BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Vullnetarizmi është shprehja më e pastër e ndërgjegjes

Vullnetarizmi është shprehja më e pastër e ndërgjegjes

Edi Rama: “Ishte një person (dekada më parë) që më ndiqte në Lushnjë me çekiç të mbështjellë në gazetë dhe thoshte: unë atë do ta vras! Por unë kisha aty engjëllin tim mbrojtës, Gjergji Velon”.

Ndërsa bisedonim mes shokësh, dikush që pa të lëvizte atje tej Gjergji Velo, kryetar i Organizatës së Dëshmorëve të LANÇ dhe i Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, pyeti:

- Me ç’rrogë paguhet zoti Gjergji për punën që bën si kryetar?!

Të gjithë vunë në gaz dhe njëri prej nesh, ashtu hazërxhevap, i përgjigjet:

- Nuk merrë asnjë lek. Punon falas. Vullnetar ...

– Si është e mundur?! Unë di që ai lëviz nëpër Shqipëri me makinën familjare! E shikoj në shumë veprimtari historike bashkive të vendit...

Ai që kishte bërë pyetjen, si duket, as që ia kishte haberin veprimtarisë së të zgjedhurve në organizatat e shumta shoqërore, atdhetaro - kulturore.

Po cili është Gjergji Velo, prej disa vitesh në krye të Organizatës për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut? I lindur në Eskaj të ish rrethit të Lushnjes, Gjergji është nip i tre Dëshmorëve të LANÇ; i xhaxhait e i gjyshit të vet: Vasil e Todi Velo, si dhe i dajos: Prof Boçit nga Rrupaj. Mbaruar për agronom në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe i specializuar për mbrojtjen e bimëve, Gjergji shumë shpejt do të zgjidhej sekretar i parë i Komitetit të Rinisë të ish rrethit të Lushnjes. Pak vite më pas do të zgjidhej sekretar i Komitetit të Partisë të rrethit për problemet e Bujqësisë. Duke u mbetur larg dogmave të kohës, djaloshi nga Eskaj vazhdoi të qendronte me këmbë në tokë. Në themel të bisedave të tij ishte gruri, misri, pambuku, lopët e delet... Madje, në ndonjë rast edhe e patën kritikuar, se nuk po i shikonte problemet në prizmin politik! Sepse nuk po merrej seriozisht me byrotë dhe me organizatat – bazë të Partisë, por vazhdonte të “dublonte” punët e pushtetit! I pashkëputur edhe nga puna studimore, kësaj kohe do të fitonte gradën Doktor i Shkencave. Dy apo tre vjet në Komitetin e Partisë, ndërsa në vazhdim zgjidhet në detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit. Thënë ndryshe, i gjetën vendin. Tashmë do t’i kishte duart më të zgjidhura. Themi “më të zgjidhura”, sepse jo çdo detyrë do të mund të kryhej pa ndërhyrjen më parë të Komitetit të Partisë të rrethit. Pasionin për t’u marrë me lavdinë e historisë Gjergji e ka pas manifestuar qysh në atë kohë kur thirrej lart për të raportuar për drithërat e bukës, apo për realizimin e planit të prodhimit industrial.

Ndërsa zbresim shumë vite më parë, natyrshëm na freskohet kujtesa për Varrezat e Dëshmorëve të LANÇ të rrethit. Të vendosura aty në hyrje të qytetit, mbi shpatullën e një kodrine, ato ngjajnë si një amfiteatër lavdie. Për nga ana arkitektonike, arkitekti i talentuar Kostandin Mone i trajtoi moderne dhe monumentale. Sipër, në qendër është vendosur monumenti “Partizania fitimtare”, vepër e skulptorit të njohur Maksim Bushi.

Gjatë ndërtimit të këtij objekti, deri ditën e përurimit, 18 tetor 1984, kryetari i Komitetit Ekzekutiv e hapte dhe e mbyllte ditën e punës pikërisht këtu. Kishte zëra nga intelektualë lushnjarë, që në qëndër të qytetit të vendosej një simbol myzeqar i përmasave të mëdha. E dëgjoi dhe e mori parasysh këtë zë Komiteti i Partisë i rrethit. E mbështeti fuqishëm Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit, personalisht edhe kryetari i këtij Komiteti, Gjergji Velo. Skulpturën e mori përsipër ta realizonte artisti me shumë emër, Perikli Çuli.

Tani “Toka jonë” i jep hijeshi sheshit para Bashkisë.

– Grurë, misër e pambuk kemi mbjellë e do të mbjellim çdo vit, - na qe shprehur një herë Gjergji atyre viteve, - sepse, sikur edhe të mos duash të merresh me to, të tundin këmbët të tjerët, por objektet historike, sociale e kulturore duhet t’i kesh parasysh vet. Të ngulësh këmbë për to.

Në janarin e vitit 1985, me rastin e 65 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, do të organizohej një veprimtari e gjerë, ku do të merrnin pjesë edhe autoritete nga organet qendrore të Partisë e të Shtetit. Gjatë vjeshtës së vitit 1984 nisi e vazhdoi puna për restaurimin e godinës së këtij Kongresi, për sistemimin e mjediseve rreth këtij objekti historik, si edhe për plotësimin e mjediseve të brendshme me sende sa më të përafërta me ato të kohës së Kongresit. Për këtë Gjergji u kujdes që të silleshin restauratorë të kualifikuar nga Tirana.

Me këtë rast u sistemua edhe Muzeu Historik i rrethit, ku pat kontribuar edhe piktori i ri, Edi Kristaq Rama. Këtu le të hapim një parantezë: Piktori i ardhur nga kryeqyteti mbante një veshje disi të ndryshme nga ajo e të rinjve lushnjarë. Kjo pat tërhequr vëmendjen e disa të moshuarëve, që nuk patën munguar t’i kundërviheshin djaloshit simpatik nga Tirana. Disa dekada më vonë, pikërisht ca muaj më parë të këtij viti, Edi Rama, tashmë kryeministër i vendit, do të shprehej: “Ishte një person që më ndiqte në Lushnjë me çekiç të mbështjellë në gazetë dhe thoshte: unë atë do ta vras! Por unë kisha ëngjëllin tim mbrojtës, Gjergji Velon”. Në zbatim të një plani kombëtar urbanistik, ishte planifkuar që të krijohej një rrugë e gjërë, më sakt, një bulevard, që fillonte nga qëndra e qytetit dhe përfundonte te Uzina e Plastmasit. S’do të qe një punë e lehtë. Përkundrazi, do të ishte një detyrë e vështirë. Sepse do të duhej të shpronsoheshin shumë familje. Veç se iu duhej paguar një sasi e madhe të hollash, por atyreve iu duhej gjetur edhe strehimi.

Dhe bulevardi, në qoftë se do ta quanim të tillë, u realizua. Kuptohet, meritë patën të gjithë, deri edhe rinia e qytetit, që u mor vullnetarisht me sistemimin e disa prej mjediseve. Gjithësesi, meritë të veçantë pati kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, i cili mëngjes – darkë mbeti përgjatë trasesë së këtij objekti shumë të rëndësishëm urbanistik. Le të shënojmë këtu, se edhe sot e kësaj dite mjaft nga ata që janë mbi pesëdhjetë vjeç, kur vjen puna të flitet për këtë objekt, shprehen: bulevardi i Gjergji Velos. I dashuruar mbas asaj që lidhet me traditat historike, me artin e me kulturën, kryetari i Komitetit Ekzekutiv ftoi në një rast për një bisedë me intelektualë e kuadro shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Ishte një ftesë personale e tij. Biseda e gjeniut të letrave shqipe qe vërtet interesante. Në mbarim të saj, në pamundësi ta shoqëronte vet, Kryetari ngarkoi kryeinspektorin e Kultures Jovan Jano dhe kryetarin e degës së shkrimtarëve e të artistëve të rrethit, Maksim Bushi, që mysafirin e nderuar ta shoqëronin në disa objekte të traditës historike.

- E çuam edhe në Manastirin e Ardenicës, - pat treguar Jovani, - ku shkrimtari i madh sugjeroi që Manastiri të ruhej dhe të mos vandalizohej qoftë edhe nga ndonjë repart ushtarak, që ndodhej aty pranë.

Në të hyrë të Manastirit, majtas, në katin e dytë, me porosi të Gjergjit ishin sajuar nja dy dhoma me pajisje interesante. Ishte kujdesur për këtë detyrë sidomos drejtori i Shtëpisë së Kulturës të rrethit, Kristaq Papa. Para pak muajësh në Sheqishtë të Fierit Gjergji organizoi një veprimtari të gjerë, ku morën pjesë deri edhe Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, si dhe figura të tjera të njohura. Përkujtoheshin tre dëshmorë të rënë në këtë fshat, dy prej të cilëve: xhaxhaj dhe gjyshi i Gjergjit. Menjëherë mbas solemnitetit, Gjergji shtroi një drekë të gjerë, për mbi tetëdhjetë njerëz, vetëm me shpenzimet e veta.

- Kur është fjala për të kujtuar e nderuar të rënët për Atdhe, - na u shpreh Gjergji, - çdo shpenzim i bërë për ta nuk është lek i shkuar dëm, përkundrazi.

Dhe, në vazhdim të po këtij mendimi, shton:

- E vërteta është, se shteti nuk i ka mundësitë për shumë organizime të tilla, por ama mjaft prej familjarëve nuk u mungojnë mundësitë për veprimtari të kësaj natyre, ku shpalosen mesazhe dhe rrezatohen frymëzime atdhetare.

- Sa shumë detyra kemi këtë vit, që është i 80 vjetorit të çlirimit! – shprehet kryetari i Organizatës. – Por të tëra do t’i realizojmë. Ja, ashtu, mes nesh do t’i gjejmë fondet që do të na duhen...

Janë disa botime historike të Organizatës që kanë dalë në qarkullim kohët e fundit, për të cilat janë dashur të shpenzohen goxha fonde monetare.

- Përderisa e kam pranuar detyrën e drejtuesit kryesor të Organizatës për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, - na shprehet Gjergji, - do të bëj të gjitha përpjekjet për ta kryer me sukses, qoftë edhe duke sakrifikuar diçka nga buxheti familjar.

Sollëm vetëm disa detaje të veçanta të punës së Gjergji Velos në vite, duke mbajtur parasysh faktin, se nostalgjia buron vetëm nga respekti për njerëzit e punës së ndershme.

Eh, me pagesë, kush nuk punon?! Vullnetarizmi është ndërgjegje.