BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Opinion / Editorial

“Sharlatanizmi”, duhet veting intelektual gjithinstitucional

“Sharlatanizmi”, duhet veting intelektual gjithinstitucional

Duhet Veting në drejtësi e politikë dhe për luftë kundër korrupsionit. Por duhet Vetting,dhe më kryesori është Veting-u intelektual gjithinstitucional. Kanë të drejtë disa peticionistë që kërkojnë pastrimin e mediave nga sharlatanët, por këta peticionistë që të jenë të besueshëm dhe nëse janë me të vërtetë të shqetësuar nga sharlatanët, ata do të duhet që të bënin një peticion për dekomunistifikimin e shoqërisë, një peticion për pastrimin edhe të parlamentit, të qeverisë, të administratës, të akademisë, të universiteteve dhe të të gjithë sistemit nga sharlatanët. Këta peticionistë do të duhet që për të mirën kombëtarë ta përdornin autoritetin intelektual që e kanë disa prej tyre, dhe me guxim duhet të dalin për t’i paraprirë ndryshimit dhe daljen e Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit dhe të tranzicionit,dhe jo të struken e të bëjnë me këtë peticion sikur po duken. Ky peticion i tyre është hileqar dhe i pasinqertë pasi prek vetëm një aspekt, pikërisht atë që u intereson atyre. Dhe kjo mendoj vjen nga fakti se ata dhe interesat e tyre personale dhe familjare i kanë të realizuara dhe janë prezent kudo sot ata dhe familjarët, me nipa e mbesa të tyre nëpër institucionet shtetërore dhe servilosen si sahanlëpitrës ndaj çdo lloj politike e pushteti dhe vegjetojnë në politikë dhe në institucionet e tjera. Këta janë të shqetësuar për faktin se në media ka frymë më të madhe liberalizmi e lirie intelektuale ku në to dalin të rinj, elitë e re që nuk përputhet me sharlatanizmin dhe me intelektualizmin e formësuar në komunizëm bartësit e të cilëve janë akoma kudo në sistem. Pra sharlatanët dhe sharlatanizmi i vjetër kërkojnë që ta kenë monopol të përjetshëm edhe akademinë, median dhe televizionet. Pra sharlatanët janë kudo, janë dhe kemi sharlatanë në politikë, qeveri, administratë, akademi,universitete, diplomaci,drejtësi,avokati,polici, pra ka plot. Dhe sharlatani është profesionist në mashtrime, hipokrizi, djallëzi, shpifje,spiunllëk e sidomos si servil. Këta sharlatanë bëjnë karrierë sepse të tillët i duhen politikës dhe pushtetit në Shqipëri. Mbas shembjes së komunizmit, demokracia në Shqipëri është e vërtetë se “prodhoi” me shumicë e tepricë poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë, gazetarë, opinionistë, “shkencëtarë”, profesorë, dijetarë e filozofë dhe sidomos edhe juristë e ekspertë të “aftësuar”, doktorizuar e profesorizuar me diploma e tituj me ndihmën e akrabasë politike, të tarafit dhe të parasë e korrupsionit të cilët e dominojnë jetën politike, shoqërore, mediatike, akademike,juridike dhe universitare të vendit. Pra ndodhi edhe në demokraci ashtu si edhe në komunizëm pasi edhe në atë regjim intelektualizmi, mediat, qeverisja e pushteti, profesorllëku dhe doktorllëku shkencor si dhe akademia e mediat dhe merita në komunizëm u përkiste komunistëve, bijve të tyre dhe të gjithë injorantëve e servilëve që ishin të përkushtuar dhe besnik në shërbim të atij regjimi të lig e antihuman. Pra në të dyja rastet si në komunizëm ashtu edhe pas tij edhe akademinë dhe mediat si dhe të gjitha sferat e tjera të sistemit ishin dhe jane në dorë të sharlatanëve ku prej tyre ka pak përjashtime, ka shumë pak ndonjë intelektual të aftë dhe “guximtar” jashtëpolitik e jashtpartiak. Këto ditë po bëhet një zhurmë e ballafaqim mes intelektualëve të rinj dhe një grupi intelektualësh, studiuesish dhe studentësh të cilët kanë përpiluar një peticion ku kërkohet që AMA të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare ku spikatet një nivel i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Po është e vërtetë se edhe sot nëpër media, televizione dhe në emisionet e tyre na mbyti mediokriteti i intelektualizmit sharlatan, paaftësia dhe jo profesionalizmi, me daljet e "leksionistëve” të rinj me diploma të blera nëpër universitete ku ligjërojnë edhe mësues e profesorë sharlatanë që mundohen që t’i sfidojnë sharlatanët e intelektualët e komunizmit, të cilët për 50 vite historinë, letërsinë dhe shkencën e vlerësuan dhe e “korrigjuan” sipas këndvështrimit komunist. Por edhe sot nuk ka sharlatanizëm vetëm në mjetet e informimit, por sharlatanizmi më shqetësues intelektual gjendet te politika, në parlament, te qeverisja, te institucionet e larta shtetërore, në administratë, në arsim, në universitete e kudo në sistem. Dhe këta intelektualë që e mbajnë veten shkencëtarë e të ditur, por që në fakt janë vetë dhe shërbëtoret e sistemit e regjimit të komunizmit, janë ata sharlatanë me formësim shkencor të partishmërisë komuniste që i kanë shërbyer edukimit dhe formësimit të njeriut të ri me botëkuptimin e komunizmit “shkencor” e të marksizmit-leninizmit “ngadhënjimtar” dhe së pari këta duhet të bënin një peticion kërkim faljeje për atë shërbim që i kanë bërë komunizmit; dhe këta po të ishin të sinqertë dhe të shqetësuar realisht për interesin kombëtar duhej t’i drejtonin një peticion kërkesë llogaridhënës qeverisë dhe të shqetësoheshin për problemin e shqetësimin më të madh që kanë shqiptarët sot: atë të braktisjes dhe boshatisjen e Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë, dhe të bënin ndonjë peticion kundër korrupsionit dhe t’i kërkonin qeverisë dhe administratës për t’u pastruar nga intelektualët e punonjësit sharlatanë, të korruptuar dhe injorantë. Kjo farë elite peticionistësh do të duhej që të interesoheshin edhe për mbështetje të shtetit dhe të sovranitetit të Kosovës, që është aq shumë aktual dhe shqetësim kombëtar gjithëshqiptar. Dhe pikërisht këto mos-shqetësime të tyre për problematika kryesore janë tipare të përbashkëta edhe të elitarëve të rinj që enden nëpër studio televizive e që shkruajnë nëpër gazeta. Pse këta nuk bëjnë një kërkesë për dekomunistifimin e Akademisë së Shkencave kur në krye të saj është një ministër i kohës së komunizmit. Pse këta nuk kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Pra ka shumë e shumë problematike thelbësore shqetësuese por kastës së intelektualëve dhe të “diplomatëve” të shkollave të Partisë Komuniste nuk u interesojnë, sepse ata duan të mbijetojnë “intelektualisht”, pavarësisht se janë vjetërsira intelektuale dhe në kundër kohë. Pra sot kemi ballafaqim dhe përplasje mes dy sharlatanizmave, atij të së shkuarës komuniste që ishin në shërbim të ideologjisë së komunizmit, dhe nga ana tjetër e një sharlatanizmi të ri mediokër, servil dhe të korruptuar që i shërbejnë po politikës dhe pushtetit të sotëm. Është vështirë të gjesh intelektualë të mirëfilltë në Shqipëri të paanshëm politikisht dhe të painfektuar nga korrupsioni dhe shërbesa politike. Ata janë të rrallë, dhe shumica prej tyre nuk “guxojnë” të kritikojnë, por as mediat nuk ua japin mundësinë për t’i ftuar në studio dhe në emisione, dhe as gazetat në Tiranë nuk ua botojnë librat, shkrimet dhe opinionet e tyre të vërteta shkencore dhe patriotike përveçse rrallë ndonjëra si p.sh. Gazeta “SOT”. Pra ka një zëvendësim, ata të vjetri më këta të “rinjtë” dhe ka përjashtim nga bota akademike, politike, shkencore dhe mediatike e intelektualizmit të mirëfilltë potent e meritor, shkencor e patriotik të cilët edhe kanë marrë arratinë jashtë Shqipërisë. Po është e vërtetë se duhen hequr idiotët dhe sharlatanët e sotëm nga ekranet dhe televizionet, por këtë nuk kanë moral që ta kërkojnë idiotët dhe falsifikatorët e ish-komunizmit. Pra duhet bërë një Veting i thellë edhe në akademi, edhe në media, edhe në universitete për pastrimin e tyre nga sharlatanizmi ashtu sikurse që po kryhet Veting edhe në drejtësi. Këtë po e kërkojnë qytetarë çdo ditë, kur shprehen me neveri karshi kësaj elite intelektuale vjetërsirash e jashtë mode dhe këtyre injorantëve modern të këtij tranzicioni.