
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK


Ja si përshkruante shkrimtari i shquar Stefan Cvajg shkollën në të cilën studioi: në atë kohë tragjikisht të dobët dhe emotive, kur rinia kërkon kuptimin e padepërtueshëm të jetës, shkolla duhet të ishte vendi i formimit, në të cilën të gjeje ngrohtësi kuptimshmeri, gatishmëri kujdes, besim, ndodh e kundërta. Shkolla bëhet “prag i urryer”, “kazermë shkollore”, “burgu i rinisë”. Vijon Cvajg: “nuk mund të them se kam qenë ndonjëherë i lumtur, i qetë, gjatë aktivitetit monoton shkollor, bosh nga ana e ndjenjës dhe e inteligjencës, që na hidhëroi thellësisht epokën më të bukur e më të lirë të jetës”. Shkolla merr një trajtë rutine dhe bëhet një rit në të cilin të marrësh pjesë duke u bindur. Kujdestar i këtij riti frymëmarrës, mësuesi ushtron një forcë shumë të madhe mbi të ardhmen e nxënëseve. Për këtë motiv, ato do t’i nënshtrohen ritit, ta pranojnë duke u shtirur se aprovojnë. Vazhdon në tej: ‘shkolla ishte për ne detyrim, mërzi, dëshpërim, ishte një vend ku nevojitej të gëlltisje pjesë – pjesë ‘dijen e asaj që nuk është e denjët që të dihet’, d.m.th. material shkollor, ose mbeturina shkollore që ndjenim të vjetruar nga çdo interes personal. Ishte një të mësuar i mërzitshëm dhe bosh, jo për jetën por për shkollën i detyruar nga pedagogjia antike’. Natyrisht se nuk mund të kishte një shkollë që t’i shkonte për shtat një gjeniu të tillë, por lind pyetja: sot çfarë mund të themi për shkollat tona? - Natyrisht nuk ka më pedagogji antike, por, duke u përqendruar vetëm nga pamja e jashtme dhe pa hyrë fare tek probleme të tjera dhe pa mohuar faktin e ndërtimit dhe riparimit të shumë shkollave, kur shikojmë një numër të madh shkollash të ndërtuara para viteve 90, të kujtohen këto fjalë. Tela në dritare e dyer të blinduara; madje dhe me roje që mbyllin dyert ndonjëherë dhe me çelës. Këto tela të trashëguara nga koha komuniste, ku thyerja e shkollës nga ndonjë fëmijë interpretohej dhe si akt politik, është mirë të hiqen. Kemi përjetuar e po dëgjojmë për shumë rreziqe si përmbytje në Itali, Greqi, Libi, për mos tu larguar nga Mesdheu, zjarre, për mos të përmendur rrezikun më të madhe si atë që kaluam para katër vitesh, që kaloi Turqia e së fundmi Maroku e shumë vende të tjera. Larg qofshin, por këto fatkeqësi shndërrojnë shkollat nga institucione edukimi në kurthe. Qenia njerëzore shquhet si qenie që i ve kurthe gjallesave të tjera, por dhe vetes së saj. Shpesh banesat mahnitëse, që përbëjnë kulmin e arritjeve arkitekturore, të përqendruar vetëm tek forma, kthehen në kurthe vdekjeprurëse. Heqja e këtyre telave nuk është e kushtueshme e mund të bëhet në mënyrë graduale duke testuar dhe rezultatin e punës edukative të vetë shkollave. Aty ku shkollat janë pa tela dhe askush nuk hyn për të vjedhur e prishur do të thotë se edukimi ka funksionuar. Je të jenë të blinduar vetëm drejtoritë, ku ruhen dokumentacioni basë. Në fund të fundit për ndonjë mjet didaktik nuk bëhet nami, shpesh dhe ato janë më shumë në shërbim të industrisë së plastikës së sesa të aktivitetit didaktik.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
