BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Opinion / Editorial

Sofo Kuteli i etur për dije dhe kulturë

Sofo Kuteli i etur për dije dhe kulturë

Nuk ka rëndësi kush je, nga je dhe nga vjen, por çfarë je, çfarë bën dhe çfarë le pas. Çdo njeri, po t’i skanosh rrugëtimin nëpër monopatet e jetës, sheh qartë se nuk e ka pasur të lehtë, për të dalë në breg të suksesit. Secilit që ka arritur të realizoi ëndrrën e tij në jetë, i është dashur punë, sakrifica, sfilitje, dije dhe kulturë. Suksesi, është pjellë e mendimit dhe investimit që bën njeriu në sektor të veçantë. Nuk ka rëndësi profesioni se çfarë ushtron, rëndësi ka vizioni dhe misioni ku t’i kërkon të arrish, nëpërmjet punës dhe veprimtarisë tënde jetësore, të ndershme. Njeriu ka iluzion, shpreson dhe lufton të arrijë, atë çka ka objeksion. Një ndër dukatasit, që punoi, krijoi, e ndërtoi me ndershmëri e fantazi biznesin e tij në Parkun Turistik të Llogorait, ishte Sofo Kuteli. Ai, ishte i denjë për jetën, se e çmonte dhe e vlerësonte atë, duke punuar e krijuar. Megjithëse jeta e tij aktive, u përkund e balancuar mes dy sistemeve, atij monist dhe pluralist, ai diti të tregojë vlerat e tija njerëzore dhe shoqërore. Sofua u lind në 21 Mars të vitit 1947, në Dukat të Vlorës. Shkollimin fillor dhe shtatë vjeçar e kreu në vendlindje, në shkollën “Hasan Mëhilli”, në Fushë-Dukat, me rezultate të mira. I prirur për të fituar një profesion, vazhdojë shkollën dy vjeçare të kuzhinierëve në Tiranë. Pas mbarimit të shkollës, u emërua kuzhinier në Ndërmarrjen e Tregtisë, në Llakatund të Vlorës. Prej aty, u thirr të kryej detyrimin ushtarak dy vjeçar. Pasi mbaroi shërbimin ushtarak, filloi punë në kuzhinën e Ndërmarrjes së Tregtisë Orikum, ku punoi për disa vjet. Në vitin 1975 u emërua kuzhinier në kuzhinën e Brigadës së Nëndetëseve në Pashaliman, një vlerësim i madh për kohën, ku punoi për 12 vjet rresht deri në vitin 1987. Në vitin 1987 filloi punën në kuzhinën e Klubit “Flamurtari”, e mandej në kuzhinën e Tregtisë po në Llogora,deri në prishjen e sistemit, ku u mbyllën ndërmarrjet shtetërore dhe kaloi në veprimtari private. Në të gjitha vendet e punës ku Sofua punoi e qarkulloi, tregoi aftësi, mjeshtëri, sjellje qytetare, marrëdhënie miqësore dhe humanizëm shoqëror. Karakterizohej nga aftësia në punë, korrektesa dhe dashuria për njerëzit. Ndërrimi i sistemeve në Shqipëri erdhi si uragan, dhe solli anomali e çrregullime te shumë punonjës,që e patën të vështirë të adaptoheshin me ekonominë e tregut. Ishte një kapërcim pindarik, që kërkonte vizion, mençuri dhe iniciativë, që të filloj një veprimtari private. Një ndër pionierët e parë që diti të orientohej në rrugën e ekonomisë së tregut, ishte Sofo Kuteli. Me optimizmin dhe qetësinë që e karakterizonte, diti të penetrojë në labirintet e jetës. Parku i Llogorait është një oaz turistik, që e ka falur natyra dhe që të krijon privilegjin për të krijuar aktivitet privat. Me besim te aftësitë dhe eksperienca e suksesshme shumë vjeçare në fushën e shërbimit social, ai doli në pararojë të gjithë lokaleve që u instaluan në pikën turistike të Llogorait. Karakteri i pastër, i kombinuar me energjitë dhe vullnetin e pa epur, ishin armët që e shoqëruan Sofon të dalë faqebardhë në breg të suksesit. Ai karakterizohej nga disa cilësi të rralla, që e bënte lider mes tërë pronarëve të lokaleve, që janë instaluar në Llogora. Ishte dashamirës, frymëzues dhe ofronte ndihmë ndaj kolegëve që punonin në të njëjtin sektor. Ishte njeri me botë të gjerë shpirtërore dhe kulturore. Nuk kishte ambicie, xhelozi, keqdashje, përkundrazi, i ndihmonte dhe gëzohej për suksesin e shokëve. E donte profesionin e kuzhinierit dhe ishte krijues dhe kishte ekzigjenca për të krijuar specialitete të veçanta,që joshte dhe tërhiqte klientelën elitare. Krahas tradicionales, ai kishte futur menu moderne me asortimente të kombinuara, që kënaqte shijet e tërë shtresave dhe kategorive shoqërore, jo vetëm vendase, por dhe vizitorëve të huaj. Sofua e donte, e zotëronte dhe e përsoste në vazhdimësi profesionin e tij. Ai, krijoi një model ngrehine turistike, me një kuzhinë të kombinuar tradicionalen me modernen, ku secili klient kënaqte shijet e tija preferenciale. Emri i tij lakohej nga gjithë vizitorët për