
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Shembja e themeleve të Teatrit Kombëtar, shembje e themeleve të Shtetit të së Drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri

Shkruar nga Kastriot FRASHËRI* 18 Maj 2020

Mbrëmë në mes të natës, rreth orës 04:30, forca të shumta të Policisë së Shtetit përmes një akti të paprecedent kanë sulmuar godinën e Teatrit Kombëtar duke nxjerrë jashtë me dhunë aktorët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të cilët kanë mbi dy vjet që kanë sakrifikuar çdo ditë së bashku me praninë e miqve të tyre dhe dashamirësve të artit dhe kulturës për të mbrojtur pasurinë e teatrit të tyre nga babëzia e pushtetit që i kishte vënë syrin, ashtu siç ka bërë edhe me objekte të tjera të artit dhe të kulturës, me hapësirat publike duke i kthyer në sheshe ndërtimi në dhunim flagrant me planet rregulluese dhe kondicionet urbanistike për të kënaqur klientelën e tyre që njihet sot si Mafia e Ndërtimit.
Ndaj ne sot kemi mbetur pa fjalë përpara këtij akti të qartë banditesk ndaj një pasurie publike dhe një komuniteti artistësh që ishin në shtëpinë e tyre të punës edhe të jetës për ta mbrojtur atë pikërisht nga ata që afërmendsh nuk mund të imagjinohen si grabitqarë të pasurisë që paguhen nga taksat publike për ta mbrojtur dhe për promovimin e artit dhe të kulturës në Shqipëri. Nisur nga situata e rëndë faktike në vend dhe në botë rrjedhojë e pandemisë globale të COVID-19, duke ju referuar edhe angazhimit të qeverive europiane dhe botërore me të drejtë lind pyetja: Teatri Kombëtar paska qenë problem i Shqipërisë së zhytur prej muajit mars në një karantinë totale sociale që i duhej vërsulur në mes të natës me gjithë egërsinë e shtetit për ta shqyer dhe asgjësuar? Duket qartë domethënia e këtij banditizmi të pa anë shtetëror ndaj një pasurie publike me sipërfaqe trualli rreth 12.000 m2 që ka për dhuratë qeverinë italiane të kohës, e cila e ka blerë në vitin 1938 këtë tokë në zemër të kryeqytetit me qëllim për t’i dhënë shqiptarëve, me kushtin e patjetërsueshëm, ndërtimin e një teatri që mungonte në kryeqytetin shqiptar, që t’i grabitet sot TK pas 80 vjetësh e t’u shpërndahet klientelës së re të çiftit kleptokrat Rama-Veliaj që qeveris.
Nuk është hera e parë e kësaj sjellje brutale të një shteti policor që dhunon në mes të natës apo të ditës artistët, gazetarët dhe shtetasit e tij që turpëron rëndë jo vetëm rendin demokratik dhe shtetin ligjor në Shqipëri, por edhe pritshmëritë e Reformës në Drejtësi. Kujtojmë që përmes këtyre procedurave u grabit pasuria e ish-Kinostudios, godina dhe pasuria e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, hapësira, lulishte dhe parqe të shumta mbi të cilët arkitektët projektuan ndërtimin e një kryeqyteti modern, por që këto 30 vjet e kanë përçudnuar keqazi papërgjegjshmëria dhe pangopësia e këtyre feudalëve që kanë keq administruar këtë vend. Aktet mbeten, lejet zhvillimore janë po aty, së bashku me autorët e nënshkrimit të tyre, duhet vetëm pak vullnet nga organet hetimore për të hapur menjëherë fletët e ndërtimeve në qendër të Tiranës me qëllim që shoqëria shqiptare të njihet me përvetësimet marramendëse të Mafies së Betonit dhe sekuestrimin e tyre.
Shoqëria shqiptare sot është tejet e tronditur teksa ndeshet çdo ditë me këto sjellje fashistoide të pushtetit që ka votuar. Egërsia dhe qasja ndaj pasurisë publike për ta tjetërsuar atë, a thua se është pronë e babait të tyre, nuk mund të mos justifikojë mjetin e përdorur sot ndaj ngrehinës së Teatrit Kombëtar në emër të një teatri të ri, pa u futur fare tek vlerat dhe trashëgimia e saj historike jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e sundimit të ligjit në Shqipëri. Por ajo që tejkalon çdo imagjinatë në këto grabitje spektakolare shtetërore dhe shpërdorime të hapura të financave publike është treguesi i dështimit të reformës në drejtësi, e cila me gjithë investimin e madh mbi 130 milion Euro të SHBA dhe të BE, po tregon se feudalëve shqiptarë ende nuk po u hyn gjemb në këmbë në krimin dhe korrupsionin e tyre e për më tepër në grabitjen e pasurive publike dhe kontratat konçensionare tejet të dyshimta. Tashmë që jemi në vitin e saj të katërt të institucionalizimit të kësaj reforme të miratuar me votat unanime të 140 deputetëve, ku janë ngritur organet e saj si SPAK dhe BKH, nuk mund të ketë më pikëpyetje për legjitimitetin e tyre për të vënë që sot apo që nesër nën prangat e drejtësisë qoftë kryebashkiakun Veliaj, qoftë kryeministrin Rama.
Nisur nga fakti, që kryetari i Bashkisë Tiranë, ka shkelur rëndë ligjin, duke kryer një krim të rëndë kushtetues pasi President i Republikës në ushtrim të kompetencave të tij kushtetuese ka depozituar në mënyrë demonstrative vetëm tre ditë përpara më dt. 14 maj në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Shfuqizimin e Vendimit nr.377, datë 8.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Dhe është pikërisht Gjykata Kushtetuese si i vetmi institucion që ka për detyrë të shprehet mbi pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare (sipas nenit 131 të Kushtetutës). Në këto rrethana shqyrtimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese mbi antikushtetutshmërinë e ligjit nr. 37/2018, edhe pse palët e interesuara në këtë gjykim mund të pretendojnë pushimin e efekteve juridike të tij, sërish duhet të vijojë bashkarisht me shqyrtimin e kësaj kërkese për antikushtetutshmërinë e Vendimit nr. 377, datë 8.5.2020 të Këshillit të Ministrave e bën tejet detyruese gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje sidomos në kushtet kur pala kërkuese ka kërkuar nga kjo Gjykatë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit nr. 377, datë 8.5.2020 i Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, pasi siç po evidentohet në mënyrë të qartë dhe publikisht nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe rreziqet që Bashkia Tiranë, duke zbatuar këtë akt antikushtetues dhe qëllimin e shprehur të tij, që bie në kundërshtim me interesin publik, të realizojnë prishjen, apo dëmtimin e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, duke sjellë kështu pasoja të rënda, të pariparueshme për interesin publik shtetëror dhe për trashëgiminë kulturore kombëtare. Po ashtu, në kushtet kur vendimmarrja e Bashkisë Tiranë dhe ekzekutimi i menjëhershëm duke prishur godinën e teatrit pra vendosjen e masave administrative ndërkohë që kishte një kërkesë duke u shqyrtuar në Gjykatën kompetente dëshmon haptazi se veprimet e kreut të bashkisë vijnë edhe në kundërshtim me detyrimet e nenit 36 te K.Pr.Civile ku asnjë organ nuk mund te marrë në shqyrtim një çështje që është duke u shqyrtuar nga Gjykata. Rasti i sotëm me teatrin më sjell ndërmend një tregim të shkruar bukur e të lexuar vite më parë nga autorë të zgjedhur francezë ku përshkruhet saktësisht veprimtaria e spikatur në dukje mirëbërëse e një kryebashkiaku të një qyteti francez, ashtu siç mund të përkthehet ndryshe për ata që nuk shohin përtej optikës së partisë së tyre kjo e kryetarit tonë të Bashkisë, i cili teksa kthehej gjithë gaz e hare nga një konferencë ndërkombëtare u prangos në aeroport për korrupsion nga policia, teksa po vetëlavdërohej përpara gazetarëve që ishin mbledhur për të dëgjuar bëmat e tij të radhës.
Vetëm kështu mund të garantohet funksionimi i shtetit i së drejtës dhe tregues i qartë i sundimit të ligjit. Shembja e themeleve të Teatrit Kombëtar është shembje e themeleve të Shtetit të së Drejtës dhe e sundimit të ligjit në Shqipëri. Le të jetë kjo koha që shqiptarët të shohim rezultatet e para të institucioneve të reja të drejtësisë!
* Studiues, aktivist i shoqërisë civile dhe avokat
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
