Më 1789, në rërën përvëluese të shkretëtirës, në Gizeh (Egjipt), një ushtri ishte në gatishmëri në prag të betejës. Komandanti i saj, në vend që ta vriste mendjen për çka do të ndodhte, bënte përllogaritje. Ky ishte Napoleon Bonaparti, i cili do të bëhej Perandori i Francës dhe do ta përshkonte Evropën me zjarr e hekur. Në ato momente, Napoleoni arriti në përfundimin se me blloqet prej guri të Gizehut mund të ndërtohej një mur rrethues i krejt territorit të Francës, 3 metra i lartë dhe 30 centimetra i trashë. I shtangur, si shumë të tjerë para tij, nga madhështia e piramidave, Napoleoni u tha ushtarëve me fjalët: “Nga maja e këtyre piramidave, dyzet shekuj do t’ju soditin!”. Fushata e Napoleonit në Egjipt nuk i doli ashtu siç pat shpresuar, por ajo fushatë i dha shkas thellimit në të fshehtat e mrekullive të Egjiptit të lashtë. Të mos harrojmë, bie fjala, që Shampolioni (Champollion) ia doli mbanë të deshifronte hieroglifet. Ata që mijra vjet më parë patën lartuar drejt dielliot piramidat, ishin faraonët Keops (ose Kufu), Kefren dhe Mikerinos. Faraonët pararendës të tyre ishin varrosur në mastabale (prej tullash ose gurësh). Një varr i tillë (mastabal) përbëhej nga një pus vertikal, poshtë të cilit vihej horizontalish i pajeti. Pas vdekjes, hyja e varrit murosej, ndërsa pusi mbushej me gurë, dhé dhe rërë. Jashtë, në drejtim të Lindjes, ndërtohej një kapelë e vogël, ku zhvilloheshin shërbesat fetare. Këto mastabale, me kalimin e kohës, u bënë gjithnjë e më të mëdha dhe u zbukuruan. Faraoni Xhoser ndërtoi një lloj tjetër varri – piramidë me shkallë. I realizuar nga arkitekti Imhotep, i cili më pas do të cilëso quhej zoti i arkitektëve, varri ishte 61 metra i lartë, me gjashtë shkallë zë mëdha; përmasat e bazës së piramidës ishin 109×125 metra. Nën piramidë, tepër thellë, gjendet kthina në të cilën u vendos trupi i pajetë i Xhoserit, sidhe kthina të tjera ku prehen njëmbëdhjetë të afërm të tij. Shumë faraonë të mëvonshëm gjithashtu ndërtuan piramida me shkallë, por më të thjeshta. Snefru, i ati i Keopsit, ndërtoi një piramidë të veçantë, në trajtë rombi. Piramida e përkryer, e cila ka hyrë në histori si njëra nga shtatë mrekullitë e botës antike, është ajo e Keopsit. Ajo ze një sipërfaqe prej katër hektarësh dhe fillimisht ishte147 metra e lartë. Faqet e piramidës janë të orientuara drejt katër pikave të horizontit dhe ndriçoheshin nga drita e diellit të nxehtë të shkretëtirës falë pllakave të bardha gëlqerore me të cilat ishin veshur.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë