BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Transformimi i nevojave shpirtërore

Transformimi i nevojave shpirtërore

Flitet e diskutohet nga politikanë në prag fushatash elektorale për rininë, duke i dhënë vlerësime dhe kreativitet tej mase, po sapo marrin pushtetin, akoma pa u boshatisur banderolat dhe parullat, fjalët i merr era. Të rinjtë e papunë me diploma e mastera në xhep enden sa më një zyrë në një tjetër në qendër dhe në bazë për të kërkuar punë, por më kot. Simpatizantët e partive politike, mediokër dhe sharlatanë, njerëz të paarsimuar dhe pa personalitet, zënë vendet e tyre në zyrat e shtetit. Të rinjtë që kalojnë ditët bordurave, pa dyshim që një ditë do rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Nuk ka më të keqe se papunësia.Po kështu edhe mediat, disa prej të cilave kombëtare, diskutojnë për legalizimin e mariuanës, hashashit e drogave të tjera.Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera.Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla.I kemipërcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dherrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme.Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipërianuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë.Andaja jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse.Në Shqipërinë e sotme po rritet një brezi i ri pa të ardhme,vetëm me synimin për t’u larguar nga vendi i vet, pa mundësi punësimi. Duket e zhvlerësuar edhe një diplomë që e mbajnë në xhep pa asnjë vlerë.Tani duhet cekur se si reagon mosha e 20 vjeçarëve të lindur pas viteve nëntëdhjetë. Sot rininë shkollore, studentore, fshatare, qytetare dhe të papunët i sheh në kishë dhe në xhami duke u rrëfyer e duke u falur, por në antitezë me këtë, shumica dërmuese e vjedhjeve, grabitjeve me dhunë ndodhin nga të rinjtë e kësaj moshe. Atëherë vetvetiu lind pyetja: a janë besimtarë të devotshëm, biles këta të rinj të rritur dhe edukuar me frymën e re të lirisë dhe demokracisë në shoqëri pluraliste, dale nga një sistem diktatorial dhe specifik? Sigurisht se e thëna dhe e bëra janë krejt ndryshe tek ky brez i ri shqiptarësh. Sigurisht duhet përgjithësuar se shumica përqafojnë një rini shqiptare për ta pasur zili edhe çdo vend europian, por ne gjithsesi luftojnë anët negative të problemeve.E veçanta që duhet të cekim është se edhe ky brez, i lidhur dhe rritur krejt ndryshe nga baballarët e tyre, nuk ndjek dhe zbaton në praktikë atë linjë edukimi të prindërve të tyre, të besimit, nëpërmjet betimit dhe besës së dhënë.