Menaxhimi dhe drejtimi i institucioneve arsimore në Shqipëri është një proces i rëndësishëm që ka për qëllim të sigurojë një mjedis të përshtatshëm mësimor për nxënësit dhe të promovojë cilësinë e arsimit. Arsimi në Shqipëri është një sferë që përballet me shumë sfida dhe problematika. Këto fillojnë që nga niveli i ulët i cilësisë së arsimit, ku pavarësisht investimeve të mëdha, Shqipëria ende përballet me mungesën e cilësisë në sistemin arsimor. Problematika fillon nga klasat e mëdha me numër të lartë nxënësish, ku pengojnë mësuesit për të siguruar një parashikim efektiv të mësimit dhe përkushtimit individual ndaj secilit nxënës. Nga ana tjetër, shumë shkolla në Shqipëri kanë nevojë për rinovim të materialeve mësimore, veçanërisht në fushat e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike. Teknologjia moderne, si kompjuterët dhe lidhja në internet, ende nuk janë të disponueshme në shumicën e shkollave, duke penguar përdorimin e tyre efektiv në mësim. Po ashtu arsimit në Shqipëri i nevojiten investime më të mëdha për të përmirësuar infrastrukturën shkollore, trajnimin e mësimdhënësve dhe sigurimin e materialeve mësimore të nevojshme. Përmendim këtu se sipas ekspertëve, Shqipëria ende përballet me nivele të larta të analfabetizmit funksional, ku nxënësit mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë, por nuk i kuptojnë dhe i përdorin këto aftësi në mënyrë efektive në jetën e tyre të përditshme. Për të adresuar këto problematika, nevojiten hapa të rëndësishëm për të përmirësuar trajnimin e mësimdhënësve, investimet në infrastrukturë dhe teknologji, si dhe politika të qarta për të adresuar nevojat e nxënësve me aftësi të ndryshme. Bashkëpunimi midis institucioneve arsimore, komunitetit dhe autoriteteve qeveritare është gjithashtu i rëndësishëm për të rritur cilësinë e arsimit në Shqipëri. Por edhe pse ka problematika, arsimi në Shqipëri ka përparuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Janë rritur investimet në sektorin e arsimit për të përmirësuar infrastrukturën, kurrikulën, trajnimin e mësimdhënësve dhe materialet mësimore. Në vitet e fundit po zbatohen programe të reja në mësimin dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve duke iu përshtatur kohës. Gjithashtu janë bërë shkolla të reja dhe janë ndërtuar laboratorë dhe biblioteka të reja. Po ashtu janë krijuar shkolla profesionale dhe teknike. Shqipëria ka hapur shkolla të specializuara në fusha të ndryshme, siç janë inxhinieria, turizmi, gastronomia, që sigurojnë mundësi për trajnim direkt në punë. Gjithashtu, studentët shqiptarë kanë mundësi të studiojnë në universitete të tjera të huaja përmes programeve të shkëmbimit, bursave dhe programit Erasmus+. Nga ana tjetër, përmirësimi i trajnimit dhe statusit të mësimdhënësve ka rritur cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies në shkollat shqiptare. Në fund është dhe rritja e njohurive të gjuhëve të huaja. Mësimi i gjuhëve të huaja është bërë pjesë e rëndësishme, duke ndihmuar nxënësit të përmirësojnë komunikimin dhe të ndihen të përgatitur për tregun e punës në botë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë