BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Sizifi i ''tradhtuar''

Sizifi i ''tradhtuar''

Ishte një ritrasmentim i emisionit ''Opinion'' ose diçka e tillë . Moderatori Fevziu qëndronte i krekosur përballë kryetarit të PL -së, duke nxjerrë në monitor pamje, nga guidat malore e tij . Bisedës mes miqsh të lokalit iu trazuan ujërat .

 - Ç'Sizif !? - i tërhequr nga ekrani u ndah zëri nga tavolina e kafes.

 - Sizif !?

 - Dhe kaluar . I shaluar, po ia bën me sy shkëmbit për t'ja vënë shpatullat dhe ngjitur majë malit, njëlloj si Sizifi . Rrethi i burrave u bë sy e veshë nga njeriu krahë hapur ...

 - Shqiponjë mali , - ironizoi tjetri .

 - Sizif i tradhtuar, - morri sërish fjalën burri i cili me të gjitha gjasat ishte i njohur me intervistën dhënë në ''TV klan'' qysh në mbrëmje ndaj dhe e kishte gjuhën brisk . Ashtu me një vesh nga e ekrani dhe syrin nga kafja, ndezë tavolinën . Ish presidenti, ishte aq shumë i mbushur , sa zbrazja i vinte vetvetiu , pa pasur nevojën e pyetjeve ngacmuese të moderatorit . Ajo që e bënte të humbiste rrjedhën e rrëfimit ishte fjala ''tradhti'' e cila kishte pushtuar gjithë qenien, duke mbjellë në ekran çfrymime që s'kishin të shuar . E keqja më e madhe, i kishte ardhur nga tradhtia politike e bashkëshortes e cila në krye të LSI -së , marrëveshja me kryetarë e PD-së për dorëzimin e mandateve, ishte një nga dramat më të mëdha të opozitës, me një kosto aq të madhe sa përmbysi gjithë lojën e sistemit demokratik , që po e vuan mbi kurriz opozita, më zi se Sizifi duke u përpjekur të ngjisë shkëmbin , në majë malin e mazhorancës , por mundim i kotë . Kështu është kur s'ta vërshëllen gruaja, ç'mund të presësh nga të tjerët!? - s'përmbahej burri i tavolinës . Dhe pastaj sheh , rrushi - rrushin , e piqet dhe kur të shohësh dhe gardisti i cili me kushtetutë , duhet të ruajë ish presidentin , ai bën foto me publikime vrapimesh nëpër pyjet , për t'i lënë gojëve të flasin që ish presidenti, ka ikur nga mëndtë e fiqirit dhe ka marrë malet. I përzuri , për ta jetuar jetën në liri , por nuk i ndahet Fevzo i cili në monitor nxjerr majë shkëmbit trupin e ish presidentit , duke u dridhur gati për katapultim . Si moderatori nuk përmbante dridhjet se nuk dihej seç mund t'i ndodhte nga ajo lartësi , por edhe publikut që e ndiqte ç'të mirë kishte ta shihte të gremisur . Ish presidenti si të kishte ndjerë shqetësimin , vetëm se i dhimbsej populli , ia largoi sikletin e madh që po hiqnin, duke i thëne se ai ishte me këmbë në tokë . Po kush mund t'i besonte syve, të cilat ia sillnin para ekranit se më këmbë në tokë ishte shkëmbi , por jo ish presidenti që s'ju ndanë patericat dje në pushtet , por edhe sot majë shkëmbit . Thoni morr burra është apo s'është Sizif i tradhtuar !? Punë Sizifi ka bërë një jetë të gjithën , por shkëmbin e tradhtisë e morri vetë mbi shpinë që kurse krijoi LSI -në , iu fut karrierës duke shkuar andej nga frynte era e pushtetit . I mësoi të vetët , por më keq të shoqen, duke ia dhënë çelësat e partisë . Ore Nexhmia ishte Xhunglin , që kishte mbajtur mbi shpatulla LNÇ dhe Enveri anëtare të KQ e bëri, ky i dhe gruas kreun e LSI -së . Do të tradhtojë . Si të dëgjojë , kur ia ndryshove dhe emrin PL , kur ai emër mund ta bënte dhe kryeministre . Të tradhtoi politikisht sepse me Sizifë , hip e zbrit shkëmbinj nëpër maja malesh, në greminë keq e më keq do të çosh partinë . Sa për ''djegiet'' për popullin që përgjërohesh nëpër ekrane , s’të pinë më ujë . Leri ata treqind mijë Vojo Kusha, që ia tregon nëpër ekrane kreut të SPAKUT Dumanit për ta intimiduar , gjoksin gropë e bëri dhe kryetari i rithemelimit, po me muaj që i vjen vërdallë shkëmbit nga dritarja e ''shtëpisë së arrestit'', po kurrkujt nuk i është dredhur qerpiku , për ta ulur në tokë të shohë diell me sy sepse s'është pa gjë , hetimi i tij , por edhe ty të fortit të madh që shet trimëri ekranesh , ka për t'i nxjerrë kartat drejtësia sepse në dyert e SPAKUT , nuk futet njeri pa rënë në gjurmë .... Se e the mirë në intervistë ; vetëm ''Sasha '', po të qëndron besnike sa t'i mbarohen edhe asaj minjtë dhe ka për të marrë rrugët në kërkim të gjahut .... Se me mëndje tënde hip e zbrit shkëmbinjtë ndonjë ditë , prit kur të tradhtojnë këmbët dhe ec e të gjejë qetë roja e sigurisë me gjykatat...Mirë që s'të bënte tër syri nga SPAKU , se sipas bindjes tënde , njësoj siç ndodhi me reformën në drejtësi me gjyqtarët e plepave të Durrësit e drejtuar nga ndërkombëtarët i njëjti fat, do të pësoj dhe reforma me kaq thagmë , por s'është tjetër veçse një drejtësi e kapur nga Rama. Skajpi i afruar nga Fevzo për t'ja përcjellë laiv kryeministrit , pa t'u dridhur qerpiku i syrit , ia zbraze karikatoren në sy të publikut se ai do të përfundojë , keq e më keq me katër milionë shqiptarët që do të mbledhësh mbas konventës së PL -së me 26 Prill , ku do të luftosh nepotizmi brenda partisë, duke bërë pastrimin e tradhtarëve përfshi dhe bashkëshorten, e cila më dymenë e saj e ka kthyer partinë në një parti familjare . Nuk u mor vesh se ardhja në krye të LSI-së , ishte ndonjë tradhti ndaj të zgjedhurit Vasili , apo thjesht hapje krahu për arsye shëndeti sepse nuk e lejonin këmbët të lëvizte, meqë partia, kishte të rënduar shumë dhe këtë, më mirë se kushdo mund ta bënte gruaja e cila , ia kishte marrë dorën grumbullimit të të rinjve në plazhet e Lalzit sipas rrëfenjës së ish presidentit. Jo shqiptarët në arrati , si të mos i mjaftojnë 33 vitet që mbahen varur nga ligjërata shterpë , por u dashke akoma, të dëgjojnë mbroçkulla të tilla politikanësh . Ndërsa isha i zënë nga monologu i burrit, me një revoltë që kishte pushtuar lokalin , ajo që s'më shkitej nga mëndja ishte ''Sizifi i tradhtuar ''. Mbase kishte një të vërtetë të madhe sepse si kryetari i PL -dhe të tjerë liderë opozitarë , po bëjnë një punë ''Sizifi'' që përpiqen të ngrenë shkëmbin, por ai rrokulliset , po sa i ngjitet majës së malit , sepse interesi i tyre, s'është për të ndërtuar ndonjë gjë të mirë për popullin , por i gjithë mundi shkon për xhepat e tyre . Tani që drejtësia u ka rënë në gjurmët e vjedhjeve ''Sizifat '' e ''tradhtuar'' nga pasuritë , ka për t'i zënë shkëmbi nga sipër . Mjafton të ndjekësh monologjet e tyre nëpër ekranet , për të kuptuar se sa me hije po i bën SPAKU , pavarësisht trimërisë që shesin e kërcënimeve duke u rrahur gjoksin , drejtësinë e reformuar nuk mund ta tundojë dhe zoti vetë sepse, është bekim i popullit që i qan syri, për të vënë në vend drejtësinë e munguar tashi dhe 33 vite demokraci , dhe padyshim një mazhorancë që mbështet pa bërë kompromis, as me të vetët të korruptuar .