BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Opinion / Editorial

Tallja Nikolla-Bardhi si provë e durimit të ndërkombëtarëve!

Tallja Nikolla-Bardhi si provë e durimit të

Nëpërmjet një shkrese të bërë publike dy ditë më parë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka bërë kujdes të sqarojë se Sali Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për arsye se kërkesa e Gazment Bardhit nuk e përfshinte atë te deputetët e përjashtuar nga ky grup gjatë kësaj legjislature. Nga ana tjetër, vetë Bardhi është treguar thellësisht ambig dhe i paqartë në deklaratat e tij në raport me rikthimin e Berishës "Non grata" në grupin e PD-së. Është e qartë se përgjigjja e Nikollës dhe kërkesa e Bardhit janë në koordinim të plotë me njëra-tjetrën dhe sigurisht që janë bërë në dijeninë e plotë të Ramës dhe të Berishës, për arsye se kjo është një lojë që shkon tej mundësive të dyshes Nikolla-Bardhi. Në një kohë që Lindita Nikolla nuk i kthen përgjigje shkresave zyrtare të PD lidhur me përfaqësimin dhe drejtimin e grupit parlamentar, ajo tregohet e kujdesshme të "shfajësojë" Bardhin që nuk e ka kërkuar nëpërmjet shkresës së tij, ndofta si pasojë e ndonjë lapsusi, por edhe veten, duke u treguar "e ashpër" për të mos pranuar Berishën në Grupin Parlamentar të PD. Në fakt, është e qartë që të dyja palët luajnë dhe tallen. Pikë së pari, tallen me qytetarët, qofshin demokratë apo socialistë, duke i trajtuar si fëmijë të paditur, që nuk kuptojnë, me të cilët mund të bësh lojëra të tilla, të qepura trashë, dhe ata të mos kuptojnë. Së dyti, tallen me ndërkombëtarët, të cilëve u thonë që ne nuk kemi punë me "Non gratën", mirëpo, nga një anë, Bardhi e njeh si kryetar dhe është bërë nënkryetar i tij, ndërsa, nga ana tjetër, Nikollës i intereson kjo situatë, sepse për sa kohë që Berisha të jetë pjesë e lojës politike dhe opozita të jetë në këtë gjendjeje, PS vijon e pa shqetësuar pushtetin. Edhe pse deri më sot ndërkombëtarët nuk janë shprehur për këtë çështje, duke e ndjekur në heshtje dhe duke mbajtur shënim, për shkak të pritjes me durim të përfundimit të çështjes së PD-së në dyert e gjykatës së Apelit, raporti i fundit i "Freedom House" tregoi se amerikanët janë të qartë jo vetëm për atë që po ndodh, por, mbi të gjitha, ata nuk kanë luajtur asnjë milimetër nga qëndrim fillestar për Sali Berishën dhe atyre që iu bashkëngjitën atij. Sigurisht që talljes së Nikollës dhe Bardhit shumë shpejt do t’i vijë fundi, por atëherë dëmet do të jenë të parikuperueshme për opozitën, sepse pushteti në rregull është, atij i intereson thjesht vazhdimësia. Kjo që po ndodh është një kambanë alarmi për opozitën dhe për popullin e pakënaqur, i cili nuk duhet të jetë thjesht spektator në këtë mizanskenë, por duhet të bëhet protagonist, duke e kuptuar se çfarë po luhet në sytë e tij dhe, më pas, duke u bërë pjesë e ndryshimit të nevojshëm dhe të kërkuar.