BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

Vëzhgim dhe dyshim!

Vëzhgim dhe dyshim!

Të mërkurën, datë 22 Maj 2024,, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, vizitoi Shqipërinë. Në fund të vizitës së shkurtër, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, dhanë një konferencë për mediat, ku folën për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar emigracionin e paligjshëm si dhe projektet për avancimin e reformave të nisura dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Cameron u ndal tek arritjet e Shqipërisë, teksa vuri sërish theksin tek reformat gjyqësore, për të cilat tha se Britania do të vijojë të ndihmojë. Për migracionin, tha ai, kemi një partneritet të arrirë dhe ë mrekullueshëm, sepse në të gjithë Europën, emigracioni i parregullt është një problem që haset tek të gjithë. Në rastin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ju keni treguar që jeni novator e krijues, punoni për këto partneritete, dhe në saj të kësaj pune arrini rezultate të shkëlqyera. Në fund të fjalës së tij Sekretari Cameron, njoftoi për ndërtimin e Hekurudhës Durrës – Prishtinë, me sponsorizim të Mbretërisë së Bashkuar. Për arsye të agjendës së tij të ngutshme, pas takimit me Kryeministrin Rama, dhe pas konferencës së përbashkët të shtypit, Cameroni u nis për Angli, duke ndërprerë takimet e tjera të planifikuara. Arsyet, u morën vesh shpejt: Anglia, në 4 korrik të këtij viti, shkon në zgjedhje të parakohshme. Ndaj i duhej të shkonte sa më parë në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Por ajo që na intereson ne qytetarëve shqiptarë, ishte biseda dhe “projektmarrëveshja” e vërtetë e dy burrave, të shtetit Shqiptar e atij Anglez, e cila, vetëm me copëra fjalësh të konferencës së shtypit, mbetet disi e errët. Tri ishin pikat kryesore të fjalës së Cameronit në konferencën e shtypit:

-Së pari: - Që Shqipëria kishte arritur rezultate sinjifikative në ekonomi, në turizëm, dhe sidomos në bashkëpunimin e frytshëm me BE e madje edhe me Këshillin e Sigurimit, ku vendi ynë pati para do kohe edhe “karrigen e tij të nderit”, ku u ul dhe drejtoi e ligjëroi mbledhjen e institucionit më të lartë të Globit, Kryeministri ynë karizmatik!

-Së dyti: - Njoftimi i papritur se Mbretëria e Bashkuar do të sponsorizojë Hekurudhën Durrës-Prishtinë, një ëndërr që nuk kemi guxuar ta shohim as natën, pa le ditën.

-Së treti: - Angazhimi i përbashkët i dy shteteve për disiplinimin e refugjatëve të paligjshëm që udhëtojnë me anije e gomone në mënyrë klandestine nga Shqipëria në Angli, angazhim që Shqipëria e ka realizuar më novatorizëm të mrekullueshëm...

Dy çështjet e para, ajo e “sukseseve sinjifikative” në ekonomi, turizëm, dhe reforma; veçanërisht “sponsorizimi i Hekurudhës gjigande, Durrës-Prishtinë, na e hapi gojën vesh më vesh nga kënaqësia. Ndërsa ajo puna e “bashkëpunimit për refugjatët”, na i uli veshët dhe hundën përtokë. Si do të jetë ky “bashkëpunim” me shtetin e madh në veri të Europës, për refugjatët e paligjshëm që shkojnë në ishullin e madhe me anije e gomone klandestine?! Dyshimet e mia, për marrëveshjen e mundshme që mund të jetë përfolur, e kanë një bazë, madje një bazë të fortë dhe shekullore. Në të gjitha kohërat, Britania e Madhe ka qenë kundër interesave të Shqipërisë; të paktën që nga viti 1878 e gjer në vitin 1990. Sidomos periudha 1945 – 1990, ka qenë periudha më e egër në marrëdhëniet shtetërore midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Gjatë kësaj periudhë, jo vetëm nuk u hap drita jeshile për marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, por përkundrazi u shoqërua me grupe diversioniste që niseshin nga Anglia, apo shtete ku ajo kishte “institucionet” e veta, drejt Shqipërisë, për të ngritur shqiptarët në kryengritje kundër pushtetit, që ata vetë e kishin fituar me gjak e djersë gjatë luftës së përbashkët me botën përparimtare kundër boshtitnazisto-fashisto-militarist Berlin-Romë -Tokio. Për fat të keq, që nuk arrij ta shpjegoj që, edhe në 34 vitet e tranzicionit “demokratik”, nga Mbretëria e Bashkuar, nuk është dukur në Shqipëri asnjë personalitet i madh shtetëror britanik. Përjashto periudhën pasluftës së Kosovës kundër gjenocidit serbo-sllav, kur në vendin tonë erdhi Toni Bler... Në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, Enver Hoxha, midis të tjerave ka thënë: “SHQIPËRIA – PALÇKË TREGU PËR “LUANIN” BRITANIK”!Kjo “histori” e vertetuar në të gjitha kohërat e vjetra e të reja, më bën të dyshoj në lëvdatat dhe dhuratat e britanikut Cameron. Këtë dyshim, po e përcjell me pyetjen retorike:Mos vallë, lëvdatat për sukseset tona gjer në Këshillin e Sigurimit, dhe premtimi për Hekurudhën Durrës – Prishtinë, lidhet me ndonjë “marrëveshje” si ajo e Ramës me Melonin e Italisë?! Se, liderët tanë politikë e shtetërorë, si puna e Ramës, Saliut, Metës, e ca të tjerë pas tyre,për një karrige qeveritare, janë gati ta kthejnë Shqipërinë në “Rundën e Europës”! Uroj të dalë ndryshe dhe “dyshimi” im të jetë i pavërtetë!