BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Shqipëria dhe Krahinomania e Ago Nezhës, diagnozë e shoqërisë shqiptare në vitet e trazuara të tranzicionit

Shqipëria dhe Krahinomania e Ago Nezhës, diagnozë e

Profesor Ago Nezha, bir i Dukatit dhe Labërisë, nuk është lodhur kurrë së shkruari.Truri i tij është një “laborator” që ka prodhuar papushim ditë pas dite, muaj pas muaji dhe vit pas viti. Në këtë rrugëtim jo të lehtë që kap dekada të tëra, dora dhe mendja e tij nuk kanë bërë dhe vazhdojnë të mos bëjnë pushim.Të shkruash nuk është gjë e lehtë dhe nuk ka ndonjë rregull, thotë Heminguei.Ndonjëherëështë e lehtë dhe frymëzimi të vjen përsosmërisht, por ka edhe raste që të duket sikur i bie shkëmbit për ta çarë dhe nuk mundesh. Por nuk ka mësues më të mirë për një shkrimtar si Ago Nezha se saurija e tij për të lexuar e mësuar nga mënçuria e popullit.Personaliteti i Profesor Ago Nezhësështë rritur gradualisht edhe pse kohët që ka përshkuar nuk kanë qenë të gjitha ditë me diell.Dhe ja sot, ai e ka vendosur veten me dinjitet në sofrën e shkrimtarëve, poetëve dhe publicistëve të zëshëm të vendit. Rrugëtimet e njerëzve të sukseshëm janë të ndryshme, por të gjitha kalojnë më shumë mbi gjemba se mbi lule.Në këtë botë kaq të bukur por edhe kaq të ashpër, asgjë nuk lind dhe rritet rastësisht.As Agua nuk bën përjashtim. Ai e ushqeu shpirtin dhe fantazinë qysh në fëmijëri me këngët, legjendat, baladat dhe historitë e moçme të kapedanëve tëlirisë, jo vetëm të Labërisë e Vlorës si “Perëndeshë e Pavarësisë”, por të gjithë Shqipërisë. Profesor Nezha ka qenë vazhdimisht në garë me kohën, për të mos humbur asnjë çast të saj.Ai ka qenë dhe mbetet një qytetar i shqetësuar. Kështu ka qenë gjithmonë si i ri edhe tani në moshë madhore: aktiv, gjithëpërfshirës, antikonformist, vlerësues dhe kritik me kamzhik në dorë.Të bëhesh njeri publik nuk është e lehtë.Duhet të përballesh me opinionin, me ata që të vlerësojnë, ata që tënënëçmojnëdhe për më tepër për ata që tëkritikojnë e sulmojnë.Thonë se ferri nuk ka vend për shkrimtarët. Për ta nuk është i nevojshëm gjykimi i fundit, sepse aq shumë gjykohen së gjalli nga lexuesit, kritikët e botuesit e tyre.Si shkrimtar e poet, Ago Nezha i ka dhënë publikut një sërë veprash si “Balil Nezha, kalorës i trimërisë”, “Sfidat e jetës tëSeit Boshnjakut”, “Shoqata Labëria 30 vjet jetë dhe aktivitet”, “Papagajt e politikës”, “Shtëpia në amfiteatrin e pemëve”,“Ishim më mirë kur ishim mëkeq”, “ Lot në sytë e detit”,“Hëna e verbuar”, “Portete me penë’ , “Pse vrapoj”, “Hall me nuse keq me vjehrra”, “Dielli i tradhëtuar”, “Lypësi dhe zyrtari”, “Rron gjatë ai që lë emër të mirë”, “ Dialogoj me Diabolikët “ si dhe mjaftë publikime në fushën e bujqësisëetj. E gjithë kjo galeri botimesh, sot është pronë e lexuesve dhe ka marrë vlerësime të merituara nga “ustallarët” e letrave shqiptare.Ajo është vlerësuar nga pena të mëdha si ajo e Dritëro Agollit e Rexhep Qoses. Dhe kush merr bekimin e tyre, ka marrë bekimin e zotit. Për të kanë shkruar edhe shumëprofesorë të nderuar, ndër të cilët do të përmendja Servet Pëllumbin, Ismet Elezi, Pëllumb Xhufi e shumë të tjerë.Asnjeri prej tyre nuk bën lëvdata në se vepra nuk ka brumin e duhur.Duke i takuar botës së shkencës, unë nuk do të isha njeriu më i përshatshëm për të vlerësuar krijimtarinë letrare e publicistike të Ago Nezhës, megjithatë e ndjej veten të vlerësuar  që mu dha ky rast të shkruaj modestisht diçka për të. Kur im vëlla Petrit Ruka ishte ende mes nesh, ka shkruar e folur aq bukur për mikun e tij dhe tonin, Ago Nezhën.Kjo më bën të ndihem pak ngushtë se nuk mund t’i afrohem penës së tij të artë dhe vlerësimeve të tij profesionale. Profesor Nezha ka lëvruar me shumë sukses një fushë tjetër të letrave, atë të publicistikës. Ai ka shkruar ndër vite një numër të madh artikujsh në shtypin e kohës.Kur i lexon të shkëputur këto botime, mbase nuk e kupton se Ago Nezha është gjithmonë i shqetësuar për dukuritë negative të shoqërisë shqiptare të tranzicionit.Sot është bërë gjithmonë e më e vështirëtë lexosh morinë e pafund të shkrimeve e analizave të një numri të madh autorësh me emër dhe pa emër.Shumica kanë qendrime bardhë e zi dhe janë skllevër të parapëlqimeve politike.Mburrin një palë dhe shajnë palën tjetër.Ca e bëjnë me bindje e ca të tjerëpër të siguruar mbijetesën.Ago Nezha është i veçantë në llojin e vet.Ai është i veçantë sepse është i lirë nëbotën dhe mendimet e tij.E gjithë veprimtaria prej dhejtra e dhjetra artikujsh, kryesisht fshikullues, nuk ka ndalur asnjëherë.