Ibrahim Rugova shkroi librin “Veç Pavarësi, asgjë më pak”,si një përmbajtje shpirtrash shqiptarësh të Kosovës që donin lirinë nga vdekja dhe pavarësinë nga shtypja. Ishte aq e fortë ajo thirrje,ajo klithmë e ndërgjegjes kombëtare saqë kur e lexon edhe sot, ai libër të nis e tingëllon, këndon e vajton për rrugën e mundimshme po triumfuese të një populli të pamposhtur. Profecia e Tij mbi pavarësinë dhe pazgjidhshmërinë e Kosovës me ShBA, është përmbushur. Jo më kot, Georgio Napolitano, ish President i Italisë pati thënë ‘ nëse Rugova do të ishte amerikanë, gjermanë a francezë, do të kishte pushtuar botën me diplomaci”. Pavarësisht se nuk gjendet asnjë paralele mes historisë bashkëkohore Kosovë-Shqipëri, ky libër diplomatik dhe kjo përsiatje në labirinthet e dhimbshme te fundviteve 80′-2000 të Kosovës, ka si udhërrëfyes zbulimin dhe arritjen e pavarësisë shumëpërmasore. Shoqëritë e lira janë edhe të pavarura, janë edhe të ndërgjegjshme, janë edhe më të drejta. Fatmirësisht klasat shoqërore e politike të përgjegjshme të Kosovës e kanë nderuar dhe trashëguar thirrjen ekzistenciale të orientimit perëndimor! Të gëzosh frytet e lirisë kërkohet durim. Liria nuk është vetëm akt. Edhe dija është liri sepse më i ditur je më i lirë! Liria është fruti që duhet të mbillet në ndërgjegjen qytetare dhe të pasqyrohet në veprim. Prandaj nëse s’do ekzistonte politika, atëherë bota do të kishte më shumë burgje sesa shkolla, etj. Ky rol i klasës politike, nuk u luajt në Shqipërinë totalisht të lirë pas 90’. Sepse liria u keqkuptua me papërgjegjshmërinë. Shoqëria u bë dhunuese sepse politika fabrikoi modele dhunuese. Aq shumë anarkiste u shndërrua e djathta shqiptare saqë vuri në pikëpyetje lirinë e përbrendshme shoqërore. Padyshim që aty ku ligjet bëhen shumë të nevojshme, edhe njerëzit s’janë të denjë pastaj, për të qenë të lirë. Por Jo; kjo s’i ka hije shqiptarit të heroizmave shekullore për liri. Kjo kulturë dhune e pjalmuar nga PD, do të gjente një vështirësi shpërhapje në Shqipërinë e 2013. Është një rrugë e gjatë, por pa kthim e cila ka nisur prej qeverisë së parë të Edi Ramës dhe do përfundoj në qeverinë e fundit të Tij brenda BE. Aty ku përmbushet misioni i formimit të shoqërive të lira, tolerante e demokratike. ”Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të” këmbëngulte Dr.Rugova; Doktori që nuk u kopjua asfare nga doktorët e dokrrave në Shqipëri. Ndaj SPAK s’është asgjë më pak sesa fundi i dhunuesve të adhuruar të politikës shqiptare!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë