
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut


Skulptura më madhështorja e të gjitha kohërave fokusohet në gjestin, dukjen dhe ngjashmërinë. Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi paraqitet me një fytyrë serioze të mprehtë, sy seriozë, vështrim ngulitës, hunda kërrut, që bie mbi buzët hollake të mbledhura, mustaqe të rregulluara mirë, mjekër jo e stërzgjatur, por e prerë me kujdes. Kjo vepër na shfaqet shumë serioze, teje psikologjike. Shkon tutje pasqyrës së skulpturave që jemi ngopur e stërngopur. Është njerëzor tepër njerëzor. I holluar në çdo detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Nëse shikohet mirë nuk është trupmadh, duket si trupmadh, nxjerrja e gjoksit jashtë, simbol i trimërisë, fakteve historike. Mbart veshjen e rëndë kalorësiake mesjetare të detajuar nga skulptori i cili bën hulumtim të kostumografisë. Shihet fustanella shqiptare. Thyerja, lëvizjet draperia peshojnë mbi fizionominë e tij. Mban mburojën me shqiponjë dhe me yllin lartë. I zbritur nga kali, i ç’veshur nga çdo lloj petku patetikë, larg hiperbolave, i fokusuar në një plastikë natyrale njerëzore, sepse sado që skulptura zhytet në rrënjët e realizmit klasik, prapë se prapë mbart hijen mesjetare. Nuk është ai Skënderbe i Paskalit të cilin secili prej nesh e mbanë në zemër dhe në kujtesë. Është një Skënderbe i faktuar nga hulumtimi shkencor i personazhit të filmit të famshëm të Skënderbeut dhe kombinim i disa gravurave. Saktë, tamam për ta zbuluar çdo gjymtyrë anatomike duke u nisur nga balli, sytë, hunda, goja, mjekra, kraharori dhe në tërësi trupi. Mbas lëvizjes kompozicionale, vet skulptori ndjen në brendësi hijen e Gjergjit. Po të jesh skulptor nga i cili rilindin shumë personazhe, duhet të kesh shpirt prej aktori, t'i ndjesh në shpirt sikur rolet të cilat jetësohen nga një trup e shpirt që nuk ju takon atyre. Shumë i ngushtë është kufiri ndërmjet aktorit dhe personazhit. Skulptori këtu liron zinxhirët e shpirtit lundron e lundron drejt një bote të thellë e të mistershme të cilën vërtet e shpërfaq duke mos anashkaluar faktet shkencore. Skënderbeu duket si mendimtar, strateg, i thellë në projektet e tij duke kalkuluar rezultatet të cilat i kishin konkluzionet e mira dhe të sakta. Shikimi i tij i thellë që krijon batica dhe zbatica për çdo skulptor nga që mendimi nuk shihet, por duhet të shfaqet mbas mimikës të cilën e vërejmë. Skulptura duhet të shtrihet më hapësirën, të komunikoj me arkitekturën përreth, t'i rezistoj klimës, hijeve që do përplasen mbi këtë kompozicion. Skulptori e mendon mirë këtë sepse nga të gjitha anët e vrojtimit optik hija e Gjergjit na sfidon.
Më të lexuarat


HUNGARIA – jashtë Bashkimit Evropian?

Zhvillime dhe arritje të Shoqatës Oftalmologjike shqiptare ndër vite

Çfarë nevoje kishim për një tjetër individi jashtë tashmë konsideratës amerikane!

Juve qytetarë, mos kujtoni se “skeçet” e politikës në Parlament e kudo, janë pa kosto !

Qou vadis Bashkimi Evropian?

Shqipëri moj dele e butë, të rrjepin 140 hajdutë

Paradoksi heretik apo retorika e formave!?

Ngjarjet e Himarës dhe togat e zeza atdhetare

Mekanizmi që frenon mekanizmin...

Safet Hasani: UÇK ishte ushtri çlirimtare, qeveria duhet t’u japë më shumë vëmendje veteranëve të luftës, ndërhyrja e policisë së Kosovës në Veri brenda kornizës ligjore
