Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Ky obsesion me frikën e rënies i vë shoqëritë në një kurs përplasjeje me projektin europian. Në Hungari, për shembull, perceptimi i një krize të dyfishtë, emigracioni dhe ulja e nivelit të lindjeve, u shndërrua politikisht nga Viktor Orban, në një refuzim të politikës evropiane të migracionit. Montaigne dhe Terra Nova kërkojnë një qasje më të kthjelltë ndaj realitetit migrator në Europë, e cila mund të përqendrohet në dimensionin e rrjeteve sociale.Një mënyrë për të ç’dramatizuar një temë gjithnjë e më shpërthyese. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të japë ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht.Shembulli më tipik është opozita, si e sotmja edhe e djeshmja, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në Parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit, etj. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Mendojmë se koha e ndryshimeve të lidershipit politik, duhet të jetë në kohezion me përshtatshmërinë e ndryshimeve social-politike. Sovrani kërkon që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm t’i kenë vëth në vesh të metat dhe gabimet e së kaluarës. Ato po u përsëritën, ndëshkimi do jetë i patjetërsueshëm.Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u paraprijë të këqijave të akumuluara mes vetes dhe fqinjëve. Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë tragjedia e popullit të tyre, tërësisht në shërbim të politikes sllave. Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër.Duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar. Ajo do të duhej të angazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan. Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballkani vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar. Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje, edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre. Është detyrë juaja që Shqipërinë ta nxirrni nga një udhëkryq në të cilin është ndodhur. Demokracinë Shqipërisë nuk mund t’ia sjellë askush tjetër, përveç se populli i saj. Secili shtet e ndërton demokracinë në pajtim me mundësitë që krijon dhe, para së gjithash, me shkallën e vetëdijesimit të popullit, për ta kuptuar dhe, për ta ndërtuar atë në jetën e vet. Standardet demokratike të një vendi ose të më shumë vendeve nuk mund të vlejnë si standarde të përgjithshme për të informuar vendet e tjera. Shqipëria ndien nevojën për demokracinë shqiptare.