BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

Stop reklamat, emisionet dhe programet që promovojnë shthurje morale

Stop reklamat, emisionet dhe programet që promovojnë shthurje morale

Ju televizionet me programet që i servirni si “programe te famshme” si “emisione të famshme”, si emisionet me te “pëlqyera e ndjekura “, si persona VIP “të famshëm” me injorancë të famshme në fakt jini të tilla te “famshme”sepse “të famshëm” u bën juve dhe personazhet VIP tuaj promovimi i atyre veseve, antivlerave dhe të asaj anti-kulture që mjerisht ka jo pak njerëz që kënaqen, dëfrehen dhe i shikojnë, i “votojnë” dhe i duartrokasin ato, por që moralitetit, dinjitetit dhe intelektit normal njerëzor u shkaktojnë stres, neveri dhe vjellje shpirtërore pasi janë emisione e programe boshe që orientojnë mbrapsht dhe shtrembër. Ju televizionet qe emetoni programe amorale, vulgare, të pështira, të paturpshme e të ndotura, fallco e mashtruese, çoroditëse ,injorante e të korruptuara ku dominojnë argëtimi, papërgjegjshmëria dhe jeta bosh e pa parime morale jeni bërë pararojë që po i shërbeni degradimit të personalitetit, dinjitetit dhe moralitetit njerëzor; ju po i shërbeni degjenerimit, prishjes dhe kalbëzimit të familjes, shoqërisë dhe brezit të ri. Ju dhe emisionet e programet tuaja promovoni antivlerat me qëllim për të shkatërruar vlerat; promovoni mashtrimet dhe falsitetet kundër moralit dhe dukjen mashtruese; promovoni pisllëkun kundër ndershmërisë e pastërtisë; promovoni edukimin dhe këndvështrimin e shtrembër kundër edukimit pozitiv, moral e fetar; ju promovoni dhe modeloni modelin e VIP-ave injorantë, banalë, hipokritë, mashtrues, të paskrupullt, antisocial a dehuman; emisione që fabrikoni paturpësinë dhe propagandoni një kulturë e sjellje negative, të zhveshur shpirtërisht, moralisht dhe me edukatën e lakuriqësisë nxisni tradhtinë bashkëshortore, bashkëjetesën dhe divorcin; emisione të pa vlerë, antikulturë dhe të antitrashëgimisë së vyer njerëzore e kombëtare. Ju apo me saktë disa prej jush me anë të propagandës dhe emisioneve që emetoni qëllimisht injoroni dhe përjashtoni meritën, talentin, dhuntinë, profesionalizmin, ndershmërinë, patriotizmin dhe kombëtarizimin e vërtetë dhe virtytin sepse në televizionet dhe programet tuaja militantojnë dhe delitantojnë injoranca, halabakëria, mashtrimi, arroganca, hipokrizia dhe sponsorët e bartësit e tyre që mbështesin, përcjellin e fjalojnë zhurmshëm dhe banalshëm me opinione, fjalë, këngë, humor me gjeste e veprime skandaloze, imorale e banale. Shpresoj që publiku i shëndetshëm moralisht e kombëtarisht t’i bojkotojë dhe t’u kundërvihet këtyre televizioneve e programeve të tilla; uroj që publiku të mos ua mbushë sallat, të mos mashtrohet dhe as mos t’u dhurojë këtyre programeve e sharlatanëve duartrokitje, madhështi dhe as “statusin” e personazheve VIP. Ju ftoj në një pjesëmarrje kolektive për të kufizuar dhe ndaluar përhapjen e këtyre të këqijave për ta ruajtur moralitetin njerëzor. Shikoni se çfarë dëmesh publike e kombëtare të zor-riparueshme që po i shkaktohen shoqërisë; shikoni dhe dëgjoni se si fëmijët dhe rinia e shkollave: në shkollë , në rrugë dhe nëpër ambiente familjare e sociale shikoni se si po imitojnë këta VIP-a “artistësh” banalë të televizioneve; shikoni se si vishen, se si dhe se çfarë fjalori banal përdorin; shikoni se ku po degradon respekti ndaj prindërve, ndaj familjes;shikoni se çfarë këta modele falsoVIP-ash që prodhon televizioni , shikoni se çfarë ata të vetëkënaqur propagandojnë si sjellje, si shije dhe si kulturë harbuti, korrupsioni dhe interesi të korruptuar; me fjalët e fjalorin, me dukjen dhe pamjen mashtruese të famës së bukurisë lakuriqe dhe artificiale. Këto jane disa televizione , por jo vetëm ata ,por te tilla ka edhe gazeta dhe kjo sepse të tilla janë edhe politika, pushteti dhe shteti i korrupsionit dhe i antidrejtësisë në shërbim të të cilëve janë mediat si ortakë kundër publikut të shëndetshëm e patriotik, kundër interesave të tij, kundër ndershmërisë dhe drejtësisë, kundër etikës dhe moralit, kundër te drejtës dhe të vërtetës. Me kalimin e kohës mëkatarëve mediatikë do t’u kthjellohet e pishmanohet ndërgjegjja se çfarë bëjnë, pasi pasojat e këtyre mëkateve ata do t’i pësojnë më shumë se kushdo tjetër. “Triumfi” mediatik i kesi lloj fame do jetë shumë i shkurtër dhe fundi do jetë i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë, ndërsa vepërmirët mbesin në kujtesë dhe përkujtohen në histori sepse shembulli i atyre që bëjnë sjellje e vepra të mira është vlerë, virtyt dhe dobi. E keqja është e lehtë dhe largohet si llum nga sita, ndërsa e mira mbetet sepse është e rëndë dhe me vlerë si ari e diamandi.