BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Spekulimet e akademikut Vasil Tole nuk kanë të mbaruar

Spekulimet e akademikut Vasil Tole nuk kanë të mbaruar

Përmes televizionit Njuz 24, nga gazetarja Misea Tufa, mësuam për librin e akademikut Vasil Tole “ Kabatë me gërnetë dhe violinë”.Në intervistën e tij, akademiku Tole pa përgjegjësi shkencore dhe njerëzore, deklaroi se »deri sot nuk ka pasur informacione, se cilët kanë qenë këta mjeshtër, protagonistë që realizuan orkestrat e sazeve, dhe kabatë », se « shkrimet për kabanë nuk kanë pasur natyrë antologjikederi sot » etj. 


Sa dëgjuam spekulime të tilla të neveritshme, se gjoja”sot na munguakan informacionet për mjeshtrit e sazeve,  në çast morëm nga biblioteka librin “Kaba dhe avaze”, të dhuruar nga etnomuzikologu Kosta Loli. Morëm gjithashtu edhe librin e akademikut Tole për kabatë dhe lexuam: “E mora nismën për publikimin e këtij libri, që përmaban të dhëna thelbësore për sazet, mjeshtrit e tyre, dhe mbi të gjitha për një koleksion të zgjedhur kabash me gërnetë e violinë, pasi kjo trashëgimi e madhe njihet pak, ose aspak dhe është e domosdoshme që ajo të dokumentohet dhe të përcillet më tej. “(Vasil S. Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë”, mediaprint, 2024, f. 5) 
Nga kjo sentencë e çakorduar, kuptuan se akademiku Tole vazhdon të vuajë nga çmënduria e madhështisë! Vetëm akademiku Tole mund të propagandojë se “sazet dhe kabatë, njihen pak ose aspak” në Shqipëri dhe se libri i tij na “përmban të dhëna thelbësore”, që duhen “përcjellë më tej”! Këtë mision e ka kryer me perfeksion 21 vjet më parë enomuzikologu i pasionuar Kosta Loli, libri i të cilit “Kaba dhre avaze”, botuar në Janinë në vitin 2003, në shqip dhe greqisht, ka po ato objektiva që reklamon sot akademiku Tole: përmaban të dhëna thelbësore për sazet, mjeshtrit e tyre, dhe mbi të gjitha ka transkiptuar 39 kaba me gërnetë e violinë, të cilat instrumentistët e rinj do t’i gjejnë me nota në pentagram, në librin e Lolit.


Mashtrimipublik i akademikut Vasil Tole, e vë në pozitë të vështirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për karagjozë të tillëqë publikojnë në vitin 2024 mashtrime, se muzika e sazeve nuk njihet, ose njihet fare pak! Jo vetëm mijra e mijra dasma e kanë bërë të njohur këtë formacion muzikor në popull, por edhe në mijra koncerte populli i ka parë këto orkestrina në skenat e Pallateve të Kulturës dhe në ekranet e televizionit. Studiues të Institutit të Kulturës Popullore, e kanë trajtuar këtë problem me seriozitet tek “Gjurmime folklorike”dhe shkrime të tjera te revista “Kultura popullore”.
Akademiku Vasil Tole,në shënimet në fund të faqeve të librit,përmend tre artikuj të etnomuzikologut Kosta Loli: “Kabaja”-  Pararoja, 7 shkurt 1976, Kosta Loli “Vështrm mbi kabanë si formë e polifonisë popullore instrumentale”, Nëntori v. 1977 nr 6, f. 170-176, dhe “Kaba dhe avaze”, Kultura Popullore, nr. 2. 1984, f. 66). Të tre artikujt e Lolit, që përmend akademiku Tole, kanë moshë 45 vjeçare ndërsa libri “Kaba dhe avaze”, të etnomuzikologut Kosta Loli, të cilin Tole nuk e përmend asnjë herë,ka moshë 21 vjeçare.
Akademiku Tole mundohetta fshehbotimin e librit “Kaba dhe avaze”,sepse ai ka një lëndë shkencore shumë herë më të pasur, sesa libri i akademikut Tole, madje kanë të njëjtën strukturë. Me këtë veprim tinzar, Vasil Tole ka dëshmuar ligësinë shpirtërore të tij. Justifikimi demagogjik i akademikut Tole, se ka punuar për librin 30 vjet më parë, kërkon të anashkalojë etnomuzkikologun Loli, gjoja për një punë paralele, ndonse botimii Toles vjen 21 vjet më pas nga botimi i Kosta Lolit, çka na bind për një manovrimantishoqëror. 
Etnomuzikologu Loli e ka filluar studimin e Kabasë, qysh në vitin 1976, kur Vasil Tole ishte ende në çerdhen e lagjes.Në revistën “Nëntori”1976, Kosta Loli botoi studimin në një këndvështrim strukturor të zhanrit të kabasë:“Vështrim mbi kabanë si formë e polifonisë popullore instrumentale”. Pasi i zgjeroi dhe i thelloi idetë e tij mbi kabanë, autori Loli,tetë vjet më vonë, në vitin 1984 boton në revistën “Kultura Popullore”, organ i Institutit të Kulturës Popullore  të  Akademisë së  Shkencave, studimin “Kabaja me saze”.duke botuar së pari një sërë artikujsh e studimesh mbi çështje të ndryshme të muzikës profesioniste shqiptare në organe qëndrore letrare-artistike të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si “Drita”e “Nëntori”. Me punën e tij në aspektin pedagogjik dhe në atë shkencor-muzikor, Kostas Loli ka dhënë ndihmesë në një sërë veprimtarish shkencore kombëtare e ndërkombëtare muzikologjike e etnomuzikologjike mbi jetën artistike të orkestrinave të sazeve dhe kabasë. 


Me thjeshtësinë e tij të admirueshme dhe natyrën rigoroze në hulumtime të përditshme në mjediset e artistëve të kabasë, Kosta Loli i jep studimit formë të plotë shkencore.Në librin e botuar në Janinë, etnomuzikologu Loli kurorëzon punën 25-vjeçare, me një produkt shkencor serioz, duke bërë një përgjithësim të njohurive mbi kabanë.
Kosta Loli, qysh kur filloi punën në Pallatin e Kulturësnë Përmet, në vendlindjen e Vasil Toles në vitin 1974,kur sapo kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, ka hulumtuar çështje si: hapësira gjeografike në të cilën kanë bërë dhe bëjnë jetën artistike sazet, koha e lindjes së tyre, mjeshtërit sazexhinjë më të shquar, formacioni tipik tradicional i sazeve,funksionet muzikore që luajnë instrumentet përbërës (klarineta, violina, llahuta, darja), repertori karakteristik i tyre, dallimet  artistike krahinore të muzikës së sazeve etj. Në këtë këndvështrim, etnomuzikologu Kosta Loli i ka thënë të gjitha ato që i duhen një studiuesi të muzikës popullore me instrumente, prandajakademiku Vasil Tole nuk kahulumtuar asgjë të re në 30 vjet (!) përveçse përsëritje idesh e fjalë parazitare, pa ngarkesa shkencore, teorike dhe estetike, duke spekuluar sigjithmonë me emra jashtë muzikorë, si Kadare, Çabej, etj.


Ndonse akademiku Vasil Tole pretendon, se studimi  i tij ka 30 vjetnë proces, në studimin e tij ka vetëm informacione dhe deduksione të etnomuzikologut Kosta Loli, librin e të cilit “Kaba dhe avaze”, pseudoakademiku Tole, e ka marrë dhuratë nga autori dekada më parë. Me metodologjinë e përdorur,Kosta Loli ka theksuar kriterine përgjithësimit, prapa veçorive intinativo-modale të shembujve konkret muzikorë,si tërësi shembujsh muzikorë me të njëjtat veçori intonativo-modale.Autori thekson se mjeshtrat sazexhinj kanë luajtur një rol artistik me rëndësi historike në territorin ku ata veprojnë, kanë  krijuar zhanre instrumentale me veçori të spikatura nacionale, duke u mbështetrur edhe në të kënduarit shumzërësh vendas shqipfolës, grekfolës apo vllahofolës. Mjeshtrat e sazeve  gjallëruan artistikisht jetën shpirtërore të komuniteteve në zona të ndryshme etnografike, ata janë kompozitorët e parë të muzikës tradicionale qytetare. Mbi të gjitha punën e tyre artistike, etnomuzikologu Kosta Loli e ka ilustruar me nota në copra pentagramesh.
Akademiku Tole, si një studiues i degraduar e pa produkt të mirëfillt shkencor, ka kopjuar jo vetëm etnomuzikologun, Loli, por edhe të tjerë, e veçanërisht “Gjurmime foklorike” të prof. Ramadan Sokolit.  Do të sjellim vetëm disa ballafaqime për t’u bindur për praktikën e një spekulatori të rëndomt:Së pari – formulimin për formacioninmuzikor “Saze”, etnomuzikologu Kosta Loli, e ka shprehur: “Sazet janë formacioni kryesor në muzikën tradicionale instrumentale të territorit konkret gjeografik. Jeta e tyre artistike nis nga gjysma e dytë e shek të XIX e këtej, atëhere kur klarina dhe violina të ardhura nga jashtë, dhe të përhapura në traditën muzikore popullore gjetën një shtrat të ngrohetë në shoqërimin e llahutës  e të dajres, dhe të katërta bashkë lindën formacionin e sazeve.”(Loli, Kaba dher avaze, Janinë 2001, f. 85)
Akademiku Tole riprodhon ekzaktësisht formulimin e studiuesit Loli: “Sazet janë një nga formacionet muzikore popullore më të spikatura në fund të shek XIX  dhe fillimit të shek të XX në Shqipëri. Të përbëra nga veglat muzikore të klarinetës, violinës, dhe llahutës, ato lindën dhe ukjrijuan si dukuri urbane e qytetare, ...Kjo përbërje si e tillë e sazeve, del edhe në vargjet e këngës...” (Vasil S. Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 7)
Dhe më poshtë: “Kabaja me gërnetë është gjini e formë muzikore e individualizuar dhe autentike që shoqërohet me veçori muzikore  që ndryshojnë sipas zonave etnokulturore”. (V. Tole Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 24)


Çfarë të reje solli akademiku Vasil Tole në këtë formulim të sazeve, krahasuar me Kosta Lolin?! Me një pretenciozitet fals, akademiku Tole pozon: “Na rezulton, se kabatë e para u krijuan në dhjetvjeçarin e parë të shek XX për të kulmuar më pas në vitet 1920-1960“. (Vasil Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë...f. 24) Sikundër shihet, akademiku Tole pretendon se koha kur lindën kabat e para, i ka “rezultuar” akademkikut Vasil Tole, jo një studiuesi të mëparshëm! Nga i rezultoi kjo e dhënë akademikut Tole?!Kjo është pjesë e kërkimit shkencor dhe duhet të zinte vend në libër! Kjo i ka rezultuar nga studimet e prof. Ramadan Sokoliti cili ka shkruar qysh në vitin 1981 për kabanë, si dhe nga studimi i Kosta Lolit në vitin 1984 dhe 2003, të cilat Tole i përvehtëson fshehur.
Së dyti: Akademiku Tole e pretendon prejardhjen e kabasë dhe muzikës së sazeve nga kultura fshatare, të cilën e ka konfirmuar, përveç studiuesve të tjerë edhe etnomuzikologu Kosta Loli 21 vjet më parë në botimin e tij: “S’duhet harruar asnjëherë, se muzika profesioniste nuk bëri gjë tjetër vetëm se kultivoi muzikën popullore... muzika qytetare në përgjithësi ka lindur, duke u mbështetur, mbi muzikën fshatare”. (Kosta Loli Kaba dhe avaze, Janinë 2003, f. 77) Dhe më poshtë: “Në thelb kabaja dhe avazet, si forma të muzikës popullore instrumentale, përfaqësojnë shndrimin artistik të këngës shumëzërëshe fshatare vendase: gjatë rrjedhës së kohës kanë fituar pamje të qartë intonativo-modale, karakter të thellë instrumental, formë të përkryer artistike, përmasa të zgjeruara, stile të dallueshme muzikore krahinore etj.”(Kosta Loli, Kaba dhe avaze, Janinë, f. 79)
Ja si e përsërit këtë ide akademiku Tole: “Sazet si një fenomen urban, erdhën natyrshëm në zhvillimet e folklorit muzikor isopolifonik...doli në pah prirja për huazim të repertorit të mirëfillt muzikor me vegla të fshatit. Kjo vinte si nevojë normale e banuesit të qytetit shqiptar, i cili ishte i lidhur me fshatin e origjinës së tij...Muzika e qyteteve që shtrihen brenda zonave etnografike të Toskërisë dhe Labërisë, ruan lidhje të ndjeshme me muzikën fshatare.” (Vasil Tole, Kabatë me gërnetë dhe violin, f. 8-9)Sikurse e sheh lexuesi,është e njëjta gjë, pa asnjë detaj të ri nga akademiku Vasil Tole.


Së treti: Akademiku Tole pretendon, se na ka sjellë skemën gjeografike të shtrirjes së kabasë dhe muzikës së sazeve, ndërkohë etnomuzikologuKosta Lolinë kapitullin e parë, “Sazet dhe praktika e tyre”, bën objekt hulumtimi hapësirën gjeografike në të cilën kanë bërë dhe bëjnë pjesë artistike sazet: “Duke qenë se mbështetet në këngën shumzërëshevendase,kabaja ka rrënjë të forta në të katër krahinat kryesore etnografike të Shqipërisë së Jugut; të Myzeqesë, Toskërisë, Çamërisë dhe Labërisë.” (Kosta Loli, Kaba dhe avaze, f. 79)
Ndonse Kosta Loli ka qenë pedagog në Konservatorin muzikor të Janinës, në kohën kur botoi librin, nuk është rezervuar për ta trajtuar Çamërinë si krahinë etnografike e Shqipërisë së Jugut, por e ka dhënë shtrirjen e sazeve në tërë Shqipërinë e Jugut. Me këtë saktësi, studiuesi Loli ka mbetur një studiues serioz,ndërsa akademiku Vasil Tole i është shmangur kabasë dhe sazeve çame te variantet e shumta muzikore të Çamërisë, e veçanërisht te më e spikatura, vallja  e Osman Takës!
Studiuesi Kosta Loli argumenton, se kabaja ka bërë jetë vepruese edhe në qytet si në Përmet, Leskovik, Ersekë, Koçë, Pogradec, Berat, Fier, Vlorë, Tepelenë,(si pasojë e lëvizjes së instrumentistëve kabaja është e pranishme edhe në Tiranë).(K. Loli, Kaba dhe avaze, f. 80)Ndërkohë kabaja dhe avazet shfaqen si zhanër veprues edhe në jetën artistike folklorike, sa të banorëve të Minoritetit Grek që banon në Shqipërinë e Jugut, aq edhe te popullsia vendase si në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë. Pra, kabaja dhe avazet bëjnë jetë në tërë hapësirën gjeografike të Epirit të Veriut. (K. Loli, Kaba dhe avaze, f. 80)Mund të sillnim edhe të tjera ballafaqime që dëshmojnë se akademiku Tole ka përsëritur etnomuzikologun Kosta Loli, por zgjatemi tepër.
Etnomuzikologu dhe profesori Spiro Shituni, ka shkruar: “Kufijtë shtetërorë asnjëherë nuk mund të shërbejnë si kritere për të shpjeguar dukuritë kulturore në përgjithësi dhe ato muzikore në veçanti. Siç dihet në kohë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, kufijtë shtetërorë mund të ndryshojnë, (sikurse ndodhi në vitin 1913). Janë në radhë të parë faktorët etnik ata që mund të shpjegojnë së brendëshmi afritë dhe dallimet kulturore mes popujve, kombeve dhe grupeve të ndryshme etnike. Faktorët etnikë mbeten të pandryshueshëm me kalimin e kohës, ose ndryshojnë në mënyrë tepër të ngadalshme. Fakti që kabaja dhe avazet shfaqen si zhanër muzikor karakteristik, si për shqiptarët dhe për grekët e arumunët e Epirit të Veriut, duhet kërkuar në elementët e përbashkët kulturorë të këtyre popujve”. (Gazeta Gjirokastra Kulturore, nr. 8, 2014).


Përse akademiku Tole duhet të përsëriste etnomuzikologun Kosta Loli dhe t’i trajtonte deduksionet e tij teorike dhe shkencore, si studime personale në 30 vjet studim?! Në librin e tij, autori Loli pëmbledh 36 kaba e avaze, të regjistruara në zona të ndryshme etnografike, 32 prej tyre janë transkiptuar me nota në pentagram nga vetë autori, çka është një pasuri e madhe për instrumentistët e rinj.
