
Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Tribalizëm politik apo demokraci pluraliste?!

Shkruar nga Artan Nati 28 Mars 2023

Sheshi gumëzhinte nga thirrjet “ Vdekje , vdekje regjimit të Edi Ramës “ Mitingu i organizuar nga opozita , pikërisht në ditën e mbledhjes së kryetarëve të shteteve të Komunitetit Europian , ishte projektuar të diskretitonte qeverinë e PS dhe kryetarin e saj , pavarësisht se bashkë me të humbte i gjithë vendi . Më tej kryetari non grata vazhdonte të tregonte se si Edi Rama në bashkëpunim me Soros kishin arritur të manipulonin qeverinë amerikane dhe të shpallnin non grata Sali Berishën. “Tek individët, çmenduria është e rrallë; por në grupe, parti, kombe dhe epoka është veprimtari normale” thotë filozofi Gjerman Frederik Niçe . A nuk duket e gjithë kjo si çmenduri ? Si mundet USA të operojë në këtë mënyrë si republikë bananesh ? Ky fenomen njihet si tribalizëm politik .Shqipëria ka një histori të gjatë strukturash sociale me bazë klanore dhe gjakmarrje, të cilat shpesh janë përkthyer në përkatësi politike. Në mungesë të kornizave të forta institucionale dhe ligjore, njerëzit tradicionalisht janë mbështetur në rrjetet farefisnore dhe përkatësive politike për të siguruar interesat e tyre. Partitë politike në Shqipëri janë praktikisht parti tribale se sa parti politike në shërbim të interesave të qytetarëve Tribalizmi politik i referohet fenomenit ku individët priren të formojnë bindjet dhe përkatësitë e tyre politike bazuar në identitetin dhe grupin e tyre shoqëror dhe jo në analizën dhe vlerësimin racional të çështjeve politike. Me fjalë të tjera, njerëzit priren të rreshtohen me partinë ose grupin politik që ata mendojnë se përfaqëson më së afërmi vlerat dhe interesat e tyre, në vend që të angazhohen në analizën objektive të çështjeve politike. Partitë politike në Shqipëri janë përqendruar shpesh rreth liderëve karizmatikë, të cilët kanë krijuar ndjekës besnikë bazuar në personalitetin, karizmën dhe aftësinë e tyre për të ofruar përfitime të prekshme për mbështetësit e tyre. Kjo ka çuar në një kulturë klientelizmi dhe patronazhi, ku besnikëria ndaj një lideri të caktuar është shpesh më e rëndësishme se sa besnikëria ndaj një partie. Peizazhi mediatik në Shqipëri është shumë i fragmentuar dhe shpesh i njëanshëm ndaj disa kampeve politike. Kjo ka krijuar një ambient ku njerëzit janë të ekspozuar vetëm ndaj informacionit që konfirmon besimet dhe paragjykimet e tyre para-ekzistuese, duke e bërë më të vështirë përfshirjen në dialog konstruktiv dhe kompromis. Pjesa e PD e drejtuar nga Sali Berisha , e cila nuk ka vulë apo sigël , ashtu si edhe kryetari i saj nuk njihet në perëndim , është shndërruar në një organizatë tipike tribale në shërbim të mbijetesës politike të kryetarit si dhe të kupolës së këtij grupimi , Saliu po vepron si një demagog, duke përdorur frikën dhe urrejtjen për të nxitur ndjekësit e tij dhe për të fituar pushtetin. A nuk ka vepruar ai në të njëtën mënyrë që prej themelimit të PD-së , duke zbuluar armiq në parti , duke përjashtuar kundështarët ose emëruar e përjashtuar siç po ndodh edhe sot me grupimin tjetër të PD-së ? Mbrojtësit e flaktë të këtij grupimi ,si Noka apo Balliu , janë kthyer në karikatura groteske pa asnjë kredibilitet . Partia e Lirisë tashmë është një parti familiare në shërbim të shokëve dhe miqve të familjes