Shumë kush mund të habitet, por ekziston dhe tranzicioni në fushat klerikale dhe religjioze. Një nga këto është dhe komuniteti ynë orthodox dhe klerikët e tij të përfshire në Autoqefalinë shqiptare e cila ashtu si vendi ynë dhe religjionet e tjera, ka pësuar goditje të rënda deri në asgjësimin e saj nëpërmjet Ligjit për shtetin e vetëm Ateist në botë.. Shqipëria për 35 vite mbeti pa religjion nga komunistët. Nga 1967 deti në 1992 kur u ndaluan funksionimi i kishave e xhamive, kur komuniteti ortodoks shqiptar pësoi goditjen më të rëndë që nga koha e pushtimit osman, aktualisht kaloi në vdekjen e kishës autoqefale shqiptare. Duhet pranuar se ardhja e demokracisë solli Kryepeshkopin Anastas ne 1992, i cili e ringjalli Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe deri në ditët e sotme ka punuar jashtëzakonisht për përmirësimin e kushteve, ndërtimin e konstruksionin e kishave, hapjen e kopshteve, shkollave dhe kolegjit universitar , botimin e gazetës Ngjallja, hapjen e mensave për të varfrit, botimin e dy revistave fetare, pra nje ringjallje reale dhe graduale, ashtu si Noli ynë i madh e beri te flasë Krishtin shqip, edhe Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH. Ortodoksia shqiptare tashme po del nga ‘reanimacioni’ dhe po stabilizohet për të dalë nga spitali i sëmundjeve religjioze. Por dëmtimi i rëndë ka dhënë efektet anësore të saj, të cilat Kryepeshkopi Anastas nuk ka mundur ti shëroje qoftë për shkak të mosnjohjes historike e religjioze shqiptare qoftë për shkak të ekipit i cili nuk e ka orientuar drejtë për problemet shpirtërore- historike shqiptare, qoftë për shkak të presionit të politikës greke. Një nga aspektet më të veçanta të ortodoksisë shqiptare të drejtuar nga intelektualët shqiptarë dhe klerikët shqiptarë është patriotizmi dhe kontributi i tyre bazanësi në formimin e shtetit shqiptar ashtu dhe në mbrojtjen, arsimin dhe kulturën e vendit. Këto probleme që duhen zgjidhur e mbajnë të përçarë komunitetin ortodoks shqiptar. Këto i kemi shtruar e sugjeruar me shkrim Kryepeshkopit Anastas në formën e Promemories, por edhe me faktin se ortodoksia shqiptare ka qenë e mbetet shumë patriotë qoftë në bërjen e shtetit shqiptar, qoftë në kontributin në kongresin e Manastirit, qoftë në bërjen e Himnit shqiptar, qoftë në propozimin e flamurit të Skënderbeut nga klubi i Bukureshtit, qoftë në bërjen e këngëve patriotike, qoftë në rindërtimin e vendit. Pra është nje komunitet religjioz ortodoks por edhe patriot dhe që bashkëjeton me religjionet e tjera në mënyre të shkëlqyer, madje është një komunitet nga më të kulturuarit dhe të arsimuarit me nivelin më të ulur të kriminalitetit në raport me komunitetet e tjera dhe ateistët. Trazicioni mund të përfundojë pas Kryepeshkopit Anastas nëse zgjidhen edhe çështje jo religjioze . Përse? sepse Greqia e cila është dhe nacionaliteti i Kryepeshkopit Anastas ka patur e ka shume probleme me Shqipërinë.
Në Shqipëri problemi qëndron ndryshe. Pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH një KOASH te cilin Noli i madh e beri ‘ te flasë Krishtin’ shqip që në 1914 dhe mbetet ideatori i Autoqefalisë shqiptare, – problemi religjioz është shumë sensibël dhe e tejkalon pjesën religjioze. Pse?
Sepse politika greke (jo populli grek), ka 111 vjet që ka ngacmuar dhe dëmtuar Shqipërinë aq shumë sa dhe sot e kësaj dite nuk kanë hequr ligjin e luftës duke masakruar popullsinë në 1914, duke larguar çamët në 1923, duke dëbuar greket e së majtas luftarake greke në 1945, duke bërë provokacionet ne 1949, duke vrarë ushtaret shqiptarë në 1993, duke bërë varret greke në Këlcyrë e Drenovë, duke vendosur pllaka dy gjuhëshe në zonat minoritare, duke hyrë e ndërhyrë sa herë u do qejfi me ministra, kryeministra, kryetare bashkie sa herë ka census, e zgjedhje, duke kërkuar ri bërjen e kufirit detar duket gjë normale kjo?
Kjo ka ndikuar në përçarjen e Komunitetit Ortodoks në Shqipëri me gjithe punën e shkëlqyer të Kryepeshkopit Anastas- mbetet dyshimi se fraza e Nolit qe ‘greku lufton me kishë’…mund të jetë reale, por delet e humbura nuk po interesohet njeri.
Disa nga aspektet kryesore të pazgjidhura janë:
-shqiptarizimi i Kishës Orthodokse duke respektuar dhe nderuar klerikët ortodoksë shqiptare patriotë,
-rregullimi i disa neneve të KOASH, një nga ato është kalimi nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kishë Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në dukje një gabim I vogël por në fakt është një diferencë e madhe nga e cila kanë lindur debate të mëdha .; dhe këtu është djallëzia e politikës greke duke u justifikuar se feja orthodokse nuk ka kombësi, pro në fakt çdo kishë orthodokse shtetërore përcakton kombësinë si Kisha Greke, Kisha serbe, kisha ruse, kish ukrainase. Atëhere përse të mos jetë ashtu si e vendosi Kongresi i Beratit në 1922 madje dhe pas TOMOS-it Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare?
-pranimi i Promemories së Intelektualëve ortodoksë për vendosjen në Kalendarin Orthodokse edhe të klerikëve shqiptarë që drejtuan KOASH nga 1922 e deri në 1967, SI të klerikëve të tjerë patriot, ashtu si çka bërë çdo vend tjetër.
-Heqja e frazës gjatë meshës së përditshme; “bekoje shtetin orthodox”!!, Shqipëria është shtet laik, atëhere kush mbetet shtet ortodoks që mesha shqiptare bekon??
– rregullimi i kontradiktave banda kishës të cilat kanë larguar apo afruar njerëz të ndryshëm klerikalë që duhen rivlerësuar. Në përfundim mund të shprehem se vendosje e një Kryepeshkopi shqiptar në të ardhmen, do të bashkonte komunitetin e përçarë ortodoks shqiptar (dhe jo të Shqipërisë), do të realizonte Promemorien e Intelektualeve ortodoksë, dhe do të shmangte ndikimet e huaja mbi KOASH.