PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha, organizuan një tryezë me disa ish-politikanë të nivelit lartë, që kanë përfaqësuar perëndimin, luftën kundër korrupsionit, shtetin demokratik, pro-amerikanët, ligjin në 33 vite. Ish-ministri Spartak Ngjela, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri Uka dhe Zogaj, janë modelet që janë përballur me berishizmin, ish-komunizmin, korrupsionin, drejtësinë e kapur nga binomi, Rama-Berisha etj. në 33 vite. Kjo tryezë, si hapi i parë i opozitës së vërtetë të djathtë në Shqipëri ishte e suksesshme. Duhen edhe tryeza të tjera me programe dhe ide të reja të djathta, për të realizuar një koalicion që do të krijojë optimizëm e besim, frymë ndryshimi të vërtetë për të djathtën. Berisha dhe mbështetësit e tij, përfaqësojnë korrupsionin dhe anti-shtetin, kultin e individit në Shqipëri, në 33 vite. Me të drejtë Z. Ngjela i quan këta simpatizantë, të korruptuar, mbasi në të vërtetë janë të tillë. Skandalet me afera korruptive, të qeverisjeve të Berishës në 33 vite me aleatët e tij, janë prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Ish-presidenti Topi, i cili është përballur ‘dhëmb për dhëmb’ me Berishizmin dhe mbrojtjen e shtetit ligjorë, e quan me te drejte Rithemelimin dhe partitë, që e mbështesin kazerma politike. Rithemelimi dhe Berisha, sot Edi Rama e kthyen demokracinë në Shqipëri, si ‘kazermë hermetike’, që prodhoi dhe trashëgoi, vetëm korrupsion dhe anti-shtet. Ish-deputeti pro-amerikan Preç Zogaj, ka qenë dëshmitarë i politikës anti-amerikane në PD dhe Shqipëri në 33 vite, prandaj mbron sot PD-në pro-amerikane. Ish-ministri i bujqësisë Rexhep Uka, ka kundërshtuar me dinjitet urdhrat politikë të Berishës, në dëm të bujqësisë që vazhdon sot me politikat e Edi Ramës, që e kanë shkatërruar këtë fushë, në favor të politikave anti-kombëtare për bujqësinë. Në këtë tryezë morën pjesë edhe shumë intelektualë dhe ish-politikanë, të cilët e mbështetën këtë iniciativë që duhet të çohet më tej, me intelektualë të rinj, për të bërë ndryshimin e madh dhe për ti dhënë fund tranzicionit 33 vjeçar të dështuar në Shqipëri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë