
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)


Ekranet ishin të pushtuar nga diskutimi rreth raportit të DASH. Pulti mbeti i zënë tek emisioni i Eni Vasilit. Ende pa mbaruar fjalën mirë analisti Balliu ia pat analisti Dynjaja: “Qëndrojnë gjërat, por diskutimi yt është shumë i përgjithshëm. Përqendrohu në gjërat e raportit, sepse njerëzit i kanë lodhur gjërat e thëna e stërthëna, për më tepër mbani dy qëndrime rreth raporteve të DASH. I pari i pavërtetë, kurse ky....'”. S'kanë faj. Të sëmurit për mend çdo fjali në mbyllje, kanë shenjën e kryeministrit; Sekuestrimi i Resort Prestigj, arrestimi i kryetarit të bashkisë, hetimet për ministrin, inceneratorët, (arrestimet e ministrave janë shitje, kur shet të vetët, lere pastaj popullin) për çdo gjë dhe gjithçka, dora është e kryeministrit. Mitizojnë, në vend të zbulimit me rrënjë e me degë të plagëve dhe dhënien e mjekimit të duhur për të shëruar, me qëllim zgjidhjes së halleve të popullit dhe krijuar besimin e zgjuar shpresat. Mbushin ekranet e foltoret me retorika për kryeministrin, kur ai është i zgjedhuri i parlamentit dhe parlamenti jep llogari në se i zgjedhuri i tij s'bën detyrën, duke i treguar dhe vendin përmes mocioneve dhe jo t'i qahet popullit. Populli zgjedh deputetin i cili duhet të japë llogari dhe mban përgjegjësi, në se nuk kryen si duhet detyrën, mazhorancë apo opozitë qoftë. Duke i dhënë të drejtë analistit Dynjaja, më kaloi nëpër mend; Viktimizuesit bëjnë viktimën. Mbeta i zënë pas saj. Më erdhën ashtu rrëmbimthi ca thirrje nëpër foltore, lëshuar nga kryetari i rithemelimit!: Gënjeshtra!. Gënjeshtra!.Vetëm gënjeshtra! Pasthirrma të shoqëruara nga tone të ngritura a thua se, do t'i vinte veshin DASH për ''non gratën'' e tij. Analisti Balliu s'e ndante mendjen nga pengbrava i kryeministrit dhe vëllai i tij Ali-Basha. Ashtu m'u suall personazhi i romanit tim, ''Karta të djegura '' botuar më 2020. Provova një ndjesie të çuditshme në kaosin e krijuar tek e djathta. Atëhere fajësoja kryetarin e PD -së, për fajin e pafalshëm duke dalë nga sistemi. Një goditje e demokracisë, pasojat e së cilës po i vuan e gjithë shoqëria shqiptare, por për më keq edhe tani, që është pranuar nga të gjithë, në vend të ndreqjes, mundohen fajin t'ia kalojnë kryeministrit për peng marrje të lidershipit të PD-së zyrtare, duke dashur të viktimizojnë, për të ngritur sfida ndaj “non gratës”. Edhe tani që është tërhequr nga posti i kryetarit Basha, e sulmojnë. I duhet të bëjnë viktimën, ata që ishin viktimizuesit që e çuan në përçarjen e të djathtës, sepse ishin mbështetësit kryesore të dorëzimit të mandateve apo mos futjen në zgjedhje, tani krijojnë lloj-lloj alibira, në vend t'i thërrasin mendjes, për t'u bashkuar rreth logos së PD-së zyrtare, për të fituar në zgjedhjet e 14 Majit. Kur Tolstoin e pyetën pse e vrave Ana Kareninën, personazhin me të njëjtin titull të romanit ''Ana Karenina'' ai iu përgjigj : ''Anën e vratë ju. Egoizmi dhe thashethemet e shoqërisë ''. Një krahasim që mbase çalon, por të vjen ashtu për të thënë se, demokracinë tani po e vrasin Rithemeluesit, për sa kohë nuk bashkohen me të moderuarit të cilët, mbajnë flamurin e PD-së zyrtare. Për më tepër në se do të shohësh lidershipin e PD - së zyrtare dhe në origjinën e tij është i djathtë, për herë të parë në historinë e drejtimit të kësaj force politike, ç'ka premton se ata do të mbështesin kauzën që përfaqëson vërtet të djathtën evropiane dhe në Shqipëri, duke e futur demokracinë e shartuar, në pozita që kërkon koha për të zhvilluar pluralizmin dhe dhënë frymë sistemit. Por ç'të thuash ata që minuan sistemin, duke braktisur zgjedhjet apo larguar nga Parlamenti, edhe tani që kryetari i dorëhequr më s'ka gjë në dorë për të komanduar, flasin për futjen thike mbas shpine të kryeministrit, të së djathtës, për mes McGonigal, guvernatores Yuri Kim, Sorosit, ambasadorit anglez, duke mitizuar aq shumë sa do t'i kishte zili çdo udhëheqës një force të tillë sa të gjunjëzojë botën. Duke bërë viktimën lidershipi i rithemelusëve, s'bën tjetër veçse viktimizuesin e elektoratit, të thyerjes së besimi, humbjes së shpresës. Me morale tragjedish Antigonash nuk mund të mbahet sistemi, përveçse kutisë së votimit. Por po ndodh si në tragjedinë ''Antigona'' e Soflokliut. Antigona varros vëllai e saj Polinikun, duke mos iu bindur ligjeve të mbretit, i cili e kishte dënuar të mos varrosej sepse kishte bërë tradhti. Antigona zbatoi vullnetin e zotave, e varrosi. Edhe lidershipi i rithemelimit është kthyer në një zot, i cili kundër ligjit përdor siglën e PD -së zyrtare, duke sjellë dështime pas dështimesh të elektoratit dhe të gjithën këtë, e bën duke fajësuar kryeministrin për tradhtar ndaj opozitës. Të bësh viktimën, kur vetë je viktimizuesi i saj sepse, ke dalë kundër ligjeve të demokracisë, tashmë e bërë publike dhe nga SHBA. Perceptime me shumica e me pakica elektorati nëpër kongrese, është të shesësh moral, kur ligji ka shkruar të zezën në të bardhë se kujt i takon PD -ja zyrtare. Të thuash ; ''ik prift të rrijë hoxha ''kur secili ka kushtetutën e vet ; njëri biblën e tjetri kurani, dhe të dy me sy nga zoti, s'është thjesht një mëkat, por sulme egosh lidershipash që mendojnë për karriget e tyre dhe jo interesat e popullit. Duhet të luftosh me kushtetutën tënde që është programi i secilës parti, dhe jo të përpiqesh të bësh viktimën, duke fajësuar për të gjitha dhe gjithçka një njeri me emrin kryeministër, që po e kthejnë Rithemeluesit në hyj të shqiptarëve, përmes të bërit të viktimës. Të përdorësh emrin përmbledhës ( emra që përdorin vetëm njëjësin; vajzëri, djalëri ) kjo do të thotë të degradosh gramatikën e demokracisë në një farë feje që s'ka besimtar që mund t'i qaset. Ndaj përpara çdo demokrati, por veçmas përpara lidershipit të PD-së zyrtare shtrohet si mision historik, për t'i ulur shpatat dhe bërë ç'është e munduar për bashkim, sepse PD -ja është aset kombëtar nga i cili varen fatet jo vetëm të së djathtës, por demokracisë. Lidershipi i rithemelimit është viktimizuesi që mban përgjegjësi në degradimin e së djathtës. S'bëhet viktima duke sulmuar kryeministrin apo lidershipin e PD-së zyrtare, por duke bashkuar forcat me ide të ulura në bazë për ta bërë elektoratin t'i besojë kauzës së djathtë që të kesh mbështetje për të fituar në zgjedhjet e 14 Majit.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