Është në natyrën e tij prej labi e vlonjati, të mos pajtohet me asgjë që i cenon dashurinë e pafund për kombin, për shoqërinë dhe njeriun e thjeshtë.Ai e ka marrë këtë përgjegjësi qyetare dhe ka folur e vazhdon të flasë si një zë i pavarur dhe i guximshëm.E për çfarë nuk ka shkruar Agua?Rreth 15 artikuj të këtij libri i kushtohen  vetëm Dukatit, si  dëshmi e gjallë e lidhjes së tij shpirtërore me vendlindjen.Ai ka shkruar e vlerësuar shokët e miqtëe fëmijërisë dhe ka hymnizuar figura të shquara të kombit.Galeria e personazheve për të cilët ai ka shkruar është e pafund. Është e vështirë të përmenden të gjithë, por ata janë shkencëtarë, akademikë, njerëz të letrave, artistë, kompozitorë, politikanë, miq e njerëz të thjeshtë.Por më shumëështë marrë me diagnozën e shoqërisë shqipare në vitet e trazuar tëtranzicionit. Atë e shqetëson bierrja e vlerave, e verteta që fshihet pas propagandës, mungesa e ndershmërisë, paftësia e adminsitratës, problemet e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, turizmit, korrupsionit, boshllëku intelektual që fshihet pas kostumeve e kravatave të kollarisura, shterpësia e shpirtit, karrierat e pamerituara dhe sa e sa tema të tjera. Titujt e shkrimeve të tij janë intrigues dhe të tërheqin për ta lexuar shkrimin me një frymë. Artikujt, botohen, lexohen, komentohen dhe burgosen në skedarët e gazetave dhe arkivat memece. Kujt nuk do t’i vinte keq që prodhimtarinë e vet ta humbiste pa u kuptuar. Ndaj dhe Profesor Nezha, si dhe shumë të tjerë,është kujdesur të mbledhë gjithçka që ka botuar ndër vite dhe ta sjellë në një botim krejt të veçantë që e ka titulluar intrigues “Shqipëria dhe krahinomania”.Ai ka trajtuar me shumëshqetësimdukurinë e ndasive krahinore gjatëviteve të pluralizmit, dukuri që nuk ka ekzistuar historikisht në vendin tonë. Veç të tjerash autori shkruan: “Biografia e kombit tonë është thesari i bëmave tona si dëshmi e së kaluarës, refleksioni i së tashmes dhe projeksion i së ardhmes, sipas traditave dhe moralit që trashëgojmë në koshiencë dhe subkoshiencën popullore. Çdo vend padashur t’i shmanget të vërtetës, tregon qartazi fytyrën e popullit të tij. Kur duam të lexojmë dhe afirmojmë dinjitetin e Shqipërisë, duhet të nisemi nga dinjiteti i individëve që kanë bërë histori dhe që e formojnë atë në tërësinë e tyre, nga jugu në veri. Nuk mund të parcelizojmë vendin në disa copa sipas preferencave të politikanëve aventurier provincial, apo idhtarëve të tyre miop, që e shohin realitetin brenda pasioneve të tyre të shfrenuara politike”.Kur lexon artikujt e Ago Nezhës tëshkruar në vitet 2000 të duket sikur janë shkruar dje ose pardje. Pa folur për përmbajtjen, ajo që të bie në sy janë titujt e shkrimeve. Ata janë intrigues dhe shumë goditës. Dhe kjo flet shumë për një autor të arrirë. Gjuha e autorit është e mprehtë, e hollë, në shumë raste therëse, por edhe që rrjedh pa e lodhur lexuesin. Duke lexuar këtë përmbledhje artikujsh publicistkë, mund të rindërtosh edhe njëherëbesnikërisht personalitetin e autorit dhe të thuash se ja vlen të jesh i shqetsuar përballë problemeve të shoqërisë, ja vlen të marrësh nga orët e gjumit, ja vlen edhe të kritikohesh ashtu siç ja vlen të marrësh edhe vlerësimet e merituara prej të tjerëve. Është më mirë kështu se sa të vegjetosh dhe thjesht të ripërtypësh kujtime, vlerësime e kritika në kafenetë e qytetit tënd dhe t’i ndash ato me një grup të vogël të ngjashmish me veten. Ishte privilegj për mua që mu besua kjo parathënie. I bindur se nuk mund të thuash dot asnjëherë atë qo do të doje të thoje, me droje se mund të bësh vlerësime më tepër se duhet dhe po aq me droje se nuk the atë që duhet,i uroj autorit një vazhdimësi të mbarë në krijimtarinë e tij, ndërsa librit rrugëtim të mbarë në dorën e lexuesve. Gjithmonëështë pak të shkruash për një personalitet të shquar si Profesor Ago Nezha, jo vetëm si shkrimtar, poet e publicist, por edhe si drejtuesi i palodhur i “Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria” e vlerësuar me çmimin e lartë “Nderi i Kombit”.