Në kapitullin e parë, etnomuzikologu Kosta Loli, ka trajtuar mjeshtrit sazexhinj më të shquar: “Një nga qendrat e vjetra, ku sazet u zhvilluan dhe bënë traditë të pasur  është Leskoviku, shquhet familja e Asllan Leskovikut e fëmijët e tij Selimi – klarinetë, Hafize -violinë e këngëtare...por edhe në disqet e kompanive “Odeon”, “Kolumbia”.... Të tjerë nga krahina si Vangjel Leskoviku, Gaqo Lena, Hajdi, Xhevati, Mitro Jorgjos në violinë. Mjeshtrat popullorë nga Leskoviku krijuan mbi motive kolonjare një shkollë të veçantë interpretimi me melodi origjinale, këngë optimiste e timbër karakteristik”.(K. Loli, Kaba dher avaze, f. 86) Këtë analizë ka bërë autori Loli edhe me instrmentistët e Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Delvinës, Vlorës, Fierit, etj. Nuk ka shtuar asgjë më tepër akademiku Tole, (sepse nuk ka harruar asnjë prej tyre etnomuzikologu Loli) veçse Tole ka respektuar regjistrimin e të dhënave si në gjendjen civile, pa një vlerësim estetik të interpretimit të tyre.
Me studimin e tij plot vlera shkencore dhe estetike, “Kaba dhe avaze”, muzikologu Kosta Loli sjell një pamje të qartë të zhanrit aq karakteristik të kulturës muzikore qytetare, siç janë kabatë dhe avazet që interpreton orkestrina e sazeve. Për objektin e rëndësishëm që ngërthen, për çështjet interesante që trajton, për analizat e shumta që kryen, për pasurinë e shembujve muzikorë me nota muzikore në pentagram dhe, mbi të gjitha, për përfundimet në të cilat arrin ky studim, shërben për njohjene kabasë, si brilanti i muzikës së orkestrinës së sazeve. 
Akademiku Tole shprehet krejtësisht i sipërfaqshëm në mendimin muzikor. Do të ishte më mirë që akademiku Tole, të promovonte librin e etnomuzikologut Loli, sesa një libër me kopjime dhe mashtrime edhe për faktin, se kompozitori i mirënjohur, Mjeshtri i Madh Aleksandër Peçi me përpunimin artistik të kabasë, në filmin “Gjeneral Gramafoni”, e ka ngritur shumë lartë zhanrin e kabasë në muzikën e filmit dhe përgjithësisht puna e tij studimore dhe krijuese mbi kabanë, përbën gati një shkollë që prof. Peçi e konsideron “Kabaizmi”. Këtë të vërtetë muzikore, e dinë të gjithë muzikantët dhe qytatarët shqiptarë, por akademiku Vasil Tole, ka 30 vjet që meret me një “studim” për t’i bërë të  njohur Shqipërisë dhe shqiptarëve, Kabanë, orkestrat e sazeve dhe korifejtë e tyre (!) sepse edhe kompozitorin e mirënjohur dhe të afirmuar përmes veprave, Aleksandër Peçin, akadamiku Tole nuk e  njeh, as si prezencë fizike dhe as si produkt artistik! Kjo është shumë poshtëruese për personalitetin e akademikut Vasil Tole, por ai nuk e kupton pozitën në të cilën ka rënë.
Janë propaganduar vazhdimisht në shtypin shqiptar dhe televizion mjeshtrat e kabasë shqiptare, të paktën qysh nga Festivali Folklorik i Gjirokastërës 1968, kur këta mjeshtra kanë përfaqësuar qytetet e tyre në koncertet përfaqësuese dhe akademiku Tole shkruan se ata janë “pak të njohur ose aspak”. Duket qartë që akademiku Tole vuan nga qafa e lart! 
Është i pakuptueshëm shkrimi mbi koopertinën e librit të akademikut Tole: “Albanian intangible Heritage part of UNESCO Representative List”. Ky dokument na dëshmon se akademiku Tole e trajton edhe orkestrinën e sazeve –“iso-polifonike”, të futur në UNESCO! Kur e futi Vasil Tole kabanë dhe sazet në UNESCO? Si krijimtari të cilit popull e futi në UNECO, mos vallë si produkt artistik të sirenave greke, sikurse ka futur edhe polifoninë shqiptare? Vasil Tole, në mënyrë inkonjito, ka futur në UNESCO edhe vallen e nuseve të Dervicianit, me siguri si vlerë kulturore e popullit grek, ndonse në Greqi para 35 vjetësh, kjo valle nuk është kërcyer në asnjë zonë etnografike të Greqisë. Një drejtues i administratës së lartëtë kulturës në Shqipëri, na qenka i preokupuar për të ndihmuar më shumë kulturën greke, sesa kulturën shqiptare, aq sa edhe polifoninë, identitetin e shqiparëve, ia dha dhuratë sirenave greke! Edhe kabanë edhe orkestrinën e sazeve, akademiku Tole e ka konsideruar në festivalin e Përmetit dhe në raste të tjera, si “sazet iso-polifonike”, e cila edhe kjo, “do të mbetet si kënga magjike e sirenave » ! 
Këtë e ka konfirmuar edhe në librin etij për kabatë: «Struktura e sazeve qëndron në implementimin e strukturës së këndimit isopolifonik vokal” (Vasil Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 8)dhee përdor si lajtmotiv: “Sazet, që nga këngët isopolifonike labe më të njohura, realizuan tipat homologë të muzikës me saze”. (Vasil Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 14)
Edhe më i dalldisur është akademiku Tole për  vajtimet: “Kabatë vajtimore i dedikohen konceptit isopolifonik, të ndërtimit dhe veçanërisht të melodikës vajtimore.”(Vasil Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë,f. 30)
Autori Loli me modesti ka shkruar: “Besoj se kjo përpjekje do të jetë e vlefshme për studiuesit, për kompozitorët që kontribuojnë me krijimtarinë e tyre në forcimin e karakterit kombëtar të muzikës së kultivuar dhe në kushtet aktuale, për instrumentistët që i prek interpretimi virtuoz popullor dhe për të gjithë ata që interesohen për traditën muzikore popullore.”(K. Loli, Kaba dhe avaze, f. 81)
21 vjet më parë Kosta Loli nuk kishte parashikuar makutërinë e Vasil Toles, i cili nuk do ta konsideronte të vlefshën librin”Kaba dhe avaze”,por do ta përvehtësonte tërësisht, për të shënuar sa më shumë “libra”, që të justifikojë titujt falso dhe pozitën e lartë shkencore të tij!Për këtë akademiku Tole i bën autolëvdata vetes: “Ai është shquar për studime krijuese në fushën kryesore, muzikologji e etnomuzikologji, autori i më shumë se 25 librave studimorë”. (Val Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 141) Në të vërtetë akademiku Vasil Tole është shquar për librat “Odisea dhe sirenat grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”,si librat që e nderojnë mediokritetin dhe injorancën e akademikut Vasil Tole.


Për veprat e tij, Tole shkruan: “Gjuha muzikore e veprave të tij riviziton me shumë origjinalitet modelet arkaike të shumëzërëshit polifonik antik europian, trashëgimi shpirërore unikale e njerëzimit mbrojtur nga UNESCO”.(Vasil S. Tole, Kabatë me gërnetë dhe violinë, f. 142) 
Sikurse shihet akademiku Vasil Tole nuk e përmend shumëzërëshin polifonik shqiptar që ka futur në UNESCO si “iso-polifoni” të sirenave greke, e ndërkombëtarizon me shumëzërëshin polifonik antik evropian, për t’i dhënë legjitimitet aktit të tij barbar.
Një lartësim Vasil Tole i jep vetes me “operën” Skënderbeu dhe harron se opera është një gjini muzikore që ka dramë, ndërsa Skënderbeun akademiku Tole e mbylli në kishë dhe nuk i dha mundësinë e një aksioni a veprimi dramaturgjik, duke mos e përafruar qoftë edhe pak, me Skënderbeun e Preng Jakovës. E trajtoiheroin si në një oratorio të Konstandin Trakos në vitet 50-60 dhe padrejtësisht e konsideron Opera! Akademiku Tole ngopet me lugë të zbrazët, me furça që i bën vetes, si dhe me lajkat e servilëve që ia kanë interesin për pozitën në të cilën e kanë vendosur.