mikpritjen dhe fjalën e ëmbël, mozaikun e pjatave që ofronte në tavolinë, shërbimin e kulturuar dhe përmbushjen e kërkesave për gjithë kategoritë e klientëve. Kuzhina është art. Dhe Sofua, ishte një artist i vërtetë në profesionin e tij. Por interesat e tija njerëzore, ishin shumë më të gjëra, duke kapërcyer kufijtë e profesionit, duke dalë në autostradën e dijes dhe kulturës së gjerë shoqërore. Lumturinë e tij, e përjetonte brenda lumturisë së njerëzve që e rrethonin. Ai ndiente kënaqësi, kur shikonte sukseset e miqve dhe shokëve të tij. Ishte altruist dhe ndihmonte njerëzit në nevojë. Kishte interesa të gjëra arsimore dhe kulturore. I dashuruar pas kulturës dhe letërsisë, nuk rresht së lexuari libra të gjinive të ndryshme me karakter letrar, historik dhe publicistik. Ky pasion dhe vizion për jetën, e kishte bërë atë njeri të kompletuar me dije dhe kulturë multidimensionale. Me Sofon,pa ndrojtje mund të bisedoje për poezinë, letërsinë, politikën dhe veçanërisht për historinë, që e kishte “dashnoren” e përjetshme. Ishte tepër aktiv, edhe pse kishte bërë disa ndërhyrje kardiake. Ai, nuk i trembej vdekjes, por jetës boshe. Udhëhiqej nga filozofia e Gëtes se: “Të rrosh më kot, do të thotë të vdesësh para kohe”. E këtë plogështi, apati, e sfidonte me një jetë aktive, duke qenë i pranishëm e pjesëmarrës në veprimtaritë e Shoqatës “Dukati”, ku jepte dhe kontributin e tij financiar në organizime jubilare. Sfera e veprimtarisë së tij ishte shumë e gjerë. Ai, dilte mbi interesin personal, pasi ishte patriot dhe ndiqte me përkushtim dhe veprimtaritë patriotike kulturore të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”. Nuk është i rastit fakti, që në Kuvendin e shtatë të Shoqatës Labëria që u mbajt në Tepelenë në muajin Dhjetor të vitit 2023, në praninë e shumë personaliteteve të kombit, Sofua ishte delegat i Degës së Shoqatës të Orikumit. Familja dhe mjedisi shoqëror do ta ndiej mungesën e Sofos, që pa pritmas u nda shpejt nga jeta. Po të jetuarit nuk ka të bëjë me sasinë e viteve, por me cilësinë e jetës. Sofua diti ta jetoj jetën me dinjitet, personalitet dhe prosperitet shoqëror. Ai, kryente në perfeksion profesionin e kuzhinierit dhe menaxherit të lokalit, që pa mëdyshje mund ta quaje “profesor” të kulinarisë. Njëkohësisht, ishte aktiv dhe i kudo ndodhur në veprimtaritë shoqërore të Shoqatës “Dukati” dhe “Labëria”. Nuk janë të rastit nderimet dhe vlerësimet me fletë lavdërimi e fletë nderi, si dhe tituj, urdhra e medalje të ndryshme , që ka marrë nga institucione të larta shtetërore dhe shoqërore. Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekret Nr. 5184, dt. 29.6.1974, “ , e ka dekoruar: “ Për shërbim të mirë ndaj popullit”.Kjo dekoratë e lartë, flet shumë për cilësitë e rralla karakteriale dhe profesionale, që e kanë shoqëruar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në punë dhe në jetë. Edhe gjatë periudhës mbi tridhjetëvjeçare të sipërmarrjes private, aktiviteti i tij ka qenë i spikatur dhe i tejvlerësuar, në opinionin e gjerë shoqëror, për cilësinë, asortimentin dhe shërbimin e kulturuar, që e dallonte nga të tjerët. Për tërësinë e këtyre vlerave të veçanta, ai kishte tërhequr vëmendjen e instancave të larta shtetërore dhe është nderuar nga Shoqata gastronomike dhe turistike me Medalje Nderi, në vitin 2015, si mastershef. Duke qenë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë patriotike-kulturore, i angazhuar me kontribute konkrete financiare, ai ka dhënë një ndihmesë të dukshme në gjallërimin e jetës së Shoqatës “Dukati”. Për këto cilësi e virtyte të veçanta, Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, e ka nderuar me titullin e lartë “Mirënjohje të Labërisë “. Nderimet s’kanë fund. Por nderimi më i madh është opinioni i gjerë shoqëror, që të vlerëson dhe respekton pambarimisht. Sofua kishte fituar “dekoratën” më të lartë, respektin e gjerë shoqëror, që e bën të pavdekshëm në kujtesën e njerëzve. Ai, gjatë gjithë rrugëtimit të jetës së tij, ka shkulur gjemba dhe ka mbjellë lule në kopshtin e mirësisë. Sofua u nda nga kjo jetë, duke krijuar dhe lënë pas një pasuri të pavdekshme, emrin e një ndershmërie që s’vdes kurrë. Siç shkruan Katon Dionis: “Është i lumtur kush vdes pasi e ka jetuar jetën ndershmërisht”.