….E më shumë se kaq, trishtimi ndihet kudo. Ndihet edhe tek emigrantët që ikin në Dhe të huaj, që i grryen malli për Vëndlinjen, mall që i shoqëron kudo, “pushton” edhe të afërmit e tyre në vëndlindje e më shumë se kaq. edhe portën e shtëpisë e grryen krimbi, edha atë që e mban kycur portën, e grryen ndryshku, edhe arrën e papunuar, e ka mbuluar barri, edhe fushat janë mbuluar ferrat!
Malli e trishtimi shoqëron të gjithë, edhe ata që ikin, edhe ata që mbeten, edhe vëndin ku u rritën.. Ikin emigrantët, me trup në Dhe të huaj, me mëndjen prapa, në Atdhe, sic shprehet edhe poeti Fuat Memelli, “ Emigrantët, vetëm qiellin e kanë të parbashkët..”!.
Ky është boshti i Poezive të fundit të Poetit Vangjel Pëllumbi.Nuk gjejnë qetësi, as emigrantët, as vëndlindja, nuk gjejnë qetësi as ata të paktë që kanë siguruar një mirëqënie të mirë nuk janë të qetë e më keq akoma për ata të shumtë që me shumë vështirësi sigurojnë kushtet më minimale të jetësës, rritjen dhe shkollimin e fëmijëve, punën..
Ndoshta mund të jem edhe gabim, por më mirë të jem unë gabim gjë që kjo është hicgjë üërpara asaj që të gjithë ata emigrantë që kanë ikur e vazhdojnë të ikin, të jenë të lumtur… Nuk bëhet fjalë për lumturi absolute, por një lumturi kur edhe mungesat, i plotëson qënia pranë vëndlindjes, pranë njërrëzve të dashur, pranë prindërve që sakrifikuan për t ‘i ritur e shkolluar, pranë shkollës ku mësuan shkrim e këndim, që edhe atë sot e “trishton” vemia, e nuk i buzëqeshin si dikur zërrat gazmorë të fëmijëve. Kanë pranë shijen e vëndlindjes, miqtë e kolegët, kujtimet e shumta, vëndet ku agëtoheshin me lodrat mëninore..
Më shumë se bijtë e vëndlindjes që janë larguar, vetminë e ndjen edhe më shumë vëndlindja e cila tashmë sa vjen e po braktiset nga të rinjtë e nga të rejat,, nga gjëja e gjallë
Revolta e poetit, nuk shuhet, as kur vjen në vëndlindje, qoftë edhe për pak kohë që të cmallet.. . Edhe sikur për pak kohë të vish në vëndlindje e të cmallesh, në të kundërtën e saj, do të mallohesh edhe më shumë, deri në trishtim, zjarri i mallit, do të ndizet edhe më shumë…
“Te vete po ku të shkoj / askush nuk më thotë mireseardhët / Prindërit, nuk janë më. Ata ikën me zëmër të thyer / U rropatën për ne / Sakrifikuan për ne.. Ata ikën të malluar, ikën me shpresa që ne, pasardhësit e tyre të jetonim më mirë .”!
.E mira, nuk po na vjen, as në Dhe të huaj, as në vëndin ku u rritëm. “Kostumet”e shpresës që kemi veshur në Dhe të huaj, nuk na “ngrohin”, as nuk na japin shpresa e të futemi të integruar në rradhët e qytetërimit.. Nuk mjaftojnë vetëm kostumet për t ‘u bërë pjesë e qytetërimit, nuk mjaftojnë as të ardhurat më shumë, sepse, “guri, peshon në vëndin e vet”, aty ndihet “pesha” e tij, aty ndihet forca e tij, aty është “bukuria” e tij.
E putha gurin e sofatit / E gjeta lumturine e humbur /Nxora mallin e fshatit /E gjeta veten të lumtur / Aty te pragu i derës / Këtu,ku janë kujtimet,fëmijëria / Këtu,mbi sofat,t’qetë gjeta veten /
Se këtu,malli,po më tret mua./E qava mbi sofatin e portës / Me zëmër të coptuar / Sa guri lëshoi lot të zëmrës / Ku fati na ka dënuar / Loti gurin e plasi / e zëmra trokiste me tërbim / Dera mezi u hap / Kërciti si kockat e sëmura / Pragu kishte lëshuar lot / Dhe krimbi kishte gërryer drrurin…/ .
Askush nuk ka qetësi, askush nuk është i qetë, As vëndlidja vetë nuk është e qetë, as fshati, as rrugët, as ata pak të vëtmuar që kanë mbetur..
U ngjita lart, tek Merrizi, shkruan poeti, tek Stena e Bufit. As aroma e tyre nuk më cmallën, as erra e ngrohtë e kracunit. Këto nuk e mbushin zbrazëtinë që ka krijuar malli. Përkundrazi, e shtojnë edhe më shumë kur nga lart sheh Fshatin, që ka rrënë në qetësi, Mungon zhurrma e dikurshme, mungojnë cicërimat e fëmijëve në shkollë. Mungon gjallëria që dikur i jepnin njerrëzit, kur shkonin në fushë. Sot, ata nuk janë më, kanë ikur në Dhe të huaj. “Atje mbi pragun e portës , E ndjeva aromën tënde Atdhe / Trishtimi m ‘u mblodh në grykë / si lëmsh i viteve të shkumëzuara./ Edhe porta nuk hapet / Edhe ajo është e “zëmëruar” / Venitur edhe drurët e pragut / Prisnin vite, t’ zotin shkuar.. Me kërcitjen e Portës / U shkund krimbi plak / me dhimbjen e zëmrës, / E zëmra ma bëri tak / Lotët rrodhën shtëpia hesht / Hyra brënda, heshtja varr / … Lamtumirë, shtëpisë i thashë / Dhe lotët rrëke, poshtë rranë..!
Edhe pragu i portes, edhe sofati, dikur ishin “të qeshur”, ishin të qeshur sepse c ‘do ditë prisnin e përcillnin..
Ishim fëmijë në atë kohë, veshur mbanim opinga llastiku e rroba të arnuara, por ishim plot shpresa se ditë më të mira do të vinin.. Por, këto ditë nuk erdhën, , nuk erdhën as në Dhe të huaj, nuk erdhën as në vëndlindje, ku edhe vëndlindja, “qan” edhe më shumë nga ne,, që i mungojmë, që i jepnim jetë, që i jepnim gjallëri,..
Pak fjalë për fshatin e Vangjelit, Tren, në Zonën e Devollit, një fshat me një histori mijëravjecare, i njohur aq shumë me “Shpellën e Trenit” që daton nga mijëvjevari gjashtë para Krishtit, ,
Me të drejtë, poeti thotë që “Treni është një Perlë,.është një muze i gjallë që mbart në vetvehte lashtësinë, trimërinë dhe bukurinë,.. Nuk ka njeri që të mos ketë dëgjuar Shpellën e Trenit tetëmijë vjecare, që të mos ketë dëgjuar për Kalanë e Trajanit, që ngrihet madhështore mbi fshat.
Kalaja e Trajanit, mban emrin e Perandorit Trajan Decius i cili identifikohet si një ndër Perandorët e rëndësishëm të Romës së lashtë, edhe pse koha e shkurtër e qëndrimit në pushtet nuk e lejoi të plotësonte historinë e tij.
Perandori Trajan njihet për përballjet me Gotët, ballë të cilëve edhe u vra i tradhtuar. Megjithatë, historia e konsideron si një prijës të vetësakrifikuar për të shpëtuar Romën e lashtë. Drejtimi i
tij është i lidhur jo thjesht me sukseset si ushtarak, por edhe si një drejtues i aftë e investues i mjaft objekteve të Romës së atëhershme.
Kalaja e Trajanit,është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që për fat të keq, njihet pak nga publiku i gjërë.
Rrënjët e saj datojnë qysh nga periudha e hekurit, ndër më të mëdhatë në teritorin e Ilirisë duke u shtrirë në plot 22 hektarë me murre me një gjatësi prej 3 km sic shkruan studjuesi i njohur Gjerak Karaiskaj në veprën e tij “5 mijë vjet fortifikime”!
Në kohën e vonë antike, kalaja e Trajanit u rifortifikua, por tani është reduktuar vetëm në pjesën e sipërme të saj. Kalaja e Trajanit ruhet në gjendjen në të cilën është gjetur në fillim dhe nuk është konstatuar deri më tani asnjë dëmtim i saj. Kalaja është shpallur monument kulture në vitin 1963.
Si Fshati Tren, është e gjithë Shqipëria, një perlë, një Histori e lashtë , një bukuri e rrallë natyrore. Ja, për këtë Poeti, nuk ndihet i qetë për gjëndjen në të cilën ndodhet fshati i tij, për kohën e largët të fëminisë së tij.
A,do të lejojmë që këtë bukuri, ta lemë ta gryejnë eruzionet e kohërave? Nuk do verë dorë njeri? Këtë Perlë shëkullore,që na i ka dhuruar natyra,ta hedhëm e ta shkelëm me këmbë. Këtë muzeum të lashtësisë,ta lemë pas dore, aq ,sa lotët derdhen rrugëve ,kur e shikojmë ?
Ju lutemi të vemë dorë të gjithë së bashku,se asgjë s’na mungon! Ta bëjmë të gumëzhijnë ëndrrat e bukurisë, Ta bëjmë ambjentin çlodhës,që ato pësë ditë që jemi të kënaqemi me aromën e ajrit të maleve dhe kodrave që na rethojnë,mos e lemë të venitet kjo bukuri,që zoti na i ka falur
Poeti, kujton edhe vitet e fëmijërisë, vitet kur edhe me pak, ndiheshin të lumtur, që tek i kujton, loti, nuk pushon..
Atëhere,n’brigada punonim /,Burra,gra,fëmijë e vajza /Hallet,kalonim me fshehtësi / Dhe s’tregonim plagët e hapura. / Djersa na qëronte sytë / Punonim, sa për dy vetë. / Kur vishnim një palë opinga / Na dukeshe sikur fluturonim / Buzëqeshjen haronim n’thekra, / E lotët mblidhnim n’shporta / Loti formonte shatrivanë / Dhe lante fytyrën n’ujvarë / Dhimbjeve,q’na dukeshin lule / Mbulonin fytyrat tona / Me mjergullën ngjyrë gri / Buzëqeshjen,lëshonim me pahir / Që t’gjenim rehatin e zemrës / Brigadave t’rreshtuar,punonim / Me sytë tek lulet shpirtvyshkura / Për kohën që vrisnim
Jeta e tij, është jeta e të gjithë atyre që kanë lënë vëndlidjen dhe punojnë në dhe të huaj. Kaluan shumë vite e c ‘do vit që kalon, jeta bëhet edhe më e vështirë.
Ka edhe kjo arësyet e veta. Në dhe të huaj, mungon vëndlindja, mungon qetësia, është present gjithmonë shpirti i trazuar… Asgjë nuk të hyn në sy, kur ke mallin që digjet e lotët që rrjedhin, lotë që “tretin” edhe gurin e jo më njeriun..
E megjithatë, poeti është plot shpresa, është optimist për të ardhmen Kemi një Vënd që nuk e ka askush. Por shpresat, nuk vdesin. Do të vijë dita që Fshatin, qytetin, Shqipërinë, ta lulëzojmë. Vetëm atëherë do të jemi të qetë, të lumtur e me zëmra të gëzuara. Nuk ka më mirë , kur punon në vëndlindje, kur buzëqesh me shpirt, kur ke ngrohtësinë e Vëndlindjes.