
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Shqiptarët duhet t’i japin fund stabilokracisë dhe të çojnë për skrap trion “Berisha-Rama-Metaj”!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 31 Janar 2023

Shqiptarët duhet ti japin fund stabilokracisë, kësaj doktrine vdekjeprurëse për demokracinë filluar mbas vitit 1992, me bekimin e Ramiz Alisë dhe ish-sigurimit të shtetit dhe Katovicës me përfaqësues Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Kombet e qytetëruara si Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Kroacia dhe Rumania i kanë mbyllur punët me të shkuarën që para 10-15 vitesh duke çuar para drejtësisë në pranga, hajdutë stabilokratë që shpërdoruan fondet publike në dëm të qytetarëve të tyre. Në Ballkanin Jug-Perëndimorë stabilokratët gjetën mbështetje të kryesuar nga Sali Berisha, Edi Rama , Ilir Metaj, në Serbi Vuçiç dhe në Bosnjë, që shajnë njëri tjetrin por kanë të njëjtën ideologji të përbashkët stabilokracinë të mbështetur nga oligarkët rus dhe mbështetësit e Putinit ose kryestabilokratit rus dhe botërore! Stabilitokracia është një regjim që përfshin mangësi të konsiderueshme në drejtim të qeverisjes demokratike, por gëzon legjitimitet të jashtëm nga autoritarizmi dhe oligarkia. Stabilokracia në Shqipëri bëri bashkë ish komunistë, ish sigurimin e shtetit, pseudodemokratë, pseudo të persekutuar, individë të inkriminuar të lidhur me krimin e korrupsionin, dmth të gjithë llumin stabilokrat edhe Kakistokartë 32 vjeçare! Stabilokratët dhe kakistokartët luftuan me çdo mjet politikanët dhe intelektualët të cilët ishin kundër kësaj doktrine, në mënyrë të veçantë Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj që kërkonin ti jepnin fund kësaj doktrine shkatërrimtare për demokracinë perëndimore. Skandali i fundit me “McGonigal” në SHBA tregon qartë me prova të medias se të gjithë stabilokratët Berisha, Rama dhe Metaj janë kundër politikanëve të së ardhmes! Skandali tregoi qartë sesi një kryeministër i një vendi të NATO-s bashkëpunon me zyrtarë amerikanë që mbështesin oligarkët rus. Do ta përshkruaj shkurt me postera, statuse të publikuar në FB në faqen time sesi ka funksionuar stabilokracia në 32 vite dhe 10 vitet e fundit të Rilindjes së Ramës në Shqipëri:
Status 1: Ish-sigurimi i shtetit, Kryeministri shqiptarë Rama dhe lidhjet e tërthorta me rusët në një vend të NATOS!
Status 2: Edi Rama është jo nën akuzë, por nën hetim dhe argumenton në media si një kalama i zene ngusht, që bashkëpunon me korrupsionin kundër se ardhmes pa protokoll në garazhe makinash dhe kafe ne SHBA.
Status 3: Agron Neza ka qenë zedhendës i Jozefina Topallit, tregon qartë bashkëpunimin e ish-sigurimit me pseudo-të persekutuarit, që pret Edi Ramën, Gramoz Rucin, Ilir Metaj në SHBA kundër politikanëve të së ardhmes.
Status 4: 2017 fillon Kryqëzata e Berishës, Ramës, Metaj e Topallit kundër PD-së dhe Bashës duke financuar me dollarë largimin e tij nga politika.
Status 5: Lulzim Basha i shpalli luftë së shkuarës 32 vjeçare, për të ndërtuar të ardhmen. Lulzim Basha është simbol i tranzicionit dhe lufton stabilokracinë.
Status 6: 2021 Rama, Berisha Metaj nuk kanë qenë të interesuar që Lulzim Basha të bëhejKryeministër.
Klasa e vjetër politike “Berisha-Rama-Metaj” duhet çuar për skrap!
Status 7: Ekzistenca politike Berishës mban në pushtet Edi Ramën. Në Shqipëri zgjidhet e keqja më e vogël nga votuesit dhe njerëzit e zhgënjyer nga e blerë me tollovinë 32 vjeçare. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, se nuk do Sali Berisha.
Status 8: 2023 Viti i drejtësisë në Shqipëri. Zonja Kim në Gjykatën Kushtetuese. Respekte për diplomaten e shkëlqyer. Duhet të kërcasin prangat për politikanët e lartë në Shqipëri, nëse ka prova të reja për minimin e demokracisë dhe vendosjen e stabilokracisë. Zonja Kim është ambasadore e nderuar e SHBA ve. Sali Berisha e akuzon dhe shpif pa prova.
Status 9: Stabilokracia çon në radikalizëm: Sali Berisha nuk mund të bëjë revolucion në një vend anëtarë i NATOS si Shqipëria dhe nuk ka mbështetës të radikalizojë politikën në Shqipëri për interesat e tija personale dhe të familjes së tij. Drejtësia e pavarur është mjeti më i mirë për të gjitha akuzat kundër tij dhe familjarëve të tij!
Status 10: Lajm i mirë për demokracinë për ti dhënë fund stabilokracisë lokale Berishiste. Konfirmohet kandidati i PD-së Kurbin doktor Genc Doci! Xhevdet Amuli: PD Shkodër nuk njeh Primaret, nëse Berisha nuk bën një hap mbrapa, do të dalë me kandidat për bashkinë e Shkodrës! Të gjithë kundër stabilokracisë, për demokracinë perëndimore, ka ardhur koha!
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
