Për ju RILINDAS, të punësuar apo jo në këto 10 vitet e pas 2013, patronazhistë apo jo, pensionistë dhe jo vetëm, tash që “e kemi nxjerrë naftën me bollëk nga Shpiragu”(ER) duke filluar nga 1 Janari 2024 “do të ju dyfishohen pagat e pensionet”, si dhe “shpërblimi për qindra mijra pensionistët, të cilët ende na votojnë besnikërisht, në fund të vitit 2024 do të jetë një gjel deti, 10.000 lekë dhe jo një gjysëm gjeli deti 5.000 lekë si këtë fundviti 2023”….. Për ju DEMOKRATË që po e largoni me porosi të Doktorit lepurin nga barku dhe po fusni luanin në të”, dalë nga dalë po na vjen behari i Zgjedhjeve të reja Parlamentare të 2025, ndaj po vijuat kështu në luftë me njëri tjetrin për të parin e sofrës suaj, për një seli, për një vulë e për një logo zyrtare, si dhe për një karrekllë “Parla-pa-menti”, as edhe HIJA si OPOZITË nuk do ju mbetet….“Il poppolo Albanese” nëse vijon “të blegërijë i delezuar pas KRIETARËVE të partive sa majtas e djathtas spektrit politik, “hallall u qoftë mbjellja e konsumimi hashashit” si dhe le të vijojë të gjerbojë kafenë me raki përpara nëpër klubet e pafundme “këto simbole të kapitalizmit sui-generis Made in Albanistan” anë e mbanë Mëmëdheut, duke mos harruar për asnjë çast të komentojë “heronjtë e Big Brothet VIP”, si dhe të vijojë të përgojojë apo të pengojë ata bijë e bija SHQIPFOLËS që ende kanë frymë mendimi e reagimi për SJEDHJEN e NDRYSHIMEVE të vërteta DEMOKRATIKE….. Pak nga pak sikundër po shihet, do të ja mbërrijmë ditës që DIASPORA në numër të tejkalojë disafish shqipfolësit e mbetur në Trevat Arbërore, ndaj dhe takimet e tyre më pas do të zhvillohen kryesisht në New York, Toronto, Berlin, Bernë, Romë, Paris apo në Athinë, POR jo më në Tiranë, në Prishtinë apo në Shkup….. ZGJOHUNI vëllazën e motra të një Gjaku, të një Gjuhe, të një Flamuri, e të një Dheu-Amë të shtrirë në Trojet tona Arbërore në Illiricum Peninsula, BOLL MË u delezuat të hipnotizuar nga llafollogjia boshe pas partive dhe lidërve politik të tyre….. NUKU mësuat këto 32 vite të zhagitjes Demon-kratike me “këta hipokritë”, se përveç pasurimit të vetes dhe të këmbëlëpirësve të tyre të oborreve qeverisëse, ata bënë që rreth gjysma e popullatës të thejqafiset udhëve të botës, për një jetë më të sigurtë e më të mbrothësuar…. LIDERI YNË I PËRBASHKËT ISHTE, ËSHTË DHE KURDOHERË DO TË MBETET VETËM E VETËM SHQIPTARIA….. Bashkimi Kombëtar në HAPSIRAT e SHQIPËRISË SË MËVEHTËSUAR MË 28.11.1912, do të NA mundësojë FAKTORIZIMIN si dhe MBROTHËSIMIN tonë të merituar si KOMB në ILLIRICUM PENINSULA…..NUKU është një ëndërr e bukur por një detyrim për ARDHMËRINË e brezave që vinë…..Together forever and ever, Amen!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë