Struktura e ruajtjes së votës, është ku e ku më e sofistikuar se patronazhistët e akuzuar dhe anatemuar, të cilët janë mbështetës vullnetarë në mobilizimin e elektoratit në mënyrë paqësore,larg dhunës. Që në emërtim, struktura e mbrojtjes së votës ka në brendësi tharmin e dhunës për të treguar muskujt edhe duke vrarë. Ishte njëri prej anëtarëve të kësaj strukture në Elbasan, i cili u përfshi në krim, duke krijuar kushtet më e pakta të qëllohej për vdekje një veprimtar i njohur i të majtës, doktor Xhuvani. Aktivisti Xhuvani ishte atje thjesht për të bërë detyrën si mbështetës i një force politike, paqësor, i paarmatosur. Pra nuk ishte pjesë e ndonjë strukture të armatosur, po në një shërbim politik, publik, civil e shoqëror pa qëllime të ngrinte dorë ndaj asnjërit të përfshirë në fushatën zgjedhore. Pa marrë përsipër të bëjmë prokurorin apo vënë gishtin mbi atë që vrau nuk mund të mos themi se vetë kjo strukturë presupozon dhunën, fatkeqësisht deri edhe përdorimin e armës, një akt ky kriminal dhe i patolerueshëm që përgjakën zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Përballë ngjarjeve të dhunshme shkaktuar nga ushtarët e strukturave të mbrojtjes së votës, patronazhistët janë lule. Para ushtarëve të mbrojtjes së votës ata janë ëngjëj pasi nuk mbajnë kobure në brez edhe kur protestojnë për një park fëmijësh. Thjesht mbajnë një bllok dhe laps në dorë për të regjistruar simpatizantët e partisë së tyre në se u paraqitën të votojnë apo nuk dolën nga shtëpia. Ata nuk kanë asnjë qëllim tjetër dhe kurrësesi nuk munden as synojnë të orientojnë votën pasi mbështetës të forcës politike që përfaqësojnë janë. E vërteta ështe se kjo ngjarja e Elbasanit, ku u përfshi ushtari i strukturës militare nuk mbeti e vetme. Me sa duket ngjarja e Elbasanit nuk është rastësi. Rasti i Fierit tregon se detyrë e mbrojtësit të votës është të ngrenë dorën sa herë duan të imponohen apo të shprehin agresivitetin e tyre çnjerëzor. Prova më domethënëse e kësaj sjelljeje të dhunshme e ushtarëve të strukturës paramilitare të ideuar nga PD dhe të përgatitur ideologjikisht nga Gazmend Bardhi u evidentua edhe në Fier. Ushtari i kësaj strukture guxoi të ngrejë armën ndaj një punonjësi të sigurisë, policit të Shqiponjave, duke e qëlluar për vdekje dhe i mori jetën në lule të rinisë. Ky akt në vetëvete nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës janë individë që vrasin. Jo, këtë nuk mund ta thotë askush. Po që orientimi drejt dhunës në emër të pushtetit të atyre që i organizojnë është i pranishëm. Ajo që të çudit nuk është fakti që ky person ka dalë një foto me deputetin, Luan Baçi në fushatën elektorale. Cilido mund të dalë në fotografi me njerëz, të cilët nesër bëhen të dhunshëm dhe kryejnë krime. Ajo që nuk është dinjitoze dhe mbetet e papranueshme është qëndrimi që mban deputeti pas kryerjes së krimit nga ushtari i mbrojtjes së votës. Luan Baçi mori në mbrojtje kriminelin. Vetëm se ai ka qënë rojtari i votës. E mburri si një demokrat model atë dhe familjen e tij edhe pse disa prej tyre dënuar për vepra të rënda penale. Kjo foto nuk e implikon deputetin Baçi, por mbrojtja e vrasësit, thjesht se është demokrat dhe i strukturës së mbrojtjes së votës e bën deputetin fajtor. Të jesh demokrat dhe të kryesh krim të rëndë ligji duhet të veprojë njëlloj për të gjithë. Pikërisht këtu gaboi deputeti Luan Baçi. U vra një polic. Një prind. Një bir nëne. Më e pakta solidariteti do ishte qëndrimi i deputetit dhe partisë së tij. Le t’i kthehemi edhe njëherë vrasjes së patronazhistit Xhuvani. Në momentet para u shit si vepër e patronazhistëve. Është vjetëruar si ngjarje. Rasti i Fierit tregon se vijon edhe pas tre vitesh e më shumë të vriten qytetarë nga ushtarët e mbrojtjes së votës. Të merren
në mbrojtje e të justifikohen për krimin. Për këto akte mbetet detyrë e drejtësisë dhe jo e jona t’i gjykojnë. Nuk do t’i ktheheshim kësaj ngjarje në se vetëm pak ditë më parë historia u përsërit. Një vrasje tjetër tronditi shoqërinë shqiptare. Një ish – ushtar i strukturës së mbrojtjes së votës, struktura këto të panevojshme aq më tepër të mbushur me individë me precedentë penalë të vriste me plumb në ballë policin e Shqiponjave, personel i Drejtorisë së policisë të Fierit. Kjo ngjarje tronditi Shqipërinë. La pa frymë familjen dhe kolegët e policit të vrarë pa asnjë shkak. Qytetari i pautorizuar për mbajtje arme qëlloi mbi efektivin e repartit elitar, duke e lënë të vdekur në vend. Sikur të mos mjaftonte vrasja, avokatë të vrasësve, politikanë deputetë i marrin në mbrojtje, duke inkurajuar të tjerë ushtarë të nxjerrin armët dhe të vrasin pa i’u dridhur dora. Politika kurrësesi nuk mund të legjitimojë dhe amnistojë krimin. Të jesh demokrat apo socialist nuk është baraz me faktin të kesh të drejtën për të vrarë Justifikimi krimit është baraz me vet krimin.