Procesi i kërkimeve për naftën dhe gazin natyror në zonën e Shpiragut ka nisur herët, me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, bazuar në ligjin tonë për Hidrokarburet të vitit 1993. Sipas deklaratës së djeshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është provuar dhe dokumentuar shkencërisht zbulimi i një baseni te konsiderueshëm prej 225 milionë fuçi nafte në nëntokën e Shpiragut, krahas një sasie domethënëse gazi natyror. Provat e cilësisë së naftës në këtë basen kanë dëshmuar se nafta e Shpiragut është shumë e lehtë. Pra, e një cilësie shumë të lartë, me një rëndesë midis 35-37gradë API (American Petroleum Institute). Është thuajse e njëjtë me naftën Premium që nxirret në Gjirin Persik. Koha që duhet për ta nxjerrë këtë naftë në treg varet nga gjeologjia shumë e veçantë e shkëmbinjve të nëntokës së Shpiragut dhe realizimi i një teknologjie po të veçantë, për shfrytëzimin industrial të basenit. Por duhet nxituar! Çmimi i naftës së papërpunuar që shitet në botë (Brent crude oil) mund të mos qëndrojë 90 dollarë amerikanë për fuçi, sa është sot. prej Të 704 mijë pensionistët tanë nuk mund të presin. Kjo sasi nafte duhet nxjerrë mbi tokë dhe shteti ynë duhet të marrë pjesën e vet, sipas kontrates me kompaninë britanike dhe holandeze “Shell Plc.”. Pjesa e shtetit shqiptar për të 225 milionë fuçitë e naftës së Shpiragut mund të jetë edhe 3 miliardë euro! Në rast se nafta qëndron 90 dollarë amerikanë edhe një apo dy vjet, sa të nisi prodhimi industrial tek ne. Por kush mund të na e japë këtë garanci? Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit të automjeteve të reja të shitura në katermujorin e parë janar-mars 2024), të dhjetë kompanitë më të mëdha të zbulimit, nxjerrjes dhe përpunimit të naftës sot po rishikojnë planet e tyre të investimit në puse të reja të naftës. Dhe jo vetëm ato. Ne jemi në garë të fortë me kohën. Shell pati një vëllim punësh mbi 317 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023 dhe një fitim neto 19.6 miliardë dollarë po në vitin 2023. Është kompania e pestë më e madhe në botë, për nga investimet në zbulimin, prodhimin dhe shitjet e naftës. Kjo kompani duhet t’i thotë qeverisë dhe shtetit tonë se çfarë mendon të bëjë me naftën e Shpiragut. I kishte thënë qeverisë sonë, se në tetor 2023 do të bënte një shpim tjetër provë dhe do të vendoste. Kanë kaluar gjashtë muaj nga ajo kohë dhe ende nuk ka vendosur. Shqiptarët nuk mund të presin. Koha nuk punon për ne. Kompania Shell hyri në Shqipëri në vitin 2012. Sot ajo zotëron 100% të lejeve të shfrytëzimit të Blloqeve 2, 3 dhe 4, zonë që nga Berati dhe deri në Përmet. Sipërfaqja e Blloqeve 2, 3 dhe 4 të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës është 4,084 km2. E gjithë fjalnaja mbi gjoja dështimin e Shell në Shqipëri doli pak ditë më parë, nga një shifër e shkëputur nga konteksti në raportin financiar të tremujorit të parë të vitit 2024 të kompanisë, të publikuar më 5 prill 2024. Në këtë raport financiar, Shell vëren se ka bërë fshirje nga bilanci i vitit 2024 i shpenzimeve për hapje pusesh kërkimi (në anglisht, “well exploration write-offs”) në nivelin 600 milionë dollarë, me cilësimin “kryesisht në Shqipëri”. Nuk është hera e parë që Shell, sikurse çdo kompani tjetër kërkuese nafte në botë, fshin nga bilanci i vitit ushtrimor shpenzime për hapje pusesh kërkimi. E ka bërë po Shell në tremujorin e katërt 2023 për 200 milionë dollarë amerikanë. E kanë bërë në masivitet kompanitë amerikane të naftës në nëntokën e pasur me naftë të shtetit të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1979-1980, pas ftesës së qeverise federale amerikane. Ato i fshinë shpenzimet e tyre për puset nga bilanci. Puset e Teksasit edhe sot e kësaj dite vijojnë të jenë të mbyllura, si rezervë strategjike e popullit amerikan. Por ne nuk mund të pranojmë, qoftë dhe për pak muaj, që naftës së Shpiragut t’i vihet tapa! Ajo duhet të shfrytëzohet, në të mirë të investuesit privat të kontraktuar dhe të ekonomisë sonë. Në radhë të parë, të pensionistëve tanë. Gara me kohën për naftën e Shpiragut ka nisur dhe është e pamëshirshme.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë