
Ankimimi i familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, GJKKO merr vendimin për çështjen

NATO nxeh gjakrat mes Vladimir Putinit dhe Erdoganit, ja lëvizja që mund t’i kthejë dy miqtë kundër njëri-tjetrit dhe plani i SHBA për të eliminuar grupin rus “Wagner”

Lulzim Basha merr vendimin më të fundit dhe dorëzon në Këshillin e Evropës...

Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Shqipëri-SHBA , Gur themeli për ardhmërinë shqiptare

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 17 Mars 2023

Më 15 mars 1991 bëhen 32 vite nga rivendosja e e marrëdhënieve shqiptaro – amerikane. Që nga ai moment këto marrëdhënie kanë pasur tatëpjeta dhe të përpjeta. Ato kanë pësuar shumë ulje – ngritje, të cilat kanë ndikuar shumë në demokracinë e brishtë shqiptare dhe në tranzicionin e tejzgjatur politik. SHBA-të kanë ndër të vetmet shtete në botë, që kanë mbrojtur dhe vazhdojnë ta mbrojnë çështjen shqiptare. Këtu kemi parasysh momentin, kur kjo çështje u trajtua në Konferencën e Paqes në Paris , që u zhvillua ndërmjet vitit 1919 dhe vitit 1920. Aty u debatua jashtëzakonisht nga bashkësia ndërkombëtare ndarja e vendit tonë. Dhe në atë konferencë më 6 maj 1919 presidenti amerikan Woodrow Wilson ndërhyri dhe vuri veton ndaj këyre planeve dashakeqëse të fuqive botërore, të cilat synonin të cënonin integritetin territorial të Shqipërisë. Ai deklaroi bukur, pastar dhe qartazi: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur”. Ky veprim tepër domethënës dhe shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar nga presidenti amerikan bëri, që fuqitë botërore të ndalnin synimet e tyre ekspasioniste ndaj territoreve shqiptare. Në këtë mënyrë SHBA-të mbështetën kufijtë aktualë të Shqipërisë dhe në dhjetor 1920 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Madje Këshilli i Regjencës, që doli pas Kongresit të Lushnjes, me anë të një deklarate theksoi edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes pa kushte të presidentit Wilson, që bëri ndaj çështjes shqiptare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve dhe shprehu bindjen, që SHBA-ja dhe presidenti amerikan do të vazhdonin edhe në të ardhmen përkrahjen ndaj Shqipërisë dhe ardhmërisë së saj.
Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të datës 9 nëntorit 1921 rinjohu statusin juridik të shtetit shqiptar, si shtet i pavarur e sovran dhe rinjohu edhe njëherë kufijtë politikë të Shqipërisë të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913. Kjo gjë mundësoi njohjen e qeverisë së re shqiptare nga disa prej Fuqive të Mëdha. Nga ana tjetër qeveria shqiptare kërkonte edhe njohjen e qeverisë amerikane. Për këtë më 17 nëntor 1921, Komisionieri (përfaqësuesi jo-zyrtar) i qeverisë shqiptare në Uashington, Konstantin Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit. Kërkesa u përsërit edhe njëherë nga qeveria shqiptare në 7 qershor 1922. Qeveria e SHBA dërgoi në Shqipëri përfaqësuesin e saj jo-zyrtar Maxëell Black me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri. Black kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend. Nën vazhdën pozitive të mbështetjes dhe përkrahjes amerikane më 28 korrik të vitit 1922 Black i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA, ç`ka do të thoshte vendosje zyrtare e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Ky ishte një ogur i mirë për të ardhmen e vendit tonë. Deri në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike Black përfaqësoi SHBA-në si Komisionier i saj në rangun e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të SHBA-së në Shqipëri. Ambasadori i parë amerikan në vendin tonë, i cili e përshfaqi vendin tonë në arenën amerikane, qe Ulysses Grant Smith, i cili e filloi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diçka tepër pozitive dhe me shumë rëndësi në vijim. Në këtë formë Shqipëria u bë një shtet shumë i preferuar nga Amerika dhe amerikanët. Hapja e ambasadës amerikane në vendin tonë zgjoi interesin e tyre, se çfarë ishte Shqipëria, kush qenë shqiptarët dhe sa dorë mund t`i jepte Amerika vendit tonë. Ambasadori Smith vuri gurin e themelit në marrëdhëniet reale dypalëshe midis të dyja vendeve. Madje Smith në kujtimet e veta ka shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët: "Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij". Nga ana e vet Shqipëria emëroi Faik Konicën si Ministër Fuqiplotë i i qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për një dekadë midis 1920 dhe 1930 vendi ynë dhe SHBA-ja patën një intensitet të lartë në marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë kësaj periudhe u nënshkruan disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë disa prej tyre si; traktati mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktati mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të përsonave joemigrantë, traktati i arbitrazhit, traktati i miqësisë për paqen e përgjithshme, traktati i neutralitetit, traktati i ekstradimit të përsonave keqbërës,ej. Një interesim tepër i lartë amerikan për vendin tonë. Në këtë periudhë me mbështetjen amerikane u hodhën themelet e dy shkollave të para teknike dhe profesionale në Shqipëri: Instituti