BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me

Ne, populli i thjeshtë, veçanërisht provincialët, ne të skajshmit, si i thonë,  qëndrojmë sy e vesh nga ekranet e televizioneve.  Mezi presim të përfundojnë reklamat, njoftimet për investimet, përfundimi i një rruge a gjithçka tjetër, që kumtohet nga ekranet dhe tërë përqendrimin e vëmendjes e kemi tek politikanët, liderët që i kemi në krye të tri dekadave. Çdo fjalë e tyre thithet si uji kur bie në tokën e thatë nga mungesa e shirave për një kohë të gjatë. Në realitet, ne shqiptarët tundohemi nga politikanët, dëgjojmë me etje çdo fjalë të tyre si të zbrisnin xhevahiret e përrallave të Ali Babës nga qiejt. Po pse? A nuk janë ata udhërrëfyesit tanë, ata që na drejtojnë, na mbajnë në jetë me kurajo, na rrisin shpresat dhe besimin për jetën e lumtur që na pret sapo ata të ngjiten në pushtet ?! Kaq të vëmendshëm jemi për  ato që do na njoftojnë politikanët  për nesër për muajin që vjen sa mbetemi gojëhapur kureshtarë tërë sy e vesh. Se ata janë për ne dielli, drita, shiu, ajri, janë vetë jeta jonë. Pa ata nuk ka progres. Do na mungonte zhvillimi. Do ndalej ecja përpara. Do marrin fund liritë dhe të drejtat tona. Është ky respekt për liderët tanë që i presim me flamuj e qindra makina dekoruar me portretet e tyre me flamujt e partive dhe parulla të shumta me: Rroftë dhe lartë, duke thirrur emrat e tyre si të ishin vetë Mesia e sapo zbritur në tokë. Për të na sjellë bollëkun dhe mirëqenien pa kufi. Na duket se malet për një çast shndërrohen në çokollata gjigande dhe deti në kos. Të gjithë vrapojmë për të rrëmbyer lugët për t’u ngopur deri sa të na pëlcasin stomakët. Me të drejtë. Gjithë të mirat na i garantojnë këta super politikanë që e nisën kur ende ishin në bankat e shkollave dhe sot janë bërë gjyshër me nipër e mbesa. U ndryshuan flokët. U zbardhën. U rrudhën. U pasuruan. Ndërruan gratë dhe morën më të reja. Lanë shtëpitë e vogla dhe jetojnë në saraje. U bënë biznesmenë dhe parellinj të mëdhenj. Të gjithë të ditur e  kompetentë që i dinë të gjitha çfarë ndodhin këtu tek ne dhe në tërë globin. Vëmendja këto ditë është fokusuar tek debati i tradhtisë së kryeministrit Edi Rama i përfshirë në afera me zyrtarin e lartë të FBI- së, argument që është bërë kryelajm i ditës. Në krye të këtij aksioni gjigand është vendosur vet ai, Sali Berisha dhe bashkëkualicionisti i PL, Ilir Meta. Duket se kontaktet e Ramës me ish - zyrtarin amerikan janë shpalosur si një gjëmë e jashtëzakonshme si akt i shkatërrimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Për ditë me radhë e gjithë media vizive, tërë opinionet,  debatet në studio midis analistëve tema e vetme ka qenë Rama, duke e paraqitur atë si kryeministri që saboton marrëdhëniet me shtetet që kemi marrëdhënie strategjike. Dhe i përdor ato për të asgjësuar opozitën! Politika është vendosur në pozicion sulmi sikur gjithçka lidhet me ish - zyrtarin e FBI, sikur jeta jonë ka filluar pas këtyre kontakteve se asgjë para tyre nuk ka ekzistuar. Minimizimi i tërë historisë politike të një shteti, njësimin me këto kontakte të qeverisë sqarohet vetëm nën dritën e ndriçimit të tyre. Është vërtetë një marrëzi nga e cila nuk del asnjë fitimtar. Aq më pak mund të fitojë kredo dhe të rrisë aksionet opozita,  pa folur se prej këtyre kontakteve është krijuar shtrati për t’u ngritur në revolucion, siç pretendohet për protestën e 11 shkurtit të shpallur nga Berisha si fundi i regjimit të Edi Ramës. Sipas tij,  kjo ditë do nisë me objektiva të mëdha dhe protestuesit do kthehen në shtëpi pasi të kenë rrëzuar Ramën. Këta liderët tanë, harrojnë se dje në pushtet çdo protestë e gjykonin si përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë dhe i referohen 21 janarit, ku shteti u mbrojt nga grushteti i organizuar nga kryetari i opozitës Rama. Deklarata e Berishës për revolucionin e 11 shkurtit,  është një melodi me tinguj çjerrës që shqiptarët e kanë dëgjuar aq shumë sa janë velur dhe nuk bëhen kureshtarë pasi për organizatorët e revolucionit është bërë e njëjta zhurmë sa herë është bërë protestë. Pastaj janë këta liderë që na kanë thënë se pushteti merret me votë dhe revolucionet janë strategji të mbyllura pasi jetojmë në demokraci dhe ndryshimet e pushtetit nuk i kanë në dorë krerët e revolucioneve, po shqiptarët me votë. Le të durojnë edhe pak revolucionarët e vjetër dhe ata të rinj mos t’i harxhojnë tërë energjitë duke shkumëzuar me deklarata e thirrje si të ishim në vitin 1917, para revolucionit leninist. Çfarë nuk dëgjojmë këto ditë! Kudo flitet për frikë e panik. Shqiptarët  përgatiten t’u kthehen kohëve të shkuara, të vënë në gatishmëri transhetë, bankierët, të nxjerrin nga strehët pushkët e vjetra, të veshin parzmoret dhe të vënë në kokë helmetat. Jo pak qytetarë kanë lënë shtëpitë dhe po strehohen nëpër shpella. Është frikë për jetën. Duhet ruajtur koka se revolucioni nuk të fal dhe ne që kemi njohur shumë revolucione kemi edhe më shumë përgjegjësinë për t’u mbrojtur nga ushtarët e revolucionit. Nga gjithçka që po dëgjojmë këto ditë  unë veçova një porosi të liderit tim të preferuar, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që veç të tjerash të marrë të gjitha masat që nesër pas revolucionit të 11 shkurtit , të zhdukë çdo gjurmë të takimeve me Edi Ramën. Fshiva mesazhet. Hoqa numrin e telefonit. Grisa një kravatë dhuratë prej tij. Dhe më në fund për të shpëtuar nga turpi, të informoj, o Kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë kohë më parë! E megjithatë ende kam frikë se dikush këtë fotografi mund ta ketë në shtëpi dhe ta publikojë dhe mua turpi të më mbulojë! Edhe pse këto janë fantazi unë frikë kam përsëri. Mirë unë, copë e bëra se kisha vetëm një foto të vetme kam, po ju, o Kryetar, ku do t’i çoni ato mijëra fotografi që keni me Edi Ramën nëpër Shqipëri! Dhe them sa shumë  do turpëroheni, o miqtë  e mi kur shqiptarët do u shikojnë  me qesëndi që me Ramën jeni në të njëjtën fotografi!