Hapat kishin lënë ndërtesën e piramidës dhe ishin futur ”rrugicës së shpresës” që ka muaj zien nga thirrje, por shpresa, po humbet dhe më të besuarit e shpresës . Ajo që i mbledh poshtë dritares së kryetarit të rithemelimit me ”arrest shtëpie ”s’është veçse …
-Tempulli i mëkateve të mëkatarëve, – m’ë ndërpreu lidhjen, fjala e shokut që ndiqte nga poshtë gjysëm bustin e kryetarit të rithemelimit, mbuluar nga dy flamurët, a thua se ishte kryqi që kishin kryqëzuar …
– Ç’bëjnë mëkatarët! – më preu fillin e mendimeve sërish shoku .
– S’t’ë kuptoj !?
– Edhe fëmija në bark e nënës, ndjen dhimbjen që kanë mbjellë, duart e zgjatura të këtyre njerëzve të pushtetshëm, përmes pushtetit të korrupsionit, mblidhen në tempullin e partisë për t’ja falur mëkatet . ”Rrugica e shpresës” kthyer në një tempull, ku shkojnë e falën të njëjtat fytyra, si për të dashur të pastrohen nga mëkatet e tyre . Sot i vetmi tempull që mund të pastrojë nga mëkatet, është drejtësia, por që ata të cilët janë të mbytur në mëkate, përpiqen t’i lajnë ato, duke e kthyer forcën politike që përfaqësojnë, në një azil, azilantësh ”politik”, njësoj si Muaxhedinët edhe nga kampi, përpiqen të ngjallin turbullira …. Zaten politikanët e rangjeve të larta apo peshqit e mëdhenj, për t’i shpëtuar drejtësisë, kanë kërkuar azil politik në Zvicër, si rasti i zv/kryeministrit, ndërsa më dhëmbë gjati, azilin e shtëpisë e ka kthyer në një tempull ”Indue” të rithemelimit, ku shkojnë për çdo mbrëmje murgjit, marrin bekimin e kryemurgut… Tani që SPAKU ka vënë nën hetim dhe kryetarë e PL -së të gjejë vend, ku të futet bashkia e Tiranës, sepse ndërtesa e saj për çdo të premte, është kthyer në një tempull, ku do të falen anëtarët e këshillit bashkiak të PL-së dhe rithemelimit, me demek për 5D, por e gjithë lufta është për të mbyllur plagën që i kanë hapur vetes nga hetimi për korrupsion të kryetarëve ….Është për të ardhur keq, kur dëgjon nga ekrani i NEWËS -24, ishin ambasadorin e OKB, të shprehet se për të tilla raste do t’i kishte vënë zjarrin dhe kryeministrisë . Ç’të bëjë ambasadori i ka në gen baballarët shpirtërorë, për të cilët djeg Shqipërinë siç i kanë vënë flakën në vitet e demokracisë, duke e kthyer në një vorrzë lufte, duke çuar për dhjamë qeni, mundin e djersën 50 vjeçare të një populli që me aq mund, kishte ngritur gjithë infrastrukturën në gjitha fushat e ekonomisë aq sa s’kishe nevojën t’i shtrije dorën kurrkujt, ndërsa sot shqiptarët kanë marrë pasaportën e emigrantit të përjetshëm … Artileria e rëndë e Pekës në ekranin e STV mbështet me zjarr, duke i kthyer emisionet e RT3 në një fushë betejë kundër kryeministrit edhe pse janë për konsum të brendshëm të politikës italiane, sepse për shqiptarët e drejtësinë shqiptare u është prerë fletë arresti me kohë e me vakt, të gjithë të akuzuarve të telenovelës, por që moderatorit i duhet të mbledhë ca avokatë Gjokutaj, shëtitës për të mbushur ekranet, se drejtësia e reformuar është e kapur nga kryeministri, – nuk kishte të zbrazur mbushja e njeriut të shqetësuar për fatet e vendit të tij në lëngim, po ku dhe kujt t’ia shprehte, kur ekranet tona ditë e perëndije, mbajnë në gojë fatin e dy njerëzve, a thua se këta kanë bërë vezën e artë, kur drejtësia i heton, pikërisht për korrupsionin i cili nga gjithkush është i prekshëm, por vetëm nga ata që janë të mbytur, të cilët për të shtyrë fundin e tyre të hidhur kanë vënë në dispozicion gjithë arsenalin e forcës politike që drejtojnë, si e si të ngjallin turbullirat në vend . Jo se SPAK-u ka nën hetim dhe ministra, drejtorë, kryetarë bashkish, por as PS-së, as Republikania as PD – ja zyrtare, nuk del në mbrojtje, përkundrazi është në mbështetja të drejtësisë së reformuar, ndërsa ritheme- limi, PL -ja, Omonia, u bënë copë e thërrime, në mbrojtje të kryetarëve nën hetim, duke i kthyer partitë në ”sekte” edhe pse vetë u ngjirë duke thënë për sektin e ”Rilindjes ”, kur është ”Rilindja” ajo që sot, po e kthen në shina të shëndosha demokracinë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave, por drita e jeshile po troket në dyert e shqiptarëve shpresë vrarë . Të kthyer në azile për azilantët e tyre nën hetim për korrupsion, breshëria e sulmeve kalon edhe për ndërkombëtarët të cilët intimidohen direkt apo indirekt, se vallaha po shkelin parimet demokratike, kur sot e gjithë ditën, shihet se si merret penga demokracia nga një grusht militantësh, duke protestuar në emër të luftës kundër korrupsionit, kur vetë janë të zhytur kokë e këmbë . Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur çdo mbrëmje një grusht njerëz, shkojnë e falen poshtë dritares së kryetarit të tyre, mos kthehet në një sekt të verbuar pas kryetarit, i cili si gjithkush qytetar i ndershëm në zbatim të kushtetutës, duhet të shkojë e të përballet me drejtësinë . Shfrytëzon militantë për t’i hedhur në protesta, duke i bërë gjyqin gjykatës. Forcat politike rithemelimi, PL -së, Omonia, po kthehen në tempuj të faljes së mëkateve të disa mëkatarëve të cilët nën hetim, luftojnë të mbrohen nën emrin e mbrojtjes së partisë nga sulmet përçarëse të kundërshtarëve politikë që kanë marrë peng vallaha drejtësinë, duke kaluar në akuza monstruoze si ajo e presidentit të PL – së, se kryetari i SPAKUT, lufton për t’ja marrë partinë . Në se partia kthehet në një vegël në mbrojtje të interesave të kryetarit humbet të qënurit e një force në shërbim të interesave të vendit e demokracisë, duke u kthyer në një sekt të dëmshëm e shumë të rrezikshëm për shoqërinë . Protestat para bashkisë së Tiranës për 5D -të, kur ata janë nën hetim, s’prodhojnë tjetër veçse anarki në vend, për të mbuluar gjurmët e korrupsionit të peshqve të mëdhenj . Në se drejtësia do të ishte e kapur nga kryeministri, nuk do të ndodhnin arreste pushtetarësh në një kohë kaq të shkurtër, kur dikur as që mund të flitej . Është pikërisht mbështetja nga kryeministri i drejtësisë, ky tërbim i madh militantësh opozitarë vënë në shërbim të kryetarëve të rithemelimit e PL-së, si e si të ngrenë barjera për dështimin e drejtësisë së reformuar, por i pret fundi i turpshëm i tyre, për sa kohë ka mbështetjen edhe të perëndimorëve . Koha e tempujve të mëkateve e mëkatarëve po i vjen fundi …..