
SPAK lëshon urdhër arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, zbardhen detajet e para

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në këtë bashki

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD bën lëvizjen e minutës së fundit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

A do të ketë reshje shiu? Zbuloni parashikimin e motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

“Edhe ju thoni, pse po shkon euro gropë?!”, Artan Hoxha publikon videon që nuk duhet humbur

Fletë-arresti për Vangjush Dakon nga SPAK, Artan Hoxha zbardh si u bllokua në minutat e fundit dhe kush ishte personi që ndaloi prangosjen e ish-kryebashkiakut

Dalja nga burgu e Saimir Tahirit alarmon SHBA për dështimin e reformës, pritet një rikthim në qeli pas vendimit të Gjykatës së Lartë, flasin ekspertët: Ja sa vite rrezikon të dënohet ish-ministri

Deputeti i njohur komenton përçarjen e opozitës: PD-ja pa orientim, shumë kryetarë po synojnë të krijojnë parti të reja

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Shkruar nga Besi Bekteshi 21 Mars 2023

Sigurisht që sot shqiptarët shkollohen jashtë vendit dhe në universitete të mira. E para janë të lirë dhe jo si dikur “kë dërgonte partia” si familje besnike të saj në kohë diktature. Shkollohen dhe kontribuojnë atje, por na nderojnë dhe ne. Padyshim që pagat e profesoriatit atje me te ne, kanë diferencë të madhe. Si dhe niveli jetesës sigurisht. Po ka një dallim se te ne “shton pagën” korrupsioni, kurse jashtë nuk ka asnjë shans! Kjo të bën të mendosh se pak kush do vinte të punonte te ne me 10.000 euro bie fjala në vit kur më e vogla andej mund të jetë një pagë disa fish më tepër. Gjithsesi para pak ditësh nëpërmjet një miku ish koleg në Qitje si super kampion ose Niko Fani mora vesh për sukseset e mbesës së tij Ornela Dardha,“as profesore” në Universitetin e Gllazgout për programet kompjuterike dhe korrektësinë e tyre. Ajo ishte nderuar nga Ministria e Jashtme e Italisë si shkencëtareve shquar. Po nga Farnesina dhe zoti Tajani. Ornela kishte mbaruar në Itali me 110 e lode. Ishte më e mira dhe sot një profesore në Gllazgou. Askush nuk ishte interesuar për të në Shqipëri. Por Ornela nuk ka folur një fjalë të vetme të keqe për vendin e saj. Ajo e thjeshtë sikundër është punon jashtë vendit të saj, nderohet atje dhe në Shqipëri nuk interesohet kush, mirë nga universitetet por as televizionet. Por Ornela Dardha, nderon veten dhe origjinën e saj e nuk thotë një fjalë të vetme të keqe për Shqipërinë. Thjesht sillet si një shkencëtare e nderuar. Mirëpo nëqoftëse Ornela sillet si shkencëtare dhe me famë tashmë, këto ditë ishte në media një rast tjetër e një vajze që po akuzonte vendin e saj Shqipërinë se nuk e kishte pranuar në punë në universitet edhe pse kishte mbaruar doktoraturën në Francë. Po, pra dhe kjo ishte e papërtypshme për të gjithë. Edhe unë thashë se çfarë “dreq universitetesh janë” kur kjo vajza ju është drejtuar dhe nuk i kanë kthyer fjalë për punësim! Po pra por...? Por vajza doktore nuk tregonte se cilit universitet dhe katedër i ishte drejtuar me kërkesë dhe kurrikulën e saj normalisht them! Ta dinim të gjithë kush ishte ai rektor apo dekanat që nuk e donte. Thjesht ajo në përgjithësi thoshte – ju jam drejtuar, po se kujt jo. Pastaj në interviste doktore Bejko po thoshte se në Shqipëri marrin 5000 ose 10.000 të vjetra si orë mësimi, kurse unë marr sot në Francë 120 euro në orë!! Epo tani e kuptova! Me doktore Bejkon, nuk kisha të bëja si me as prof Ornela Dardha! Bejko po mashtronte dhe kishte dalë të tregonte “madhështinë” e saj në Francë, duke shitur mend! Po kishte kaluar në delir mitimanie në “akademizëm” por jo francez se sa folkshqiptar Bejko, po mashtronte me orën që shqiptarët të kuptonin se ajo punonte 8 orë në ditë ose 6 orë dhe kështu i binte të merrte 600- 1000 euro dita! Mashtrueshmërisht ajo nuk tregonte sa orë leksioni ose më mirë të themi orë kursi paguhet! Në fakt në shumë portale po e “përkthenin” marrëzinë provokative të saj me 120 euro ora saj në Francë dhe 5000 lek të vjetra ora pedagogut në Shqipëri. Shit mendja po zbulohej. Bejko po bënte propagandë, por në mitomani. Bejko vërtetë merr 120 euro një orë kursi por ajo ka të drejtë në Francë vetëm të 128 orëve kursi në vit ose 4 orë kursi në javë. Të tatueshme sigurisht! Lektorët aty fillojnë me 37.000 euro viti dhe tatohen. Shkojnë deri në 59.000 euro në vit por bruto. Bejko merr 120 euro herë 4 orë në javë. Pra merr 480 euro në javë ose në pak se 2000 në muaj. Kur një infermiere e shkolluar në Shqipëri emigron në Gjermani dhe merr më shumë se paga e doktoreshë Bejkos si bruto si neto. Po, por nuk tallen me vendin e tyre Kanë pasur punën dhe kanë ikur se paguhen më mirë atje dhe pse tatohen shumë. Kaq, jo më tepër se kaq. Të dalësh në media dhe të thuash se në Shqipëri nuk më pranuan me pagë 5000 lek të vjetra orën dhe në Francë me pranuan me 120 euro orën është mitomani. Po dhe shqiptare si folklorizëm akut. Sigurisht jo franceze sjellja. Po Bejko mbase ka dashur të thotë sa është pagesa për provim në kushte korrupsioni në Shqipëri. Po është më shumë se 120 euro “ora” në Francë, e me sa duket këtë pagë paska dashur dhe nuk ja paskan siguruar si vend pune. E prandaj del në TV dhe deliron me 120 euro orën franceze në punë. Pa thënë kush janë ata maskarenj që nuk kanë futur në universitet një doktore si ajo. Gjithsesi suksese as prof Ornelës në shkencën e saj dhe nderin që i bën vetes dhe Shqipërisë dhe “orë të mbarë” Bejkos në Francë!
Më të lexuarat


Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Apeli që apelon

Është për të ardhur keq, kur në vend te ligjit, sundon maliqi
