Se çfarë është shteti, në mënyrën më të thjeshtë mund ta thotë kushdo: një makinë komplekse e krijuar nga më i fuqishmi klan shoqëror i radhës (dhe radha si rotacion mund të jetë dy, dhjetë, deri një qind vjet), që, së pari, shtyp të gjithë banorët e tjerë brenda atij territori që quhet vend i një kombi të caktuar. Dhe së dyti, nuk lë gur pa lëvizur që të rrëmbejë, përvetësojë sa më shumë pasuri, të pasurohet në një kohë sa më të shkurtër dhe pastaj … të bëjë sehir duke hapur krahun!Dhe e bukura e trishtë e shtetit është se del gjithnjë me parullën “për t’i shërbyer popullit duke njohur, zhvilluar dhe mbrojtur të drejtat e çdo personi që gjendet brenda shtetit”.Vini veshin:popullin dhe çdo person!Praktikisht kjo është e pamundur,por ja që njerëzve iu pëlqen të miklohen me gënjeshtra. Thoshte i miri shoku ynë A.S.” O Lame, ne e dimë që ti po na gënjen, por ja që na pëlqen gënjeshtra jote!”Shteti, në sistemin e shoqërisë me klasa antagoniste( ku njëra shfrytëzohet e tjetra e shtyp dhe e shfrytëzon të parën), qoftë edhe ai fashist,del me flamurin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në realitet mbron të “drejtat” dhe veset e kafshëve. Kështu që parulla më false e tërë historisë së njerëzimit mbetet ajo e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ne shqiptarët e këtij trualli, këto hynere, rregulla e ligje po i përjetojmë rëndshëm në këto tridhjetekatër vjet, kur akoma kemi njerëz pa strehë, pa bukë, pa ujë, pa punë. Madje tani po provojmë më të rëndën: kemi atdhe pa atdhetarë dhe së fundmi po përjetojmë katastrofiken: kemi atdhe pa banorë shqiptarë!Herë-herë në të folurën e përditshme, nga naiviteti apo nga padija, nga shpejtësia apo nga pragmatizmi momental, njësohen shteti me kombin, shteti me racën, shteti me politikën, shteti me territorin ku banojnë ata që sundohen prej tij,etj. Por ajo që është e përgjithshme për tërë sistemet mbetet: Njësimi i shtetit me partinë në fuqi! Tani nuk ka më kombe por qytetarë të botës, banorë të planetit,transformim antinjerëzor dhe antinatyror. Sepse kombet si njësi ekzistence e njohin veten të barabartë, pavarësisht nga madhësia territoriale, sasia numerike, pozicioni gjeografik. Madje kombet kanë krijuar edhe një organizatë që quhet Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB, UNO), paçka se kjo është kthyer prej kohësh në një lloj mashe në dorë të imperializmit amerikan si zjarrnxitëse , zjarrvënëse apo zjarrndaluese. Këtë rol ajo e luan më së miri për luftrat që pëlcasin si formë biznesi galopant, si formë politike me violencë ekstreme prej imperializmit amerikan, atij rus dhe më tej atij kinez. Zyrtarët e saj paguhen më së lartmi që të kapë imagjinata dhe detyrat e tyre paralajmëruese për epidemitë, katastrofat humanitare, zhdukjen e kafshëve, insekteve dhe bimëve, etj i kryejnë po ashtu më së miri! Në shekullin tonë, pra ky i njëzetenjëti,janë përpunuar strategjitë e synimeve të pushtimeve apo sundimeve rajonale, kontinentale e botërore me forma të reja përkrah luftrave. Teknologjia marramendëse, mikrobiologjia dhe bakteriologjia,emigracioni i detyruar nga “dëshira”, dhe mashtrimi i njerëzve me anë të joshjes nga industria kinematografike janë format më të dukshme, më të turpshme dhe më antinjerëzore që po përdor sistemi kapitalist për të riformatuar botën e shprehur ndryshe për të shtyrë sa të jetë e mundur jetëgjatësinë e vet. Amerika nuk ka qejf të ketë rivale të tjerë veç Kinës dhe Rusisë, prandaj Europës së Bashkuar i” është qepur qençe”me fushatat e dyndjeve të emigrantëve nga Azia, Lindja e Mesme dhe posaçërisht nga Afrika. E pasuar kjo strategji me zverëtitjen e dëshirës për të punuar për shtetasit e vet. Ja se çfarë thotë një emigrant intelektual shqiptar në Gjermani:”Koncepti gjerman sundues është se nuk duan që të punojnë vetëm intelektualët dhe ata që marrin rroga të larta administrative vijojnë punën. Banori gjerman e di se shteti i tij ka krijuar një standard minimum jetese të detyruar, sepse i ka ato mundësi ekonomike dhe juridike. Punën(tërësinë llojeve të punëve që mbajnë më këmbë shoqërinë e atjeshme) le ta bëjnë emigrantët që vijnë me miliona tashmë e jo me dhjetra! Dhe emigrantët po këtij shteti skajshmërisht shfrytëzues i fuqisë puntore të lirë paguar, ia “dhuron” Amerika me luftërat e saj gjakatare krejt pushtuese për naftë e flori. Njëherazi ky shtet, pra Gjermania, ua krijon një lloj standardi jetese e pagese të gjithë llojeve të emigrantëve. Standard i atillë sa të mos ngrihet në revoltë, aq sa të kuptojë se është më mirë këtu pa dokumente se sa në mes të kombit e të vendit të vet mes luftrash, aq sa të jetojë me kredi(makinë,strehim, ushqim).Nuk i intereson asfare shtetit gjerman në se krijon apo jo familje emigranti. Asfare nuk ia ndjen këtij shteti në se emigranti ka nevojë për edukim, apo perfeksionim të mëtejshëm të zanatit. Atij i duhet krahu i lirë i punës,pra skllav i kohës moderne. Dhe tani Gjermania kapopullsinë që përbëhet nga 35 milionë (41% ) kombësi të huaja që nga turqit (mbi shtatë milionë), afrikanë, sirianë, afganë, iraken e iranianë,deri te tajlandezet,vietnamezët,etj. dhe vetëm 59%( 48 milionë) janë gjermanë autoktonë.” E sollëm shembullin e mësipërm jo se duam të qajmë hallin e Gjermanisë! Joo! Duam të argumentojmë se këtë rrugë, por me hapa jashtëzakonisht të shpejta po ndjek edhe qeveria e Shqipërisë tonë. Duket se pula e vogël kërkon të bëjë vezën e madhe!Mirëpo në se në Gjermani pakësohen gjermanët, ajo mundet përsëri ta marrë veten, ndërkohë ne si Shqipëri po vazhduam kështu,zhdukemi fare! Shqiptarët për gjatë tërë historisë së ekzistencës së tyre janë shpërndarë nëpër gjithë globin tokësor. I gjen ata në Kili e në Ukrainë, në Australi, në Hong-Kong dhe së fundi edhe në Alaskë!Por deri në vitet 2000 edhe çoku ktheheshin përsëri, kurse tashmë janë tepër të rrallë ata që rikthehen në atdhe. Dhe trualli tani këtu nuk po mbetet aspak bosh! Shteti shqiptar, ky lloj manek
ini shtypës, duke ndjekur politika antikombëtare po sjell lloj-soj emigrantësh prej racash e kombesh duke e kthyer Shqipërinë një territor multietnik banimi! Kësisoj rrezikohet edhe shqiptari me rrënjë që ka lindur dhe vendosur të jetojë këtu. Po shkohet drejt mendësisë se atdheu është atje ky është paraja. Nuk ka më atdhe,si tokë e të parëve tanë! ‘Atdheun’ tani e zotëron vetëm kapitalisti. Kështu që shteti nuk është më mbrojtës i të drejtave të individit, të çdo personi, por një shfrytëzues i të të gjithë individëve pavarësisht nga kombësia. Për rrjedhojë edhe pensioni do të pësojë ndryshime në raport me punëdhënësin, punëmarrësin, gjuhën, racën, klimën, profesionin, gjendjen sociale deri tek performanca fizike! Më tregonte një miku im: ”pata vajzën pa punë dhe shkova tek një ish-shoku i kahershëm se kisha dëgjuar se ai kishte mundësi punësimi. Pasi lexoi dokumentet e saj ai më tha: ma sill këtu, po më pëlqeu nga pamja e jashtme mund ta marr në punë!” Ju kujtoj se ishte shoku im ëëë!? Nuk ia vlente as ta shkelmoje atë farë biznesmeni bastard! Në tërë këtë vorbull emigrimi europian e botëror, vdekja dhe vuajtjet e shumëllojshme janë shumë pranë jetës së një personi kurse për pensionin le të shpresojë se do të arrijë ta marrë! Seç reklamohen,me pompë të madhe nga media dhe vetë qeveria, ca marrëveshje për rregullim të ndërsjelltë pensionesh me Italinë e ndonjë shtet tjetër. Po pse nuk tregon detajet skllavëruse kjo pula jonë e vogël që ëndërron të bëjë vezë të madhe, se sa është mbivlera që ka fituar, fiton e do të fitojë kapitalisti italian nga krahët e emigrantit shqiptar? Përse nuk tregon se sa është raporti real i sasisë së pensionit të një italiani që paska ardhur të punojë( ?!) apo të pleqërojë e vdesë këtu me atë që merr shqiptari i këtushëm e i atjeshëm?Përse nuk e ngre pagën e punëtorit dhe nëpunësit të thjeshtë të shëndetësisë e të mësuesisë, qeveria jonë që shqiptarët të mos largohen?