dhënien nën administrim të bashkive të 20 përqind të territorit të zonave të mbrojtura, si dhe lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në këto zona, duke ulur ndjeshëm dhe praktikisht zeruar, nivelin e mbrojtjes së tyre. Projektligji gjoja u erdhi ndër mend të dymbëdhjetë deputetëve të Partisë Socialiste, nga një letër e disa kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, që i paskan kërkuar Kuvendit që ligji t'u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e zonave të mbrojtura në territoret e bashkive të tyre. Në të vërtetë, sektit Rama në qeverisje dhe vetë Ramës ia kërkuan me ngulm oligarkët e vet, që të kishin duart e lira në ndërhyrjen dhe investimet në zonat e mbrojtura. Dhe Rama, duke nuhatur fitim të majmë, vuri në lëvizje në kohë rekord noterin e vet të rëndomtë, shumicën në Kuvend. Oligarkët e Ramës nuk janë nginjur akoma me të gjitha tokat e grabitura në jug dhe në bregdet, por tani i kërkuan dhe ia arritën të grabisin edhe zonat e mbrojtura me ligj. Madje, edhe pa miratuar këtë ligj, janë me dhjetra vilat e ngritura në mënyrë të paligjshme nga këta oligarkë, në zonën e mbrojtur arkeologjike të Butrintit, duke dëmtuar një mur të vjetër 1,700 vjeçar! Tani, deputetet e Ramës po i quajnë këto grabitje “vila dhe ndërtime ekologjike”.  Në të vërtetë, sekti Rama, me këtë ligj të miratuar më 23 shkurt, po ligjëron krimin ekologjik mbi zonat e mbrojtura natyrore dhe arkeologjike të Shqipërisë.