BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Opinion / Editorial

Të njëjtët aktorë dhe histori, dhuna transferohet nga Parlamenti në Bashki!

Të njëjtët aktorë dhe histori, dhuna transferohet nga

Të njëjtët faktorë, aktorë e individë me frymëzues dhunën dhe shkatërrimin e institucioneve, vazhdon beteja e opozitës tonë për të goditur qetësinë dhe ndalur progresin në çdo projekt dhe drejtim të ecjes përpara. Askush nuk habitet në Shqipëri për strategjinë opozitare, jo për të bërë politikën e vet kundërshtuese dhe kritikën parlamentare për të korrigjuar gjithçka që del nga shinat e demokracisë, po zhurmuesit dhe dhunuesit e demokracisë. Politika normale është ajo e kontrollit opozitar ndaj pushtetit ekzekutiv dhe parlamentit, duke marrë pjesë aktive në ecurinë e demokracisë dhe zbatimit rigoroz të kushtetutës. Po kjo mënyrë sjelljeje do të ishte perfekte në se do ndodhte, por njëherësh edhe një habi e justifikuar në se do të ngjante. Qytetarët shqiptarë më shumë do të habiteshin në se do kishim një normalitet të tillë dhe në se secila palë do sillej në marrëdhënie me institucionet normalisht. Edhe një sy i pavëmendshëm kupton qartësisht se sjellja e liderëve të opozitës është nonsens demokratik. Të çudit fakti që liderët opozitarë për të zgjidhur hallet e tyre individuale apo partiake dhe familjare në vend të fjalës e dialogut, sjelljes demokratike, debatit konstruktiv, tregojnë muskujt, duke përdorur gjithë format ekstreme në rrugëtimin e tyre drejt pushtetit. Kemi më shumë se tri dekada që çdo ditë gjendemi në mes të stuhisë dhe goditjeve të politikës. Për çdo ide, projekt dhe gjithçka që ndërmerret në këtë vend për të arritur synimet e përcaktuara për rritjen e mirëqenies tonë si komb apo çdo zhvillim a përparim do gjendemi përballë sulmeve të egra, fyerjeve, nihilizmit dhe denigrimit të paprecedentë opozitar. Për muaj të tërë opozitarët morën peng parlamentin. Dhunuan shtëpinë e demokracisë. Dogjën dhe shkatërruan, intimiduan, akuzuan e kthyen në arenë gladiatorësh sallën e parlamentit, po gjithçka veç e justifikuar në emër të demokracisë. Këtë demokraci e kanë kërkuar përmes dhunës dhe kërcënimeve, ku janë shquar deputetët skifterë që kanë ndezur flakadanët e kapsollat, tymueset dhe kanë përdorur me efikasitet çdo mjet luftarak. Vetëm fjala u arratis dhe nuk u shfrytëzua si elementi themelor në një demokraci funksionale. Parlamenti u kthye në fushëbetejë. Skifterët parlamentarë arritën të godisnin, jo vetëm kolegët e tyre, po deri edhe gardistët e pafajshëm, të cilët janë atje jo në emër të partive politike, por për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e deputetëve nga e majta në të djathtë. Skenat luftarake të ngjyera me bojë blu dhe shoqëruar me krisma dhe kapsolla nën flakadanë, u ekspozuan në tërë ekranet e televizioneve më të mëdha të botës. Lideri i “ Rithemelimit”, Berisha e evidentoi këtë dhunë si arritjen më të madhe opozitare. Po realisht kjo ishte njolla më serioze e Shqipërisë dhe modeli më i shëmtuar i sjelljes skandaloze të politikës. Si u arrit në këtë “sukses”opozitar për t’u ekspozuar si dhunues të demokracisë? Dihet se nga dhe pse u frymëzuan në emër të interesave familjare dhe për të çarë rrethimin, non grata. Secili për hall të vet. Dhe hallin dihet kush e ka. Në një simfoni të koordinuar dhe përqendruar apo fokusuar në të njëjtin drejtim, atë të goditjes së pushtetit arriti në bllokimin e punës normale të parlamentit, i cili për herë të parë në vendin tonë u kthye në model call center-i. Parlamenti u kthye në shfaqjen më tragjikomike ç’ka i’a zbehu vlerat demokracisë dhe parlamentarizmit. Për një çast u duk se u normalizua puna e parlamentit. U qetësuan ujërat. Qytetaria mori frymë lirisht. Ambasadorët e shteteve me të cilët kemi marrëdhënie strategjike e vlerësuan qetësinë e arritur më në fund. Gaz Bardhi, arriti synimin, mori kryesimin e grupit parlamentar të PD drejtuar nga Berisha. Po protestat sikur u fashitën. Normaliteti parlamentar hyri në shinat e demokracisë. Epo thamë, më në fund pak qetësi. Nuk kishim të drejtë. U treguam subjektiv dhe paksa jo realistë që gjykuam se më në fund opozita u kthye në ujërat e veta. Sa mbaroi lufta në parlament nisi beteja në një front tjetër. Historia vazhdon. Me të njëjtat pamje. Të njëjtat qëllime. I njëjti skenar. Po kështu edhe aktorët e faktorët. Organizatorët dhe frymëzuesit janë po ata. Ndryshimi i vetëm është se foltoristët e liristët të kombinacionit Meta-Berisha duken më të egër. Protestat fotokopje identike me ato parlamentare. Dallimi tjetër se janë spostuar para bashkisë së Tiranës. Beteja me bashkinë e Tiranës kamuflohet me korrupsionin e drejtorëve të saj që aktualisht gjenden në burg. Ata, drejtorët, luftohen si njerëzit që kanë vjedhur. Opozita po iu bën gjyqin. Edhe pse disa prej protestuesve vijnë nga paradhomat e qelive, ku aktualisht presupozohet se do jenë nesër pas hekurave të akuzuar për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë, vetëm se kanë stampuar në bluzat e tyre “ Ja ku jam” dhe “lironi liderin e opozitës, justifikojnë molotovët dhe flakadanët para godinës së bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë. Sulmohet prej atyre që në fakt janë të akuzuar për bëma që vetë i kanë bërë përmes akteve të pasurimit të padrejtë. Për t’u bindur për këtë mjafton të shikosh kush e drejton protestën. Cilët janë në krye të molotovhedhësve, atyre që e vlerësojnë godinën e bashkisë si kështjellën e armikut. Nuk është politizim. Është realitet, e njëjta histori, të njëjtët militantë, dje mbi parlamentin e Shqipërisë, sot mbi godinën e bashkisë! Të dy institucione të armikut që nuk duhen respektuar e toleruar, po goditur e shkatërruar dhe pushtuar. Është ky i vetmi qëllim, pushtim dhe vetëm pushtim. Se janë llogoret e armiqësisë dhe është detyrë e opozitës t’i pushtojë dhe shkatërrojë. Dhuna mbi bashkinë shitet si sulm mbi Erjon Velinë. Qëllimi është i qartë. E njëjta histori dhe strategji. Qëllimi po ashtu. I vetmi ndryshim është se fronti i betejës është transferuar nga parlamenti në bashki! Po pa asnjë ndryshim në strategji dhe hipokrizi!