Ja si do të deklaronte e veja Julia e Alexei Navalny, në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE:”Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, por ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë”. E gjithë bota demokratike, po përcjell me dhimbje vdekjen e heroit rus, që sfidoj regjimin diktatorial të oligarkisë putiniane. Nderimi që po i bëhet atij nga qytetarët dhe organizata në shumë vende të botës, flet për vlerat dhe sakrificat e tij, duke na lënë të kuptojmë, se në se putinizmi nuk bie, ne të gjithë do të humbasim. Megjithëse mediat e regjimit po mundohen ta baltosin figurën e tij, duke dezinformuar për të vërtetën e vdekjes së tij, duke e manipuluar me hipokrizi siç kanë bërë edhe me parë, ai përsëri mbetet dhe do të nderohet si hero. Ai refuzoj dizidencën që i ofruan në Gjermani, gjatë kurimit kundër helmimit, nga që nuk mund të largohej nga idealet e tij, duke luftuar për një Rusi të lirë e demokratike. Megjithëse nuk ishte liberal, ai ishte hedhur në këtë betejë të luftës për liri, edhe pse e dinte që kërcënohej nga rreziqet e oligarkisë putiniane. E gjithe rruga dhe rezistenca e tij nuk ishin retorikë, por sakrifica të mundimshme, përballë një diktature të egër jo më pak se ajo staliniane. Historia është një dëshmitare e pa kundërshtueshme, duke na treguar për sakrificat e heronjve rusë, të ndëshkuar nga Stalini e tani nga Putini, që janë një realitet i jetuar me mish e gjak. Ato tregojnë për vdekjet e shumta jo vetëm në kampet dhe burgjet siberiane, por edhe në ato përtej Arktikut siç ndodhi me Alexei Navalny. Bota sot njeh shumë diktatura, ku një pjesë e tyre kanë bërë luftra agresioni si ajo e Putinit në Gjeorgji e Krime. Jo pak masakra bëri regjimi i Putinit në Çeçeni, deri sa i detyroj t’i nënshtrohen dhunës së tij. Kreu i tyre jo vetëm që e pranoj nënshtrimin, por ju bë krah Putinit në invazionin e Rusisë në Ukrainë. Pas nënshtrimit të çerenëve muslimanë të Çeçenisë, Putini nisi aventurën e tij të luftrave në kurriz të Evropës, duke filluar me invazionin për pushtimin e Ukrainës. Përshkallëzimi i luftimeve të ushtrisë ruse në Ukrainë, ka bërë që ukrainasit për të siguruar mbrojtjen, kanë lëshuar një nga qendra më të rëndësishme energjitike në Don Bas Avdvika, që përbën një dramë për energjinë e qymyrit. Ky konflikt që po merr jetë njerëzish, është një realitet i hidhur që nuk ka marrë zgjidhje, jo vetëm për Ukrainën por edhe për Evropën që e ka në shpinë të saj. Vdekja e Alexei Navalny ashtu si shumë rusë të tjerë, brenda dhe jashtë Rusisë me mënyrat me të sofistikuara ekzekutimi, flet qartë për një fund të tillë tragjik. Megjithë nuk ishte liberal, por një opozitar me ideale të majta, ai mbi të gjitha ishte një nacionalist rus, një patriot, që e donte Rusinë të lirë e demokratike. Por fuqia e tij përballë regjimi putinian ishte e dobët, megjithëse kishte vënë në rrezik pasuritë, të afërmit dhe vetë jetën e tij. Ai donte që vendi i tij Rusia, të ndihej në botë si një vend garant i lirisë, i respektuar me autoritet dhe dinjitet, si një fuqi e madhe botërore. Dalja e tij në krye të opozitës, përballë regjimit aktual të oligarkisë putiniane, bëri që ai të kaloj më shumë se një vit në arrest shtëpie. lëvizjet dhe përpjekjet e tij, për të zgjuar shpirtin patriotik rus, i kushtoj jo pak duke sakrifikuar edhe jetën. Ai u helmua dhe përfundoj në koma, duke ndenjur gjatë pa shenja jete. Për ta rikthyer në jetë u mirëprit nga Gjermania, ku edhe u kurua deri në kthim në normalitet, por duke qënë i vendosur në rrugë e tij refuzoj disidencën, për të qëndruar në emigrim. Por mbi të gjitha ai nuk donte të shkelte idealet, për të cilat u ishte përkushtuar. Ai e dinte se pas kthimit në Moskë, do të përballej me ligjet e egra të diktaturës, duke mos i kursyer vendosjen e prangave. Arrestimi dhe persekutimi i bashkëpunëtorëve të tij, ishin të natyrës së diktaturës, e cila nuk hezitoj ta internonte dhe burgoste në një nga burgjet përtej Arktikut. Vdekja e tij ka ngjallur një zemërim të thellë në botën demokratike, por edhe brenda Rusisë, ku policia nuk nguron të masakrojë dhe arrestoj ata që vënë lule për të nderuar emrin e heroit rus Alexei Navalny. Veprimet e policisë janë pasqyrë e egërsisë së regjimit, i cili shtyp me dhunë çdo përpjekje të opozitës, sepse emri dhe figura e Navalny ka ngjallur emocionet që meriton, në të gjithë botë përparimtare demokratike. Në vitin 2013 ai kandidoj për kryebashkiak i Moskës, ku demaskoj korrupsionin galopant të regjimit. Megjithëse mori rreth 27% te votave në ato zgjedhje, regjimi nuk e kurseu duke i përgatitur vdekjen ashtu si shumë rusë të tjerë opozitarë. Historia na ka mësuar se diktaturat bien, kur humbasin luftërat, por ngjarjet në Ukrainë, janë akoma larg parashikimeve për paqe. Propozimet e Putinit për dialog këto ditët e fundit, nuk mund të jenë serioze për një rrugë zgjidhje. Ne se ai e fiton këtë luftë, atëhere të gjitha përpjekjet e SHBA dhe BE, mund të mos ngjallin shpresat e dëshiruara, për pasojë ne humbasim të gjithë. Sakrificat e Navalny kanë folur shumë, ato janë amanete jo vetëm për popullin e tij, por për të gjithë botën e lirë, që kërkon të jetojë në paqe e demokraci.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë