Nuk kishin kaluar mё shumё se katёr muaj nga Clirimi i vёndit, kur nuk ishin mbyllur akoma plagёt e luftёs, nё Garnizonin e vjetёr Laprakё, u mblodhёn pasardhёsit e parё tё luftёtarёve tё lirisё, partizanёve trima qё u betuan nё zjarrin e luftёs pёr t’i qёndruar besnikё idealeve tё paraardhёsve tё tyre, prindёrve, vёllezёrve e motrave betimit qё ata bёnё nё zjarrin e luftёs pёr t’i dalё zot vёndit deri nё clirim, detyrё qё e realizuan me sukses. Mbas dy vitesh, nё vitin 1947, kjo shkollё mori emrin “Shkolla Ushtarake “Skёnderbej” e cila pёr dyzet e shtatё vite tё funksionimit tё saj, edhe ata dyzet e katёrmijё e tetёqind skёnderbegasit e tjerё qё dolёn nga bankat e kёsaj Shkolle, mbajtёn nё gji idealin e madh, atё nё shёrbim tё Atdheut, besnikё tё tij, derisa ajo,mbylli dyert. Kanё njё tё vecantё skёnderbegasit e kёsaj shkolle, tё cilёt karierёn e tyre ushtarake, e fillonin nё moshёn trembёdhjetё, katёrmbёdhjetё vjecare. Ata ishin fёmijё tё njerrёzve tё thjeshtё puntorё e fshatarё, qё vinin nga tё gjitha krahinat, fshatrat e qytetet e Shqipёrisё, nga familje patriotike tё lidhura ngushtё me Luftёn Nacional Clirimtare, familje dёshmorёsh dhe ushtarakё. Nё zёmrat e njoma tё kёtyre “letrave tё bardha”, shkruanin vetёm prindёrit e tyre, vёllezёrit dhe motrat qё sakrifikuan shumё pёr lirinё e pavarёsinё e Atdheut. Shteti, atyre,u vinte nё ndihmё pёr kontributin e tyre , duke u shkolluar fёmijёt falas. Ata ishin pёrsёri nёn kujdesin prindёror tё Shtetit, tё eprorёve, mёsuesve dhe pedagogёve nga mё tё aftёt, nga ftёsia e mёsimdhёnies, nga mёnyra e komunikimit, nga dashuria qё ata tregonin pёr skёnderbegasit, si pёr fёmijёt e tyre. Skёnderbegasit, nuk mund tё harrojnё Eprorёt e tyre tё parё, Luto Haxhiu, Meco Starja, Agim Tepelena, Mikail Vaso, Novruz Sako, etj etj apo mёsuesit Stavri Angjeli, Adriatik Kallulli, Perikli Jorgoni. Kozma Vasili, Flutura Xoxe, Agime Cela, Marije Nano,Viron Cinxo, Viron Tane, Vedat Cami, Ali Neviri e dhjetra e dhjetra tё tjerё qё janё e do tё mbeten modeli i mёsimdhёnёsve. Ishin po kёta “prindёr” qё do tё vazhdonin tё shkruanin, tё rrёnjsnin tek ata atdhetarizmin, idealet e larta tё besnikёrisё ndaj Atdheut, dashurisё pёr Shqipёrinё, pёr familjen, pёr shokёt, pёr tё dhёnё edhe jetёn po tё ishte nevoja nё emёr tё kёtyre idealeve. Qysh nё atё moshё u shkruan e u rrёnjosёn thellё edukata e shёndoshё, dashuria dhe respekti pёr tё tjerёt, pёr shokёt dhe eprorёt, korrektesia, miresjellja, komunikimi i ngrohtё, pёrgjegjshmёria e lartё, gatishmёria dhe disiplina e lartё nё kryerjen e c’do detyre. U rrёnjosёn tё gjitha kёto nё karakterin e tyre dhe u bёnё tipari dallues. Edhe mё e rёndёsishme ёshtё qё keto ideale, u bёnё motoja e punёs sё tyre qё do tё udhёhiqeshin nё c’do hap, jo vetёm nga mijёra e mijёra kuadro e drejtues ushtarakё tё tё gjitha niveleve nё rradhёt e Ushtrisё por edhe do tё pёrcilleshin nga njёri brez nё tjetrin, pёr sot e pёr tё ardhmen. Populli e nё mёnyrё tё vecantё strukturat ushtarake krenohen edhe sot mbas kaq viteve e do tё krehohen edhe nё tё ardhmen me dramaturgё, publicistё, shkrimtarё, gazetarё, piktorë, studjues e kritikё tё tillё si Bashkim Kozeli, Arben Duka, Kujtim Boriçi, Shpendi Topallaj, Halil Qёndro, Filip Rrumbullaku, Sazan Gjomema, Spiro Xhavara, Demir Rusi, Fluturak Gёrmenji, Zenun Ferro, Halil Laze, Petraq Kote, Arben Bllaci, Fuat Çeliku, Demokrat Anastasi, Mina Qirici, Shefqet Vangjeli, Apostol Duka, Thanas Tane, Pandeli Ristani, Bibё Kaza, Agron Goga, Roland Qafoku, Apostol Duka, Fejzo Lala, Bashkim Alushi e dhjetra e qindra tё tjerё… E meritojnё kuadrot ushtarakё qё kanё dalё nga bankat e kёsaj shkolle, mirёnjohjen dhe respektin e shoqёrisё sepse kёshtu u formuan qysh nё vitet e adoleshencёs.. Ata, jo vetёm gjatё viteve tё funksionimit tё Shkollёs por edhe mё pas, i qёndruan besnik Atdheut, jetёve njerrёzore, nga bandat e banditёt, pronёs sё pёrbashkёt, pavarёsisht qё asgjё nuk morёn me vehte nga privatizimi saj. Kuadrot Ushtarake edhe nё periudhёn post komuniste, e kanё treguar me vepra konkrete qё ideali i tyre tё spikati edhe nё momentet dhe ngjarjet e dhimbshme qё ka kaluar Atdheu, jo nga armiqtё e jashtёm, por nga etja pёr pushtet brёnda llojit sic ishin ngjarjet e fillimit tё ndrrimit tё sistemit dhe mё pas nё revoltat dhe zёmёrimin e madh popullor nga politika e mbrapshtё e politikanёve tё tё gjitha ngjyrave pёr futjen e pёrcarrjes dhe urrejtjes midis Krahinave… Ishin ushtarakёt ata qё u rreshtuan tё parёt nё mbrojtje tё Atdheut, e tё parёt do tё jenё edhe nё tё ardhmen, pavarёsisht nga etiketimet si “shёrbёtorё qё i kanё shёrbyer Regjimit tё Diktaturёs”! Merret me mёnd sa qёndrojnё kёto kur bёhen nga “Atdhetarё” qё Atdheun e duan vetёm pёr ta “mjelё”! C’do kush sot, qё kujton Komandantёt, Komisarёt, gjeneralë e ushtarakë madhorë, komandantë, specialistë, pilotë e detarë të shquar, ministra, profesorë e shkencetarë, deputetë e artistë të mëdhenj, sportistë e mjeshtra sporti, ambasadorë, poetë e shkrimtarë, gazetarë, biznesmenë, politikanë etj. ndjen njё krenari tё ligjёshme pёr kontributin e tyre qё na bёjnё tё gjithёve krenarё, pёrpjekjet dhe djersёn e derdhur qё krahas tё tjerave kanё edhe merita tё padiskutueshmё qё e kanё bёrё aq tё njohur Shqipёrinё edhe nё arenёn ndёrkombёtare. Autorёve Kujtim Borici dhe Maksi Fejzulla, i ёshtё dashur njё punё e madhe voluminoze dhe sakrifica tё shumta pёr tё na sjellё tё katar kolanat e Librave “Skёnderbegasit ndёr vite..”dhe e e pesta qё ёshtё nё botim tё cilёt me njё pёrkushtim pёr t.u admiruar, na kanё bёrё bashkё tё gjithёve ne , skёnderbegasve, bashkё me tё gjithё eprorёt tanё e mёsuesit e paharuar, na kanё bёrё bashkё me shkrimtarёt, poetё e gazetarё, piktorё e dramaturgё, regjisorё dhe aktonё tё fushave tё ndryshmё, nё njё trup tё vetёm e nё shёrbim tё njё qёllimi tё vetëm. Duke filluar nga viti 1960 rreth 60% e nevojave të ushtrisë për oficerë merreshin nga Shkolla “Skënderbej”. Në këtë rrugë të gjatë historike, që nga brezi i parë me pionierët e luftës, deri në vitin 1992 kur shkolla u mbyll, shumë skënderbegas kanë dhënë jetën në krye të detyrës dhe janë shpallur dëshmorë të atdheut si në aviacion, këmbësori, xhenio, artileri etj. Me mijëra kanë dalë në pension dhe të tjerë vazhdojnë të shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura si drejtues e komandantë të të gjitha niveleve, deri në Shtabin e Përgjithshëm. Historia e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” është një fill i pashkëputur mësimi, edukimi e formimi atdhetar, kulturor dhe ushtarak. Aty u përvijuan më së miri prirjet, pasionet dhe talentet, morën rrugë profesionet e ardhshme, u krijuan lidhje shoqërore e miqësore të sinqerta e të pandërprera ndër vite. Edhe sot e kësaj dite ne na lidh ajo vatër e ngrohtë dhe na mban të fortë e të rinj, si pjestarë të një familjeje të madhe e të pashoqe, çka e bën historinë e saj, një libër me të vërtetë mjaft
të bukur e domethënës. Edhe artin e tё drejtuarit Komandantёt e Komisarёt e Njisive, Reparteve e Nёnreparteve tё Ushtrisё, edhe punёn krijuese dhjetra e qindra itelektualёve tё artit e kulturёs, edhe drejtuesit e sportistёt e talentuar tё tё gjitha llojeve tё sporteve, qё janё me dhjetra e qindra tё tillё, baza e suksesit tё tyre, ka qёnё Shkolla Ushtarake Skёnderbej. Por jo vetёm kaq. Tё gjithё kёta, kanё meritёn qё Shqipёrinё, e kanё bёrё aq tё njohur edhe nё arenёn Ndёrkombёtare e njohur pёr talented e rekordmenёt e shumtё nё tё gjitha llojet e sporteve, dhe pjesmarrjen e tyre nё Spartakiada tё ndryshme, brёnda e jashtё vёndit. Gjatё shtatёdhjetё e tetё viteve tё funksionimit tё saj Histori e Shkollёs Ushtarake “Skёnderbej”, ёshtё histori suksesi dhe Lavdie, dhe si e tillё, tё suksesshёm e tё lavdishёm i bёri tё gjitha kontigjentet e saj. Gjurrmёt e historisё sё kёsaj Shkolle tё Lavdishme, jo vetёm nuk do tё fshihen, por do tё pёrcillen nga njёri brez nё tjetrin nё tё ardhmen. Kemi tё drejtё tё nderuar pjesmarrёs qё edhe nё kёtё pёrvjetor e nё pёrvjetorё tё tjerё, ne dhe pasardhёsit tanё tё krenohen me kёtё shkollё legjendё, me kёtё model tё njё shkolle tё vёrtetё ushtarake qё edhe brezat qё do tё vijnё, kanё shumё pёr tё mёsuar, kanё pёr tё mёsuar, sepse skёnderbegasit ashtu si u betuan, para 78 vite, I qёndruan besnikё idealeve, i mbajtёn ato nё gji, dhe pёr kёtё, edhe brezat e ardhshёm, kanё c’trё mёsojnё nga kjo Shkollё Heroinё..Lavdia do ta mbulojё emrin dhe veprёn e kёsaj Shkolle. Lavdi tё pёrjetshme Shkollёs Ushtarake “Skёnderbej”!