BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

SPAK-u, Berisha, turmat dhe ata që i lutën të ikë...

SPAK-u, Berisha, turmat dhe ata që i lutën të ikë...

Në vitin 2013 kur po ndodhte rotacioni politik në pushtet pasi që PD pësoi disfatë të plotë e Sali Berisha dha dorëheqjen, shkrova e botova në gazetën "Sot" shkrimin "Doli nga dera, për të hyrë nga dritarja, pasi e kemi qarë me lot". Në këtë kinse ikje, si fasadë u vu Lulëzim Basha. Berisha kurrë nuk u largua nga drejtimi, por luajti rolin e eminencës gri. Edhe gjëmën e ‘non-gratës’ nga amerikanët po e përballon, çfarë askush veç tij nuk mund ta bënte. Berisha, sa të ketë Shqipëria një lloj turme të verbër e një tufë karrieristë të paskrupullt që kanë bërë pasuri nën hijen e tij, do të bëjë punën e zhurmuesit politik dhe viktimës njëkohësisht. Sikur Shqipëria të mos kish punë e hall tjetër veç hallit të tij. Berisha është mjeshtër në manipulimin e opinionit publik. Ai shfrytëzon çdo thashetheme nga qytetari i tij digjital, por edhe çdo të vërtetë nga pakënaqësia e njerëzve, sa publiku, aq më tepër ata që i shkojnë pas verbazi, nuk arrijnë të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta. Në këtë rast të vërtetat që përdor e ndihmojnë kreun e ‘Foltores’, që flet nga kati i pestë me megafon, të mbulojë qëllimin e vet dhe kinse lufton për ideale të larta. Ai e di më mirë se kushdo që nuk fiton, as sot e as mot, por përpiqet për të mbijetuar. Mobilizimi i tij është total. Shkon pas thënies së Shekspirit "Qëndro që armiku ta ketë frikën". Dhe kjo po ndodh. SPAK-U është mpakur para sulmeve marramendëse që po i bën Sali Berisha duke i quajtur vegla të krimit e kriminelë. SPAK-u as del ti përgënjeshtrojë këto akuza. Kjo tregon se Berisha di ku e kë të sulmojë dhe është më i mençur se kundërshtarët e vet. Ai u bën presion organeve ligj zbatuese që ata të mos veprojnë. Të mos guxojnë të shkojnë më tej se kalamendja me një firmë. Mbi qeverisjen e Berishës rëndojnë krime, por askush nuk po e akuzon për 4 të masakruarit e 21 Janarit 2011 as për 36 viktimat e Gërdecit 2008, as për shkatërrimin e Shqipërisë në kohën e presidencës së tij 1992-1997, me një kryeministër mediokër si Aleksandër Meksi që rri strukur si një urith. Berishën veç po e gudulisin për një firmë të Klubit "Partizani" kur ishte kryeministër. Veç për një firmë se vulën ja kanë marrë minoranca që i doli dore. SPAK-u dhe Berisha po lozin. Dhe kanë arsye për ta bërë këtë. SPAK-u nuk e përballon dot Berishën, por as Berisha nuk e shmang dot SPAK-un. Janë në një rreth vicioz, nuk i shpëtojnë dot njeri-tjetrit. Berisha është gurë prove për SPAK-un. Nëse heqin dorë nga Berisha dhe ky del i pa lagur, në Shqipëri nuk do të ketë më dënime për kokat e politikës e të shtetit që e kanë vjedhur këtë popull mizorisht. Ata që e kanë lënë në varfëri, që e kanë përzënë si të ishin muhaxhirë pa atdhe, do të vazhdojnë të mos ndëshkohen edhe në të ardhmen. Të dy palët mashtrojnë e vet mashtrohen. Këta thonë se toka te klubi "Partizani" ju kthye pronarëve. Këta dhe ata, akuzuesit e të akuzuarit, të dy palët pra me gjithë avokatët tellallë gënjejnë dhe gënjeshtrën e bëjnë ligj. Kur italianët bënë fushën e aviacionit ku përfshihet edhe toka ku më vonë u ngrit klubi "Partizani" nuk ka pasur asnjë shtëpi në atë vend. Ishin kopshte dhe tokë që përdorej për bujqësi a blegtori, ase tokë djerr. Në vitin 1940, por as deri në vitin që u ngrit klubi "Partizani" familjet Begeja e Compani nuk kishin shtëpi në atë vend. Pra nuk ishte tokë truall. Por çfarë thotë ligji 7501? Tokat që nuk janë truall konsiderohen toka bujqësore e nuk kthehen, veç rasteve kur pronari është bujk dhe e ka në përdorim. Kam të trashëguar 27 dynym tokë bujqësore në ish fermën e Shtojit, Shkodër, por nuk më kthehen. Dhe kanë të drejte se në këtë rast vepron ligji. Po pse atyre të Begeve dhe dhëndrit të Sali Berishës i kthehet, apo se këtu nuk vepron Ligji por Maliqi. Po SPAK-u si nuk qenka në gjendje të lexojë e të interpretojë ligjin 7501? Dinë, por edhe ata gjejnë shtegun pa telashe të mëdha. Duan ta dënojnë Sali Berishën për një firmë. Kësisoj një dënim i butë, kondicionel, dhe shpëtojnë nga telashet. Gjykata nuk do ta lërë të dënuarin të merret me veprimtari drejtuese, kësisoj Sali Berisha shmanget. Ky është qëllimi. Shmangien e Sali Berishës si kundërshtar politik. A po bën lojë politike SPAK-u vetë, apo ky është udhëzim amerikan sipas stilit të eliminimit të Al Kapones për evazion fiskal kur të vrarët prej tij në rrugët e Çikagos i kalonin shifrën 200. Thirrja në Uashington DC e Bardhokut ndërmjetës nuk është pa asnjë kuptim. As ardhja e Sekretarit të Shtetit Amerikan në Shqipëri për tu takuar me Dumanin e SPAK-ut nuk ka si të mbulohet veç si serum për Drejtësinë e kalamendun shqiptare. Ndaj është katandis dueli SPAK-Berisha si një lojë pa fitues, por edhe pa humbës. Ngjashëm me disa pensionistë që lozin domino në park pastaj të qetë shkojnë e hanë drekën. Apo si fëmijët në lojën kukafshehtas e që ndahen me mirëkuptim. Por ka disa që i bëjnë thirrje arsyes se Berishës, që për shpëtimin e PD të tërhiqet butë. Këta janë iluzionistë. Kjo është si ti thërrasin arsyes së një njeriu që po mbytet duke i thënë mbytu sa më shpejt të shpëtojmë prej teje. Berisha nuk tërhiqet, është trashëgim nga koha e kapitenëve të vjetër, mentalitet të cilit i përket dhe ai, kur vinte fundi kapitenët mbyteshin bashkë me anijen e vet. Ashtu po bën dhe Berisha, me destinë "pas meje qameti!" Po këta Spakillarët nuk duan ta lënë anijen të lundrojë, por as të mbytet. Si në gojëdhënën "Baba, kapa hajdutin". Sille - i thoshte babai. Nuk e sjell dot se ai nuk do- gjegjej i biri. Po lëshoje atëherë - i tha babai. Djali ia ktheu: E lëshoj unë po nuk më lëshon ai. Kësisoj loja cic-mic me drejtësinë Sali – SPAK vazhdon...