BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Opinion / Editorial

Thelbi i çështjes...

Thelbi i çështjes...

Problemet e papunësisë janë sa sociale, aq komplekse, sa të pazgjidhura, aq me pasoja, kryesisht tek të rinjtë, por edhe për të ardhmen e vendit tone. Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human. Një papunësi e zgjatur, ulë në mënyrë serioze vlerën e një investimi të kryer në kapitalin human. Rritja e papunësisë, sidomos te adoleshentët dhe të rinjtë, rritë kriminalitetin. Kostot sociale të papunësisë marrin edhe formën e uljes së autoritetit personal dhe keqësimin e shëndetit të papunëve. Sipas të dhënave, papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-30 vjeç është në përqindje të vogël, duke u rritur nga viti në vit. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9 vjeçar. Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të gjithë individë ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra. Të rinjët duan të kënaqen me rininë e tyre, ta jetojnë jetën, të argëtohen, e fenomene të tjera të jetës së tyre rinore. Si të rinj që janë,ata nuk kanë problem, mirëpo gjithçka duhet të ketë kufi, madje edhe argëtimi i tyre. Ajo që për një adoleshent duket si harxhim i kohës, në të ardhmen mund të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij. Arsimimi çon drejt një të ardhmeje më të mire, drejt një vendi pune, për të cilin do të rinjtë do të jenë të kënaqur. Papunësia në vendin tonë po bëhet një fenomen më i shprehur, duke pasur parasysh tranzicionin e zgjatur. Ne kemi shumë të rinj të diplomuar, por nuk mund t’u gjejmë një vend pune. Këta të diplomuar, pasi dalin nga bankat e universitetit, përpiqen të gjejnë një vend pune, duke iu përshtatur kualifikimit të tyre. Por ata të dëshpëruar, sigurisht edhe të zhgënjyer, mallkojnë veten që nuk mundin t’ua shpërblejnë prindërve mundin ndaj tyre për vite të tëra, duke sakrifikuar financiarisht për t’i shkolluar. E si pasojë shumë të rinj që mbarojnë arsimin e mesëm, zgjedhin braktisjen e shkollës e tentative të emigrojnë apo të qëndrojnë në Tiranë në kërkim të një pune të rëndomtë sa për të mbijetuar. Mendojmë se shteti, organizmat përgjegjëse, shoqatat, duhet të marrin në konsiderate, madje duke marrë shembull nga vende të tjera të Europës lindore, që ia kanë dalë këtij problemi. Me hapjen e debateve për këtë temë delikate, shtohet interesi për zgjidhjen e punësimit të të rinjve. Organizatat e ndryshme shoqërore, që në Shqipëri ka me shumicë, shumë syresh,veprojnë vetëm në kuadër të marrjes së donacioneve për vete dhe të afërmit, apo paguajnë media të shkruara e elektronike për të pasqyruar aktivitetin e tyre pa asnjë lloj aktiviteti. Si të gjejnë zgjidhje punësimi i të rinjve, është pyetja e duhur për këtë fenomen pa zgjidhje. E ndoshta përgjigja qëndron në krijimin e një program, madje qeveria, subjektet politike gjatë fushatave elektorale, që efekti të jetë pozitiv, e njëkohësisht të përdoren politika punësimi të realizueshme,e jo fjalë fryrëse në fushata elektorale, me slogane, fjala vjen do hapim mijëra vende pune për të rinjtë, etj., etj. Dhe e vërteta është krejt ndryshe kur marrin pushtetin. Edhe disa muaj e Shqipëria do jetë nën ethet e zgjedhjeve të përgjithshme. Ky fenomen i huazuar prej kohësh dhe pa zgjidhje, do ceket si here tjetër vetëm si slogan. Ndaj është koha e përshtatshme t’u kujtohet qeverisë, opozitës, politikanëve se rinia, si forcë shtytëse e proceseve demokratike, për të minimizuar largimin e uraganit rinor nëpër udhët e botës, e të përcaktojnë në programet qeverisëse punësimin legal të rinisë në atdheun e vet.