BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Të pandëshkuarit që vrasin përditë njerëz

Të pandëshkuarit që vrasin përditë njerëz

Përditë ikin nga kjo botë jetë njerëzish të pafajshëm, por fajtorët edhe pse dihen nuk ndëshkohen. Vetëm dy javët e para të muajit mars, gjetën vdekjen nëntë persona, pesë nga aksidentet me makina e katër të tjerë nga armët e kriminelëve. Vrasjet në vend tanimë janë kthyer thjeshtë në statistikë, sepse nga ata që kanë në dorë ligjin nuk merret asnjë masë parandaluese. Duhet thënë, se kush shtyp me makinë, vret me armë, apo nuk ndëshkon fajtorët, në fund të fundit nuk janë njerëz, por kriminelë. Kush janë fajtorët që ndodhin tragjedi të tilla? Së pari janë shoferët kokëkrisur e të venitur nga jeta luksoze, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Këta, edhe pse njihen si shkelës përsëritës të rregullave të qarkullimit, përsëri lejohen të shpejtojnë drejt  theqafjes. I tillë ishte rasti i të riut që aksidentoi për vdekje veten dhe dy vajza me kapriçllëkun që e karakterizonte në Rrethrrotullimin e TEG-ut, i cili edhe pse ishte ndëshkuar pesë herë brenda tre muajve, prapë lihej i lirë në kapadaillëkun e tij. Madje policia, sikur argëtohej me fotot me shpejtësi të tejskajshme, që ai hidhte në rrjetet sociale dhe me garat marramendëse që bënte gati përditë në autostradën drejt Farkës, duke u rrezikuar shpeshherë jetën e banorëve të kësaj zone. Ai çoi në varr tre jetë, por na çuditi përgjigja e një polici të qarkullimit rrugor, i cili kur u pyet për këtë rast tha: “ligji nuk parashikon pezullim patente në këto raste!!” Po ç’qenka ky ligj, që u dashka të vriten njerëz dhe pastaj të penalizohet shoferi? Kujt i vlen ndëshkimi pas aksidentit? Sa raste ka patur që shoferë të tillë gangster, kanë përplasur e vrarë njerëz, kanë dëmtuar objekte të ndryshme, por që kanë vazhduar rrugën e harbutërisë, sepse janë bij bosësh e pushtetarësh. Këta të rinj mediokër, që nuk dinë të bëjnë asnjë punë me vlerë në jetën e tyre dhe nuk njohin asnjë rregull të moralit njerëzor, mundohen ta kompensojnë boshllëkun e tyre duke shitur mend me makina “Range Rover”, hapin xhama  që tu shikohet ora e shtrenjtë “roleks”, duke menduar se kështu rivalizojnë të tjerët. Jeta e tyre është hashashi, klubet e pubet e natës, xhirimet e gomave pranë shkollave për të tërhequr vëmendjen e vajzave dhe shpejtësia marramendëse në rrugët për tu dukur. Këta që bëjnë aksidente janë djem ose vajza të llastuara të baballarëve, që nuk dinë ku të shpenzojnë paratë e vjedhura, ose kanë mbështetje të madhe politike.  Burim aksidentesh është dhe mungesa e sinjalistikës. Në këtë autostradë, por shpesh herë edhe në akse të rrugëve kryesore, mungon jo vetëm ndriçimi, por edhe shenja të veçanta të sinjalistikës. Kurse në disa rrugë të Kryeqytetit ka përplasje të sinjalit të semaforëve me këmbësorët. I tillë është psh semafori në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, i cili hapet edhe për kalimtarët edhe për automjetet që bëjnë rrugën në të djathtë të Lanës. Po kështu ndodh edhe në kryqëzimin tek Kafe Europa, ku me hapjen e sinjalit jeshil duhet të kalojnë edhe këmbësorët për në Sheshin Skënderbej edhe makinat që vijnë nga Sheshi Avni Rustemi. Kjo gjendje përsëritet edhe në kryqëzime të tjera, si tek Universiteti “Ufo”, ku kryqëzohet unaza e vogël me rrugën që vazhdon për tek ish stacioni i trenit, tek Banga e Shqipërisë me rrugën për tek tregu Çam etj. Kurse në disa kryqëzime të tjera mungojnë krejtësisht edhe semaforët edhe vijat e bardha. Në Sauk sinjalistika mungon krejtësisht, sidomos tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit dhe tek kryqëzimi i rrugës së vjetër për në Elbasan me shkollën 9 vjeçare “Qemal Ataturku”, ku disa herë janë bërë aksidente dhe rrezikohet seriozisht jeta e kalimtarëve, sidomos e nxënësve të kësaj shkolle. Çdo mëngjes dhe pasdite, do të shikosh prindërit e qindra nxënësve që shtrëngojnë fort përdore fëmijët e tyre për t’i dërguar dhe marrë nga shkolla. Fajtori për shoferët që shkaktojnë aksidente të tilla janë edhe prindërit, që i llastojnë bijtë e tyre me shuma të majme lekësh, u blejnë makina të shtrenjta që të shëtisin rrugëve e lokaleve luksoze në kulmin e punëve të ditës, kur të tjerët kullojnë djersë për të nxjerrë kafshatën e bukës. Pyesim këta që marrin dashje e padashje jetë njerëzish, a kanë këshillues të vërtetë që t’i largojnë nga rruga e gabuar që ndjekin? Fajtorë janë familja, shoqëria indiferente, por fajtori kryesor janë organet ligjzbatues të cilat i ka mbuluar korrupsioni, nepotozmi dhe paaftësia. Vret krimineli Dan Hutra tre gra në mes të ditës, edhe pse ai njihej si i tillë, lirohet nga gjykata për mungesë provash! Ndodhi vrasja tjetër tek “Don Bosko” për sherr të grupeve kriminele që duan të asgjësojnë njeri- tjetrin, ndërkohë që të dyja palët duhet të ishin prapa hekurave. Disa nga kriminelët nuk i arreston policia dhe ca të tjerë i lëshon gjykata e prokuroria. Është humoristik  rasti i një prokurori të Elbasanit, për një person agresiv që i kishte shkaktuar plagë të thella komshiut të tij deri në thyerjen e dhëmbëve, i cili e justifikon korrupsionin e tij para viktimës: “hë mo, se dhëmbë kauçuku ishin ata, gjejmë plot të tjerë!” Kriminelët që vrasin ashiqare dhe e kanë bërë burgun si shtëpinë e tyre, përfitojnë dhe nga gjyqet e shkurtuara. Në shumë raste gjyqi i shkurtuar është gjyq i korruptuar. Vërtet në këtë ligj ka një nen ku thuhet se gjyqi i shkurtuar nuk zbatohet për krimet që parashikohen me dënim të përjetshëm, por kam mendimin se këtu duhet përfshirë edhe ajo kategori personash që janë përsëritës në vepra të tjera penale, e që janë të evidentuar të tillë nga policia. Të gjithë të mendojmë thellë; familja, policia, shoqëria, se një jetë që ikën nuk kthehet më. Nëse vritet një njeri, le të turret sat ë dojë policia të vendosë shirita në vendin e krimit, le të shkulin flokët nënat e baballarët, le të mbushin faqet e gazetave me keqardhje kronikanët, por jetët që ikin nuk kthehen më kurrë.