Partneriteti Publik Privat: Koncepti i PPP-ve ka një historik prej jo më shumë se 3 dekadash. Parimi i koncesioneve ishte se kompania private binte dakord të investonte paratë e veta në këmbim të të cilave shteti i garantonte kompanisë koncesionare një monopol për furnizimin e atij shërbimi në zonën e mbuluar. Kompania private paguhet nga qeveria ,s’i po ndodh gjerësisht tek ne .Kompanitë private kanë marrë përsipër dertimin e veprave urbanistike e social- kulturore’ por kur të vijë dita do t’i paguash shumën dhe interesin. Këto lekë do të paguhet nga taksapaguesit, duke rënduar e shtuar varfërinë e tyre . Qeveria aktuale e ka shumë për zemër ketë, duke mos u thelluar se të gjitha shpenzimet do të likuidohen . Ajo po vijon financimin e mbi 680 projekteve që janë kryesisht investime publike, në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare shumëvjeçare. Këto janë shumat që detyron Qeverinë që t’i paguajë ! PPP-ve në të ardhmen mund të sjellë dhe rritje taksash. Qeveria duhet të dëgjojë ekspertët dhe partnerët financiarë si FMN dhe BE. Ministria e Financave, ka sqaruar se referuar kuadrit ligjor për koncesionet/PPP, dhënia me koncesion/PPP e një pune, shërbimi apo vepre nuk është një instrument borxhi, por një alternativë e njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para, në përputhje me dispozitat e ligjit. Financat llogarisin në shpenzimet korrente apo kapitale vetëm pagesat e vitit përkatës që kryhen për kontratat koncesionare. Si rrjedhojë, ky detyrim i lidhur me PPP-të që duhet paguar në vitet në vijim, që është sa 9.5% e PBB-së partneriteteve publike private. Kjo është gjendja…..!
2P-ja e katërt “pasqyrë” e tre te parave. Pensionet. Shumë zhurmë, por asgjë !Në skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024, parashikohet një shpenzim prej 178 miliardë lekë ose 7.3% e produktit të brendshëm bruto dhe, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë. Asgjë e re ! Shpenzimet e pensioneve në Shqipëri janë ndër më të ulëtat me Bashkimin Europian apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria përfaqëson një nga raportet më të vogla të mbështetjes) të të gjitha vendeve të Evropës. Sigurimet Shoqërore sqaron se gjatë vitit 2022 familjet që marrin pension të pjesshëm përbëjnë 48% të numrit të pensionistëve, nga 45% në vitin 2021
Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit. Edhe pse marrim më shumë jetojmë më keq. Këtu ndikon paga nominale e paga reale. Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standardin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm nivelin e jetesës, s’i po ndodh këtë vit ! Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë. Nga indeksimi i pensioneve tek ne përfitojnë 717 mijë persona ,Ky indeksim ndodh në Shqipëri, aktualisht kur ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare , por që po shtohet me hapa të shpejta. Shpesh tek pensionistët dëgjojmë shprehjen :”Kur të marrim pensionin, do paguajmë dritat, ujin, do marrim këtë apo atë , mbase tani s’kemi” Kjo kufizon jetesën,e këto kur të marrim pensionin mbeten për muajin tjetër. Kjo do të thotë të jetosh në varfëri , e të numërosh ditët. Është e padrejtë që kur ke pensionin 10.000 lekë me 3% , të rritet 300 lekë. Ai që e ka 50.000 lekë i rritet 1500 lekë.” Pra pesë herë më tepër pension e po kaq rritja ! Pra, kush e ka pensionin më të lartë do të ketë dhe shtesën e lartë ! Në fakt duhet të ndodhi e kundërta , pensionet e ulëta të rriten me një përqindje më të madhe . Kjo do të ndikojë disi në zbutjen e varfërisë.
Ku duket varfëria tek ne? Të varfër shumica:” 98% e popullsisë . 40% e popullsisë jeton me 6 u.s.d. në ditë, është e vërtetë e s’mund të anashkalohet. 64% e shqiptarëve nuk bëjnë pushime. Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane. Të kuptohemi se varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore .Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, Ky zbulim nxit në mënyrë kritike nevojën për të kombinuar fondet publike me kapitalin privat për të shpejtuar konvergjencën. BERZH ka bashkëpunuar me institucione financiare ndërkombëtare dhe Komisionin Europian për të gjetur mënyra për të përfshirë kapitalin privat në projektet kryesore të infrastrukturës rajonale, përmes PPP-ve ose tërheqjes së investimeve private në sektorin e energjisë. Tjetër “siariq”. Për varfëri jemi pozicionuar në vendin e 102. Dhe për pasoj jemi përsëri vendi i dytë në Botë për azil në vitin 2023.27% e shqiptarëve me zor mbyllin muajin, dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri. Eurostat. Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ne na mbajnë remitancat që janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve. Pra në total, nga rreth 770 mijë familje që janë në Shqipëri, 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë jashtë. Me rritjen e çmimeve varfëria nuk do zhduket e jetesa përsëri do të jetë e vështirë. Për këtë më bindën shokët, por dhe gruaja. Kush ka paratë” ka pushtetin”. Unë kërkoj “pushtet”, por ai është i dobët. Gruaja psonis e vazhdimisht ankohet për çmimet e larta e bën fjalë duke theksuar se ti s’e njeh tregun. Një kos, një bukë kushtonin 150 lekë, tani 300 lekë. Një kg mish kushtonte 800 lekë tani 1600 lekë, djathi nga 700 lekë ka vajtur në 1500 lekë. Pesë domate 200 lekë. Kjo është gjendja ….! Tre P-të, plus pensionet e ulta na kanë sjellë varfëri e dëshpërim. Na ka venitur besimin, vrarë shpresën. Kjo i ka detyruar njerëzit të kërkojnë mirëqenie atje ku nuk mund ta gjejnë .Të kërkojnë azil politik rrugëve të botës, me apo pa dokumente , nga halli e jo nga malli.