Thuhet se brenda vendit jemi rreth 1,8 milion banorë. Në se është kështu, i bie që pensionistët përbëjnë 46 % të popullsisë vendase. Inflacioni real është ai mbi artikujt e konsumit të përditshëm, i cili është jo më i ultë se 25-35 %, krahasuar me 3 vite më parë. Pensionet thuhet se do indeksohen me 3,5-4 % ( një soj si pensionet e ulëta dhe ato qeveritare (!)… ). Në Shtatorin e vitit 2023, Kryeministri, shpresën e pensionistëve e mbështeti në Shpirag, nga thellësitë e të cilit buronte një lumë nafte, gjë që do mundësonte krijimin e “fondit Sovran” për rritjen e pensioneve ! Jo lumë, por as proçkë. Tash shpresohet se në Bulqizë mund të “ gjendet” hidrogjen i lëngshëm dhe pastaj pensionistët të presin “fondin autonom “! Kur inflacioni ja kalon disa herë rritjes ekonomike ( edhe në se kjo rritje shpërndahet horizontalisht ), varfëria shtohet. 41 % e popullsisë vendase ( pensionistët me pensione nën 21 mijë lekë ) kanë kaluar në varfëri ( me më pak se 6,5 dollar në ditë ). Rritja ekonomike ka shkuar në shtimin e kapitalit të oligarkisë dhe në rritjen e mirëqenies vetëm të 9-10 % të familjeve që kanë përfituar e përfitojnë nga rritja e pagave mbi normën e inflacionit . Mbi 45 % e familjeve janë më të varfër se dy vite më parë . Qeveria dhe Kuvendi kanë vendosur të rrisin pagat e administratës publike, pasi ritën me mbi dy herë pagat e tyre. Për pensionistët e thjeshtë nuk bëhet fjalë. Varfëria e përcjellë me përçmim është mjerim. Ata që kanë qenë deputet, gjyqtarë, prokuror, ministra, drejtora të mëdhenj, anëtar bordesh e institucionesh kushtetuese, etj, (një numër afërsisht 6500 vetë) marrin pensione nga 80-160 mijë lekë! Për këtë kastë, buxheti shpenzon ( më shumë se kontributet) rreth 7 miliard lek në vit. Sipas kontributeve te derdhura ju takon nje pension (mesatar) hiq më i lartë se 45 mijë lekë. Qeveria e Kuvendi rrisin dy fish pagat e nuk rrisin as kontributet e as heqin tavanin mbi të cilin derdhen kontributet, ndërkohë deficit i skemës thellohet ! Të marrish 500 mijë lek pagë, të derdhësh kontribute vetëm për 175 mijë lek, e pastaj të vendosësh pension 160 mijë lekë ( kur kontributet mjaftojnë vetëm për 45 mijë lekë), ndërsa kolegëve apo kolegeve që nuk patën mik një kryetar partie,një deputet a ministër, të ju caktosh pensionin 24 mijë lekë, është vetëm hajni.!!! kjo ndodhë vetëm në xhungël, ku ai që ka forcën i merr të gjitha e ai që prêt drejtësinë nuk merr asgjë! Po të analizohen në thellësi shifrat me qëndrimet politike të Qeverisë e Kuvendit, natyrshëm lindin pyetjet: Thelbi programor për mirëqenien i PS ( në se ka) a është mishëruar në programin e qeverisë? Në se jo, atëherë pse socialistët e pa pushtet pajtohen me “rilindasit” që mendojnë për një mbijetesë ekonomike të së ardhmes, kur e tashmja është regres krahasuar me 3-4 vite më parë? Dhënia e pasurive shtetërore dhe e shërbimeve publike me konçension e PPP pa fitim për buxhetin, gjë që e kanë bërë dhe paraardhësit e tyre ), është filozofi majtiste apo thellësisht ekstremiste në dëm të qytetarëve ? Opozita duhet të jetë shpresë. Ajo është bërë copë-copë. Si dele, pa zhurmë, pa poterë ( të gjitha copat ) votojnë favoret e tyre ( paga, pensione të larta, mbështetje të oligarkëve të përbashkët etje) dhe për pensionistët rrinë gojë-kyçur!!! Përse para ekraneve shahen me “rilindësit” me libër zyrë ë shtëpie, plasin molotov e ndezin flakadanë, kurse prapa kuintave i shkelin syrin e rrahin shpatullat njëri tjetrit ? Perceptimi është se mbi 65 % e pensionistëve kanë votuar PS. Ekonomikisht si ndihen nga qeverisja e rilindjes ? Varfërimi a e lëkund besueshmërinë? Kur është koha për të parë këndej atyre që kemi parë për tre dekada e më shumë ? Besimi tek totalitarët, tek uni i tyre bajraktaro-feudalë, nuk na ka sjellë e as do na çojë në demokraci e as mirëqenie të merituar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë