BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Opinion / Editorial

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe

Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti, ka thënë Dejvid Llojd Xhorxh. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe te ecim ne rrugën europiane. Mendojmë e forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të gjithë. Kombi po braktiset çdo ditë e më shumë shqiptarët po shkojnë drejt perëndimit,drejt parajsës që në vendlindjen e tyre nuk po e gjejnë dot,prandaj ndalojeni këtë plagë të hershme për shqiptarët. Askush nuk është më i mirë se unë,por as unë nuk jam më i mirë se të tjerët. Ky postulat i hershëm i popullit,mbetet kryekëput në jetën e tyre politike, si e përcakton populli tash një dekadë,por në rrugë të shtrembër. Pasi u dha lajmi zyrtarisht nga mbledhja e vendeve anëtare te BE ku një pjese e tyre nuk ishin dakord për hapjen e negociatave, duam te shprehim opinionin ne lidhje me këtë qëndrim, duke u bërë me dije këtyre vendeve që nuk ishin dakord se mos dhënia e dakortësisë për hapjen e këtyre negociatave i ka dhënë një goditje direkt popullit shqiptar dhe jo politikës. Presioni mbi politikën dhe qeverinë e këtij vendi do të bëhej më shumë po të hapej kjo rrugë e re, si pasojë e zbatimit te rregullave të lojës për të qëndruar në këtë organizëm te lartë europian,se edhe ndeshjet sportive kane nga nje arbitër kryesor qe në shumë raste nuk e shikon aksionin dhe merr mendimin apo ndihmën e anësorëve qe janë më afër aksionit për te qenë sa më i drejtë në dhënien e vendimeve. Kështu qe këto vende qe nuk ishin dakord do mendojnë se detyrat do te realizohen duke ndëshkuar popullin e pafajshëm dhe te pafuqishëm ndaj kësaj klase politike që ka privatizuar këtë vend prej shumë vitesh dhe ndoshta me mbështetjen e po këtyre vendeve gjoja dashamirëse,por qe nuk e duan stabilitetin në Shqipëri dhe ne Ballkan e me gjerë. Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Europës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe institucionit më të përfolura, po deri në bazë në institucionet vendore. Etja për pasuri është nje ndjenje cytëse, e vjetër sa vete njerëzimi. Kjo etje shtohet ne progresion gjeometrik tek te pasurit. Ekziston nje lidhje korelative mes pasurisë e shpirtgjerësisë. A nuk duket kjo ditë për ditë ? Te pasurit mendojnë pak ose aspak për të varfërit. Te mbushur me pasuri e te zbrazte ne shpirt, kështu janë disa prej më të pasurve. Ne anën tjetër, të ç’veshur nga pasuria, por me shpirt te pasur. Po kështu ndodhë dhe me pushtetin. Njerëzit e pushtetshëm nuk ngopen me pushtet. Të varfërit ëndërrojnë në një mënyrë por në forma të ndryshme, ëndërrojnë për të pasur më shumë, për të jetuar normalisht dhe për të ndihmuar dikë që është më i varfër. Të pasurit gjithashtu ëndërrojnë në variante të ndryshme,por me një qëllim, për të patur më shumë. Të pushtetshmit ëndërrojnë një soj në të gjithë botën për të patur më shumë pushtet, mbi të vetët, të tjerët, shtetet, kombet, e deri mbi planet. Përfundimisht secili, ndoshta, mund të ketë vetëm dy metra katrore tokë, dhe këto jo përjetësisht. Këtë, në se nuk e dinë, duhet ta mësojnë edhe të pasurit edhe të pushtetshmit, pasi të varfërit e të pa përkrahurit e kanë mësuar prej shekujsh. Kjo nuk është misticizëm, teologji as fantazi, por realitet i vjetër sa vetë njerëzimi. E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.