Në kuadër të konkurrencës elektorale, krijimi i mosmarrëveshjeve, -megjithëse i padëshirueshëm -është pothuajse i pashmangshëm,-por është tejet e rëndësishme që të krijohen mekanizmat zgjedhore efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo konflikteve. Këto mekanizma janë me rëndësi jetike, sepse mosmarrëveshjet kanë potencial për të lëkundur integritetin e procesit zgjedhor, por mund të çojnë deri në konflikte sociale që mund të jenë të hapura ose edhe të fshehta, duke u mbartur në kohë. Sipas doktrinës ligjore-zgjedhore por edhe sipas parimeve në politikë, sistemi për “Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Zgjedhore” i referohet sistemit kompleks të ankesave,-përmes të cilave çdo veprim ose procedurë zgjedhore mund të apelohet ligjërisht. Ankesat ligjore që lidhen me çështjet zgjedhore mund të paraqiten para agjencive/institucioneve me natyre politike ose para agjencive gjyqësore. Një sistem i tillë kompleks e ndërveprues, ka për qëllim të sigurojë zgjedhje të rregullta dhe tërësisht në përputhje me bazën ligjore në fuqi. Zgjedhjet korrekte nga pikëpamja ligjore por edhe më gjerë varen nga korrigjimet ligjore/procedurale të çdo gabimi apo veprimi të paligjshëm elektoral. Çdo parti politike, subjekt apo individ ka të drejtën të mbrohet nga ligji dhe të gjejë një zgjidhje për shkeljet e të drejtave politike me natyrë elektorale. Sidoqoftë procedurat e ankimimit duhet të jenë transparente dhe lehtësisht të kuptueshme. Ajo çfarë do të ndihmonte në zgjidhjen e konflikteve, në fakt është reflektimi për afate të shkurtra -dhe një proces sa më i unifikuar apelimi, -i cili mund të korrektojë humbjen e kohës dhe përpjekjeve të panevojshme nga të gjitha palët e përfshira. Shkeljet e ndryshme në kontekstin zgjedhor, parregullsitë dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor, janë në fokus të veçantë gjatë punës së KQZ-së,-jo vetëm gjatë periudhës zgjedhore por edhe më tej. Entitetet e ndryshme politike përpiqen dhe punojnë vazhdimisht që të korrektojnë, përmirësojnë e përforcojnë rolin rregullator të institucionit. Në ketë kuadër, vlen për të përmendur se në frymën e Kodit Zgjedhor dhe në kontekstin e rolit të rëndësishëm stabilizues të KQZ-së, gjatë shqyrtimit e kërkesave ankimore të paraqitura, institucioni shqyrton të gjithë problematikën e tyre, -pa u kufizuar ekskluzivisht në objektin specifik të kërkesës ankimore të paraqitur nga subjekti zgjedhor, -edhe pse kjo nuk mjafton. Sidoqoftë, vërehet se ligji duhet të adresojë në paragrafët specifik në mënyrë më të detajuar kategoritë e parregullsive dhe shkeljeve së bashku me pasojat e tyre të mundshme për procesin zgjedhor. Referencat e thjeshta për shkelje të ligjit apo të Kushtetutës, përbëjnë elemente që duhet të shmangen. Juridiksioni por edhe efektiviteti, transparenca por edhe limitet kohore janë një shqetësim i madh në vendet ku gjykatat dhe Komisionet Zgjedhore ndajnë barrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore. Në parim, dispozitat e paqarta ose të paplota në ligjin zgjedhor, -apo aktet e tjera normative mund të gjenerojnë konfuzion mbi juridiksionin e gjykatave dhe Komisionit Zgjedhor në lidhje me mosmarrëveshjet zgjedhore. Kjo dinamikë komplekse ofron mundësinë dhe hapësirën për “forume” që diskutojnë e synojnë përmirësimin e situatës, -duke eleminuar pengesa dhe vonesa në procesin e instalimit të një sistemi efikas të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Është e qartë se rëndësia dhe rezultati i punës në institucione zgjedhore, vlerësohet dhe ka impakt të drejtpërdrejtë tek publiku. Sistemi i zgjidhjes së konflikteve elektorale në demokracinë moderne është thelbësor për ndërtimin e një sistemi politik të qëndrueshëm në vend -dhe ne synojmë të rrisim rolin rregullator e stabilizues hap pas hapi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë