Supertalenti ka shërbyer gjatë një periudhe kohore si një instrument politik i epërsisë së racës së bardhë, ndërsa testet e inteligjencës fillimisht u formuluan në mënyrë të atillë që të kish avantazh përdorimi i anglishtes.
Megjithatë, statistikat e mëvonshme treguan se raca e verdhë, pra aziatikët patën rezultate më të mira në testet psikometrike edhe gjatë përdorimit të disa instrumenteve vlerësues me paragjykimkulturor. Versionet e fundit të testeve psikometrike e eliminuan aspektin politik, u përftua një rezultat normal dhe pikërisht u pranua që supertalenti është statistikisht i përfaqësuar në mënyrë të barabartë nga të dy sekset, në të gjitha mjediset sociale dhe në tëgjitha kulturat. Ky manifestim i supertalentit ka megjithatë edhe veçori kulturore të lidhura me mjedisin kulturor tradicional, i cili mundëson që diferencat në drejtimet e supertalentit të vazhdojnë të ekzistojnë midis kulturave të ndryshme.
Teoria e racës së zgjedhur apo superiore së të tejtalentuarve u testua edhe gjenetikisht. Konstatimi që ekziston një përqindje mbi mesataren statistikore, madje shumë e lartë të tejtalentuarish në gjirin e familjeve të intelektualëve të suksesshëm u dha shkas analizave gjenetike, të cilat nuk nxorën rezultate evidente dhe të pakundërshtueshme. Aktualisht supertalenti i atribuohet një grumbulli faktorësh që vijnë prej dy drejtimesh: „nature” dhe nurture”.Faktori natyror i fëmijëve të lindur me aftësi të mëdha „nature” fuqizohet dyfish nga mjedisi që ia ushqen talentin zanafilor „nurture”.
Faktori “nature” i ushqyerjes së fëmijëve me afeksionin dhe me informacionet për të cilat ka nevojë gjatë procesit të zhvillimit të aftësive, bëhet është tepër i dukshëm dhe i efektshëm në rastet kur fëmijët janë stërvitur prej pedagogësh të mirë.
Në se për fëmijë si Mozart, që kanë shfaqur aftësi të pashpjegueshme, faktori “nature” ka qënë jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kompensuar mungesën e faktorit“nurture”, një gjë e tillë ndodhi për shkak të krijimtarisë shumë të madhe vetjake, e cila mundi të zëvendësojë faktorin “nurture” nëpërmjet një forme vetushqyese me informacione të zbuluara personalisht. Ky rast haset edhe në krijues të tjerë të shquar, të cilët kanë dëshmuar inteligjencë të veçantë në zonat e interesit të tyre dhe njëherazi krijimtari e vetëmotivim në realizimin e potencilit vetjak edhe në kushte të vështira. Ky është shkaku i ekzistencës së të tejtalentuarish edhe në mjedise sociale krejt të papërshtatshme, si Chaplin apo Edith Piaf, të cilët kanë qënë fëmijë të rrugës. (Benjamin S. Bloom. ed., Developing Talent in Young People, New York: Ballantine Books, 1985; Howard Gardner, Frames of Mind, New York: Basic Books, 1983)
Në shumicën e rasteve zhvillimi i aftësive deri në arritjen e nivelit të të tejtalentuarit, realizohet me një vetëmotivim të madh personal, madje qysh në moshë tepër të brishtë. Faktori motivues së bashku me krijimtarinë shpesh herë mund të zëvendësojnë faktorin “nurture”,por vetëm atëhere kur të tre faktorët: inteligjenca, krijimtaria dhe vetëmotivimi veprojnë bashkërisht, në të njëjtën kohë, në një mjedis social dhe edukues, i cili i ushqen fëmijët e tejtalentuar dhe bën të mundur arritjen prej tyre të performancave të jashtëzakonshme.
Megjithëse statistikisht fëmijët e tejtalentuar zenë 2-6% të popullsisë, sistemi që stimulon inteligjencën, krijimtarinë dhe vetëmotivimin mund të zbatohet me sukses në deri 20 % të tyre. Në këtë rast bje në sy se rritja e inteligjencës tek fëmijët e tejtalentuar është dhjetë herë më e madhe se sa tek fëmijët e tjerë. Por jo të gjithë njerëzit me inteligjencë të zhvilluar mund të shënojnë arritje të larta. Në MENSA, që është organizata e të rriturve me inteligjencë mbi 130 të shkallës Stanford Binet, mund të gjenden si fitues të Çmimit Nobel, ashtu edhe shoferë taksie, me inteligjencë pothuajse të barabartë. Të lartpërmendurit i ka bashkuar vetëmotivimi, ndoshta edhe krijimtaria.
Gjithashtu, krijimtaria mund të shfaqet pa pasur kurrfarë lidhjeje me inteligjencën. Krijues të mirënjohur hasen edhe në njerëz me inteligjencë të ulët. Koncepti i „gifted” shfaqet në ndërthurjen e tri cilësive: inteligjencë, krijimtari dhe vetëmotivim. Njëra prej tyre mund të ekzistojë edhe pa dy të tjerat. Nuk ka asnjë lidhje ndërmjet suksesit social dhe supertalentit. Ka ndodhur që shumë të tejtalentuar kanë rënë viktima të përjashtimit social për shkak të aftësive të tyre kompetitive të pazakonta. Kështu, për shëmbull, njeriu më inteligjent i shekullit XX, me IQ 180, Billy Sidis, vdiq tepër i ri si bibliotekar i thjeshtë, megjithëse qysh në fëmini dinte në mënyrë të përkryer 100 gjuhë të huaja dhe zbuloi „vrimat e zeza” në Kozmos disa dhjetëvjetsha përpara fizikanëve dhe astronomëve, ndërsa fakultetin e mbaroi në moshën kur të tjerët nuk kishin përfunduar ende gjimnazin. (Phi Delta Kappan, November 1978, pp. 180-84; Robert J. Sternberg, Toward a Triarchic Theory of Human Intelligence, Behavioral and Brain Sciences, Vol. 7, 1984, pp. 269-316).
Megjithëse potenciali i jashtëzakonshëm u jep të tejtalentuarve të të gjitha moshave mundësinë të zgjidhin problemet më të rënda e delik
ate të njerëzimit, shumë prej tyre mjerisht vazhdojnë të bëjnë një jetë plot privacione.
Tingëllon e pabesueshme por përqindja e të tejtalentuarve nga radhët e infraktorëve e tejkalon ndjeshëm mesataren statistikore, gjë qëmund të interpretohet si një kundëveprim ndaj sistemit që i ka keqtrajtuar në vend që t’i stimulonte. Një reagim i ngjashëm bje në sy edhe në fëmijët e tejtalentuar në një mjedis që nuk iu ofron “nurture”.
Ka raste kur supertalenti fshihet për shkak të mbrojtjes sociale. Mjaft të tejtalentuar i mbajnë të fshehta aftësitë me qëllim që të jetojnë mes njerëzve pa krijuar smirë, reagime kundërvënëse, jomiqësore, dhe pa u rrezikuar të përjashtohen nga grupi social prkatës. Tipa të tillë paraqitin frustrime dhe nuk janë të pakët rastet e fëmijëve të tejtalentuar që braktisin shkollën apo persona të rritur të tejtalentuar që zhvillojnë veprimtari pa rënë në sy, në mjedise „incognito”.