Në kontekstin e një harte, territori, vendi, peme jete, lidhjeje -patriarkale apo -matriarkat konkurrues me parametrat e një dashuri-urrejtjeje, Zoti duhet të hedhë një hap, të ngrejë një dorë ndalese dhe të lëshojë një zë. Po sikur Zoti t’i dojë që të gjithë bijtë e tij? Po sikur Zoti të jetë informuar gabim se në fakt jo të gjithë janë bijtë e tij! Ka edhe bij nënash jo të denja, bijë pasqyrash, reflektimesh të zhgarravitura pa rezerve. Bij baballarësh të errët… I vodhën zjarrin Zeusit që nuk kishte fare nevojë për të,-dhe e zbritën në tokë. Zoti e dënoi Prometeun premtues të një Parajse mbi toke, një hap afër Ferrit, dy larg Xhehnemit të tmerrshëm. I thyen nderin se dëm nuk i bënëZotit. Zjarri shkoi aty ku duhej. Besa e pambajtur dënoi atë që e preu (Herën), përjetë të jetës. Kush premtoi, kush nuk mbajti? Ka gjasë qëZoti të jetë zemëruar përtej mase. A tradhëton Zeusi, ky Zot Grek? Zoti e di! Zot, i tradhëtuar(!), -i tradhëtuar Kush? Nuk ka dyshim tek njësh-uesi, si shënjues i të drejtës të vërtetës, burimit të dijes e dashurisë. Dyshimi, mëshira dhe kriteri dallues midis të bardhës e të zezës në drejtësi, i kanë rrënuar sistemin tradhëtisë në genin e prishur në zjarre, -jo vetëm si ai që u vodh diku në një destinacion të paqartë! I humur paskëq qenë, me zjarr e pa zjarr, në Xhehnemin brenda Prometeve’Premtim i shthurur, që Zotit do t’i bëhet shok e vëlla, Ipa bij-pa filizë. Kurrë-sesi, kurrë më. Në metaforë kjo është legjenda e Xhehnemit. Ferri është diçka më pak, diçka më injorant, më torollak. Ferri të lë pa ngënë, Xhehnemi të lë pa dinjitet. Vjedhës jete, Vjedhës dashurish, vjedhës zemre;-mund tët’i vjedhin njënga një, por kurrë të gjitha bashkë. Mund t’i rimarrësh në luftën tënde të gjitha bashkë,-dhë shko i lumtur lart, -ku je…, Zot?(!)S i p ë r-h e r ë. Kështu, mund të humbësh Jetën, Pronën dhe Lirinë… Ŕrethanat dhe konteksti janë të Prometeut, se Zeusilart-përherë… Zjarrin të ketë rrëmbyer vërtetë? Sidoqoftë mbetet shtrëngim jo-natyral në kushte ligji e drejtësie. E cili shtrengim është natyral?! Vetëm ai i dorës -A je burrë, A je Malësor? Edhe nëse je nga Fusha… Thënë kjo dobësi, duhet sqruar se njeriu përveçse të ngrihet në majë, duhet te ë stërvitet edhe në rënie që të mos bëhet Sizif i mundimit në Malin e vrarë nga gurët e jetës se vet! Thënë kjo, Kush nuk njeh të drejtën e vet i pari, nuk ngrihet sërish.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë