BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Opinion / Editorial

“Si t’i duam ne këta njerëz, o Zot i Qiellit e i Tokës, që Krishtin kryqëzuan, të parin komunist të Botës!”

“Si t’i duam ne këta njerëz, o Zot i Qiellit e i

Nuk e kisha menduar se do të replikoja në shtyp me përfaqësuesit e besimeve fetare. Ata në shënjtërinë e tyre, e unë në ateizmin tim. Por si papritur, pas rreth tri dekadash, ja ku na del Kryetari i Konferencës Ipeshkëvenore të Shqipërisë, njëherësh edhe Ipeshkëv i Shkodrës, monsinjor Angjelo Mastrafa, me një kërkesë zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Ministrave, ku kërkohet dënimi i Komunizmit.  Gjatë tri dekadave që monsinjori në fjalë, me trupën e prelatëve të Kishës Katolike, nuk e ka marrë nëpër gojë as komunizmin e as kapitalizmin, përveçse emërtimin “besimtar”, apo “grigja e perendisë”, të cilëve u është përkushtuar me të gjitha ritet e katoloçizmit. Në ceremonitë fetare që ai ka realizuar, ka patur raste që politikanë apo pushtetarë të radhës, të kenë ligjëruar  në mjediset e kishës, aty ku kryhen lutjet dhe sakrimentet, por kjo ka ndodhur më shumë nga këmbëngulja e politikano-pushtetarëve se sa nga kërkesa e monsinjor Masafrës, apo preleatëve të tjerë. Sepse Kisha dhe prelatët janë jashtë politikës. Të paktën kështu e kanë deklaruar në çdo rast, që dikush i ka trazuar me pyetje që lidhen me politikën. Por dy-tre ditë më parë, monsinjori ynë, i ardhur nga matanë Adriatikut, del në mikrofonin e medias vizive dhe na lexon shkresën zyrtare të Kishës Katolike të Shqipërisë, drejtuar institucione kryesore të vendit tonë. Në shkresën në fjalë, pasi shprehet shqetësimi se në disa zona të vendit tonë, po ringjallet nostalgjia për komunizmin dhe liderin e tij, Enver Hoxha, monsinjor Masrafa kërkon ndalimin e simboleve komuniste, dënimin e atyre që propagandojnë ideologjinë komuniste; rishikimin e pastrimin e librave shkollorë, përcaktimin me akte ligjore të rregullave mbi titujt e nderit dhe medaljet për ish nëpunësit e diktaturës komuniste, ndalimin e filmave dhe librave artistikë të realizuar në kohën e socializmit, etj,  “me qëllim që të mos na infektohet brezi i ri”. E Siç cekëm në krye të shkrimit, gjatë gjithë këtyre viteve përfaqësuesit e  Kishës Katolike dhe të besimeve të tjera, zyrtarisht i janë shmangur politikës. Kësaj radhe ajo doli hapur dhe pa asnjë rezervë. Çfarë ka ndodhur?! Siç duket, sistemi borgjez kapitalist në vendin tonë, ka degjenuar në atë farë feje, sa ka rrezik t’i mbarohet firoma dhe t’i dalë krejtësisht “llaku demokratik”. Për ta shpëtuar nga kjo “gjëmë”, ja ku na del me propozime konkrete, “aleati i fshehtë” i këtij sistemi, Kisha Katolike. Themi “aleati i fshehtë”, sepse Kisha Katolike, dhe jo vetëm ajo, që në gjenezë të saj ka qenë dhe mbetet aleate e sistemit që ka shfrytëzuar gjer në palcë njerëzit e thjeshtë, popullin, dhe ka mbrojtur mbretërit, princët, perandorët, presidentët etj., me sistemet e tyre antipopullore. Kur një ditë u gjenda në një  televizion lokal, midis të tjerave, moderatori i emisionit, m’u drejtua mua ateistit, duke më kujtuar ndalimin e aplikimit të besimit fetar në kohën e socializmit. Përgjigja ime ishte kjo: “Jezu Krishti i Nazaretit, për të cilin është xhiruar dhe një film, është një pesonazh që solli midis njerëzve mesazhin e dashurisë, vëllazërisë, tolerancës, besimit të lirë, etj. Por në asnjë rast, të paktën sipas filmit, nuk përmendi institucionin e Kishës. Në kushtet e atëhershme, edhe sikur të mos ketë ekzistuar Krishti, ishte e nevojshme të “krijohej” një i tillë, sepse shoqëria njerëzore kishte hyrë në kaos besimesh. Mirëpo, pas pranimit të misionit të Krishtit, pushtuesit remake, që u bënë “administratorë” të dogmës kristiane, për ta mbajtur të gjallë dhe të efektshme për interesat e tyre, besimin e lirë që kishte predikuar Krishti, e përforcuan me Institucionin e Kishës, deri tek formimi i shtetit të papatit, që dominon sot Kishën Katolike Botërore. Dhe për më tepër, predikuesit e sotëm të Kishës Katolike, kur japin meshën për besimtarët, vishën e ngjishen më rroba të florinjta, ndonëse “Mësuesi” i tyre, Jezu Krishti, kishte të veshur vetëm një rrobë të thjeshtë, me një si litar përbrezi dhe sandale pa çorapë në këmbë. Pikërisht këtë Kishë, me gjithë këto salltanete dhe prelatët që i shërbejnë asaj, nuk mund t’i besojmë ne ateistët. Por kjo nuk do të thotë që Kisha të na dënojë si në mesjetë me tortura e turra drushë, siç bëri me dijetarët nga Galileu e gjer tek vajza 17 vjeçare Zhan d’Arka, që i dha Francës fitoren kundër Anglisë. Monsinjor Masafra, në kërkesat e kishës së tij, e barazon komunizmin me nazifashizmin. Por harron se adashët e tij në besim dhe funksion kishtar të viteve të pushtimit, u vunë në shërbim të nazifashizmit. Disa prej tyre morën dekorata e medalje nga fashizmi, e disa të tjerë shkuan gjer në bashkëqeverisje me nazistët, kur ata pushtuan vendin tonë. Nëse Masafra nuk e din këtë histori, po sjell rastin e Patër Anton Harapit, i cili në dhjetor të vitit 1943, u bë anëtar i Regjencës (qeverisë kolaboracioniste me pushtuesin nazist gjerman). Për të mos sjellur plot shembuj të tjerë nga vendi ynë dhe nga bota, ku bashkëpunimi me nazifashizmin i nxjerr plotësisht kallajin predimkimeve të Kishës Katolike për paqen sociale, për vëllazërimin e bashkimin e qytetarëve pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, ideologjike e fetare. Unë, si qytetar, do të diskutoja me Ipeshkëv Masafrën dhe kolegët e tij, edhe për ndonjë veprim të nxituar të socializmit në Shqipëri, por teoria që ata predikojnë prej lindjes së Krishtit e gjer më sot, jo vetëm është dogmë e gjallë, por edhe dogmë mashtruese në shërbim të shtetit kapitalist. Gjatë këtyre tri dekadave të sistemit borgjez në vendin tonë, kanë ndodhur e po ndodhin krime nga më mostruozet në dëm të shqiptarëve të thjeshtë dhe pasurisë së tyre, por asnjëherë, nuk e kam dëgjuar monsinjor Masafrënën, apo ndihmësit e tij, të dënojnë këto krime dhe autorët e tyre pushtetarë. Ndërsa për komunizmin, alarmohet dhe shkon gjer tek propozimi  për dënimin me ligj, jo vetëm të “krimeve të supozuara të komunizmit”, por edhe të veprave, librave, filmave e arritjeve konkrete të tij, që nuk kanë qenë e nuk janë utopike, si “arritjet” dhe veprat e Kishës që kryesojnë. Poeti i mirënjohur shqiptar, Hysni Milloshi, në një poemë të tij botuar në vitin 1988, midis të tjerave thotë:

“Si t’i duam ne këta njerëz, o Zot i Qiellit dhe i Tokës,

Që Krishtin kryqëzuan, të parin komunist të Botës?!

Jo pa qëllim këto dy vargje të jashtëzakonshme i vura në krye të shkrimit.  Predikimet tuaja zotërinj të Kishës Katolike, por edhe të besimeve të tjera fetare, janë të  mbushura me dogma e gënjeshtra, që as vetë Jezu Krishti po të ngjallej, nuk do t’i pranonte, sepse sot në kohët moderne, gjejnë shumë pak njerëz për t’i besuar. Siç po duket, kjo “tatëpjetë”  besimtarësh nuk ka të ndalur, ndaj dhe Kisha për të zgjatur jetën e saj, provon herë pas here edhe reforma moderne, gjer tek shoqatat e lGBT-së, etj., duke mos harruar asnjëherë luftën kundër sistemit komunist, që rrezikon Perandorinë e tyre dhe të Kapitalistëve. Në hyrje të “Manifestit të Partisë Komuniste” (1847 – 1848), kollosët e Komunizmit, Karl Marks e Frederik Engëls patën shkruar: “Një fantazmë sillet nëpër Evropë – fantazma e komunizmit. Të gjitha forcat e Evropës plakë, Papa dhe Cari, Meterniku dhe Gizoi, radikalët francezë dhe policët gjermanë janë bashkuar për t’i bërë luftën e shenjtë kësaj fantazme. Cila është ajo parti opozitare, që nuk është akuzuar si komuniste nga kundërshtarët e saj, që nuk i ka akuzuar gjithashtu si komunistë për t’i poshtëruar përfaqësuesit më të përparuar të opozitës?  Dy konkluzione dalin nga ky fakt: KOMUNIZMIN TASHMË E NJOHIN SI NJË FORCË TË GJITHA FUQITË EVROPIANE!” Dhe kjo, monsinjor Mastrafa, flet për vitin 1848. Tashmë nga ajo kohë jemi plot 175 vite më vonë, kur Partitë Komuniste gjenden në aktivitet politik në të gjitha vendet e globit. Vërtet në fundvitet nëntëdhjetë, beteja mes kampit socialist dhe atij borgjez u fitua nga kjo e fundit. Por lufta nuk ka mbaruar. Vetë shumfishimi i Partive Komuniste në Botë, flet për perspektivën e shpejtë të socializmit e të komunizmit, që nuk ka sistem me të gjitha kishat dhe tyrbet e besimeve fetare t’i ndalojë në rrugën dhe misionin e tyre të Lirisë, Paqes Sociale dhe Mirëqenies së vërtetë.