Harry Fultz në Tiranë në vitin 1921 me mbështetjen financiare të Kryqit të Kuq Amerikan dhe "Shkolla Shqiptaro-Amerikane e Bujqësisë" në Golem, Kavajë. në vitin 1925 e themeluar nga Charles Telford Erickson me mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Më vonë në dekadat e mëvonshme marrëdhëniet midis vendit tonë dhe SHBA-së kanë pasur gjithmonë dritëhije. Kjo vinte edhe nga fakti, që qeveria e atëhershme shqiptare e drejtoi timonin jo më nga SHBA-ja, por nga Italia fashiste. Megjithëse kemi përpjekje të forta amerikane për të ruajtur interesin e tyre mbi vendin. Kësaj ideje i shërbeu edhe vizita e senatorit Robert R. Reynolds në Tiranë në vitin 1937. U bënë shumë përpjekje, por çdo gjë u bë nul. Madje Sekretari i Shtetit Cordell Hull e dënoi pushtimin italian të Shqipërisë në 1939, saqë ai vazhdoi edhe më vonë mbështetjen amerikane për një Shqipëri të çliruar. Edhe pas çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët. Një ekip i përbashkët amerikano-britanik koordinoi ndihmën civile në Shqipërinë e çliruar. Madje Enver Hoxha kërkoi, që një përfaqësues ushtarak shqiptar të dërgohej në Uashington, që të koordinonte bashkëpunimin ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjithashtu ai donte të dërgonte një përfaqësues personal për të koordinuar ndihmën humanitare nga ana e SHBA-së. Pas çlirimit të Shqipërisë, marrëdhëniet amerikano-shqiptare morën tatëpjetën, sepse Enver Hoxha këmbënguli në faktin, për të gjykuar anëtarët e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit si kriminelë lufte. Shtetet e Bashkuara e konsideruan situatën të papranueshme dhe donin një tërheqje të misionit, e cila u bë më 2 nëntor 1946. Në ato momente këto marrëdhënie u ndërprenë dhe që nga ai çast ato kanë tepër të tensionuara dhe kanë pasur gjithmonë fërkime të forta. U deshën ndryshimet demokratike në vend, që sollën dhe hapën përspektiva të reja në marrëdhëniet midis të dy shteteve. Vizita e Sekretari amerikan të Shtetit James A. Baker në vitin 1991 tregoi, që SHBA-ja nuk e kishte harruar Shqipërinë, e ktheu përsëri busullën dhe vëmendjen amerikane nga vendi ynë dhe shqiptarët dhe ngrohu marrëdhnëiet shqiptaro – amerikane. Midis të dyja shteteve në vitin 2003 u nënshkruan dhe u ratifikuan një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një traktat për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe një marrëveshje për të mos dorëzuar persona në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Më 2 maj u nënshkrua midis Shqipërisë, SHBA-së dhe dy vendeve ballkanike, Kroacisë dhe Maqedonisë Karta e Adriatikut (A-3), e cila promovoi dhe fuqizoi akoma më shumë bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë multilaterale, por edhe rriti ndërveprimin dhe përthithjen e standardeve, të cilat u arritën nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta dhe aktiviteteve të bashkëpunimit të njësive respektive. SHBA mbështeti fuqishëm synimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. Me synimin e anëtarësimit në NATO, SHBA dhe Shqipëria nënshkruan një shtesë në Marrëveshjen e Statusit të Partneritetit për Forcat e Paqes, një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon. Presidenti Xhorxh W. Bush vizitoi Shqipërinë më 10 qershor 2007 si pjesë e turneut të tij evropian, duke u bërë presidenti i parë i SHBA-së, që viziton vendin tonë. Në prill të vitit 2008 Shqipëria u ftua të anëtarësohej në aleancën e Antlantikut Verior – NATO. Shqipëria u bashkua me NATO-n në 2009 së bashku me Kroacinë, ç`ka forcuan më tej marrëdhëniet bilaterale Shqipëri-SHBA. Në këto vite kemi një shtim dhe një rritje të madhe të ndikimit amerikan në Shqipëri. Këtu kemi parasysh faktin, që SHBA-ja është një ndër promotorët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, për sundimin e ligjit në vend, për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit të të gjitha niveleve. Të gjithë zyrtarët amerikanë, që kanë vizituar vendin tonë në këto vite, kanë shprehur hapur mendimin, që bashkëpunimi shqiptaro – amerikan do të forcojë liritë, demokracinë dhe prosperitetin në vendin tonë. Gjithashtu ata kanë vënë në dukje qasjen tonë si populli më proamerikan në Evropë dhe Shqipërinë si aleatin më besnik në NATO dhe si një faktor stabilizues dhe shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve në rajon dhe më gjerë. Këtë e vërteton edhe fakti, që vendi ynë është rrjeshtuar në aleancën e shteteve përkrahëse dhe mbështetëse të luftës së drejtë të Ukrainës ndaj Rusisë putiniste. Por ne kemi një handikap të çuditshëm, që do të përndjekë gjithmonë: Jemi populli më proamerikan në Evropë dhe duam të anëtarësohemi në Bahskimin Evropian. Patjetër, që dekadat e mëvonshme do të sjellin situata të pakëndshme, por ato nuk do të lëkundin asnjëherë themelet e forta të marrëdhënieve tona bilaterale. Mund të ketë edhe fërkime të vogla, por ato do të jenë të parëndësishme. Prandaj sipas pikëpamjes sime, e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe do të jetë pozitive dhe do ta çojë më përpara frymën e bashkëpunimit dhe do ta forcojë më shumë urën e lidhjeve midis të dyja vendeve.
Më të lexuarat


Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!