dhe në varësi të situatës shërben si zyrë pune në këmbim të mbështetjes politike .” Mediat janë të njëanshme dhe paraqesin vetëm anët negative të vendit “ thotë Rama dhe ndjekësit e tij . PS akuzon opozitën për veprimtari dekonstruktive dhe se korrupsioni nuk është masiv dhe po goditet , përsërisin ata fjalët e kryetarit . Aktuaisht PS mund të quhet Parti e Specialistëve dhe kjo kryesisht për tenderat dhe kontrollin e mediave duke u vënë kështu totalisht në shërbim të kryesisë dhe oligarkëve . Duket sikur qytetarët mbeten të braktisur dhe e vetmja alternativë që u mbetet është rruga e emigrimit . Shoqëria civile shpesh organizohet ,por në momentin që ajo përbën rrezik , luftohet nga Partia e Specialistëve dhe nga oligarkët . “Këto 3 dekada politika ka qenë pronë e 2 partive që shpesh e kanë dashur partinë dhe xhepin më shumë se Shqipërinë” thotë përfaqësuesi i shoqërisë civile Adriatik Lapaj . Shqipëria ka përjetuar një periudhë të gjatë paqëndrueshmërie politike dhe dobësie institucionale, e cila ka gërryer besimin e njerëzve ndaj institucioneve qeveritare dhe shtetit të së drejtës. Kjo e ka bërë më të lehtë për politikanët që të manipulojnë opinionin publik dhe të mobilizojnë mbështetësit e tyre kundër armiqve të perceptuar . Kjo është arësyeja që përrallat se USA është në shërbim të Soros ose ambasadorja amerikane vepron me kokën e vetë , apo ambasadori britanik është i korruptuar ,të cilat i dëgjojmë shpesh nga Berisha , pranohen si të vërteta nga mbështetësit e tij . Gjithashtu Rama duke bërë disa koka turku dhe duke mos marrë përgjegjësi për korrupsionin e lartë mendon se mund të dali i pafajshëm për dështimet e qeverisë. Rreziku i tribalizmit politik është se ai redukton çështjet komplekse në slogane të thjeshta dhe demonizon kundërshtarët. Sociologu i njohur Jordan Peterson ka theksuar rëndësinë e përgjegjësisë personale dhe autonomisë individuale në adresimin e tribalizmit politik. Ai sugjeron që individët duhet të përqendrohen në zhvillimin e dijeve të tyre dhe të përpiqen të bëjnë analizë personale, në vend që të fokusohen tepër në identitetin dhe ideologjinë politike . E kundërta e tribalizmit politik është përkushtimi ndaj arsyes, provave dhe dialogut, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohemi.Deklaratat e avokat Ngjelës për politikën shqiptare shpesh përqendrohen në nevojën për më shumë llogaridhënie, transparencë dhe vlera demokratike në sistemin e qeverisjes së vendit. Zëra të shumtë i janë bashkuar kësaj ideje dhe duket sikur më shumë intelektualë po i bashkohen shqetësimit kryesor në vend. Duhet të pranojmë se kundërshtarët tanë politikë nuk janë armiqtë tanë. Ata janë bashkëqytetarë që nuk pajtohen me ne për disa çështje, por që ndajnë angazhimin tonë për sundimin e ligjit dhe procesin demokratik. Ne duhet të krijojmë një kulturë ku mosmarrëveshja të mos shihet si shenjë dobësie, por si shenjë fuqie . Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë biseda civile me njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët aty ku është e mundur.
Më të lexuarat


Sa do të bashkojnë trupin dhe kokën, prap Minotaurin do të nxjerrin!

Përse gabimet qënkërkan vetëm të Lulzim Bashës

Korrupsioni në ministri e bashki fenomen apo risi?!

Kush e mbolli farën anti-amerikane në Shqipëri dhe Kosovë?

Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ
