BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Zona e Parë Operative, si burim i krijimit të disa brigadave sulmuese të UNÇSH

Zona e Parë Operative, si burim i krijimit të disa brigadave sulmuese

Krijimi i Shtabit të ZIOp, sipas urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm, përfshinte qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe krahinën e Mallakastrës, erdhi si rezultat logjik i zhvillimit të LANÇ në këtë hapësirë, por dhe si një domosdoshmëri e nevojë për të përballuar detyrat e reja në rritje, që i shtroheshin UNÇ për ndërmarrjen e veprimeve të përqendruara luftarake dhe të përmasave më të mëdha në shkallë qarku, zone e më gjerë, edhe deri në shkallë vendi. Në pamje më konkrete krijimi i qarqeve dhe i ZIOp u kushtëzua dhe nga: ashpërsimi i goditjeve të vazhdueshme mbi armikun në qytete e në krahina të gjera; organizimi i operacioneve në shkallë më të gjerë dhe bashkëveprimi midis forcave të çetave e batalioneve partizane; krijimi i formacioneve më të mëdha luftarake (grup, brigadë) e deri i një ushtrie të organizuar e të rregullt për t’i bërë ballë armikut dhe për të realizuar qëllimin strategjik, çlirimin e vendit; drejtimi i forcave partizane ishte më efektiv; forcat partizane do të ishin më kompakte, me fuqi të madhe goditëse etj.
Formimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Shtabit të ZIOp Vlorë-Gjirokastër… janë faktorë që e bëjnë të mundshme zgjerimin e luftës… Dobësimi i armikut dhe demoralizimi i tij; sukseset e aleatëve tanë të mëdhenj dhe lufta e popujve fqinj, lëvizjet në Itali dhe armiqësia në rritje përditë në mes të Italisë e Gjermanisë, pra kapitullimi i Italisë dhe hyrja e Gjermanisë në Shqipëri, përbëjnin faktorë dhe ishin një shtysë për zgjerimin e luftës sonë. Deri në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të shtabit të zonës e të qarqeve, drejtimin e luftës, në të gjitha fushat, e kryente PKSH, pasi kishte shtrirë në të gjithë vendin strukturat e saj. Ajo drejtonte nëpërmjet komiteteve qarkorë të saj, të cilët kishin caktuar një person përgjegjës për çështjet ushtarake.
Në kushtet e reja e veçanërisht “…Shtimi i radhëve të forcave partizane, sikurse thekson një nga drejtuesit ushtarakë në këtë zonë, bëri të pamundur drejtimin e drejtpërdrejtë nga organizatat e Partisë në Qark me anë të shokëve të ngarkuar posaçërisht”. Zgjerimi i përmasave të formacioneve luftarake dhe i shtrirjes në kohë dhe në hapësira më të gjera i veprimeve luftarake të tyre, diktuan nevojën e krijimit të struktuarave të specializuara ushtarake, sikurse ishin komandat e shtabet e qarqeve dhe ZIOp. Por, ndryshe nga zonat e tjera të mbarë vendit, në trevën e Labërisë dhe në rrethinat e saj, veç qarqeve, u ngrit dhe një strukturë ushtarake më e lartë, e shkallës operative, e një tipi të veçantë organizimi e komandimi, sikurse është Komanda dhe Shtabi i ZIOp, që përfshin të dy qarqe, të Vlorës dhe të Gjirokastrës, si dhe në krahinën e Mallakastrës. Ngritja e një strukture të tillë me përmasa më të mëdha se në krahinat e tjera, me sa duket është kushtëzuar nga disa faktorë, në mes të të cilëve mund të evidencohen: Përvoja historike luftarake e përbashkët e këtyre qarqeve dhe e krahinës së Mallakastrës të paktën që nga vitet ‘30-‘40-të të periudhës së Tanzimatit të shek. XIX, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në Luftën e Vlorës më 1920, në Revolucionin e Qershorit 1924, si dhe në vitet e para të LANÇ-it, ku popullsia e këtyre krahinave ka vepruar në tërësi së toku, në një komandë të njëjtë, apo dhe në bashkëveprim të ngushtë. Një faktor tjetër jo më pak i rëndësishëm është dhe afrimi shpirtëror dhe etnokulturor i popullsisë së këtyre trevave. Por nuk mund të lëmë pa përmendur dhe faktin se në këtë trevë LANÇ-i kishte marrë një zgjerim të madh dhe vet pozicioni gjeostrategjik i saj kushtëzonte ngritjen e një shtabi që të mbulonte ushtarakisht të gjithë trevën e Labërisë, si një trevë kompakte natyrore e etnokulturore bashkë me rrethinat e saj, Mallakastrën, Përmetin dhe Çamërinë. Nga ana tjetër, pjesa perëndimore e trevës së Labërisë është zona bregdetare (pjesa joniane), e cila kushtëzonte ndërmarrjen e veprimeve luftarake kompakte për mbajtjen nën kontroll apo për të penguar manovrën e armikut.
Në kuadrin e organizimit e të zgjerimit sasior e cilësor të Ushtrisë NÇ, Shtabi i Përgjithshëm i saj dhe Shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër (ZIOp) treguan kujdes të posaçëm për krijimin e brigadave sulmuese edhe në këtë zonë. Brigadat sulmuese ishin njësi luftarake operative që drejtoheshin nga Shtabi i Përgjithshëm dhe bashkëvepronin me Shtabin e ZIOp, kur ato vepronin në zonë. Të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, por veçanërisht të Shtabit të ZIOp, kryen një punë të madhe sqaruese, organizuese e mobilizuese për kapërcimin e tërë vështirësive, që lidheshin me krijimin e brigadave, duke dhënë kështu një ndihmesë të drejtpërdrejtë në fuqizimin organizativ e luftarak të UNÇSH. Formacionet partizane të ZIOp ju vu detyra konkrete për ngritjen e brigadave sulmuese në zonën e tyre.
Brigadat sulmuese të krijuara në zonë
-Brigada V Sulmuese. Në fund të tetorit të vitit 1943, në Shtabin e ZIOp anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Ramadan Çitaku, vuri detyrë që në qarkun e Vlorës të organizohej e krijohej BrVS. Kështu, më 27-28 nëntor 1943, në fshatin Gumenicë u grumbulluan dhe u organizuan batalionet e para të brigadës. Por që në organizim, forcat e brigadës u ndeshën në luftime. Gjermanët në Luginën e Mesaplikut po kryenin Operacionin “Bregkessel” (kazani malor). Më 13 dhjetor 1943, në Gjorm ra heroikisht komandanti i BrVS, Abaz Shehu. Inagurimi u bë më 20 janar 1944, në Bramyshje të Tërbaçit, të qarkut të Vlorës. U rreshtuan batalionet partizane (bp) “Halim Xhelo”, “Ismail Qemali”, formacione të tjera të ZIOp, gjithsej pesë bp me 950 partizanë.
-Brigada VI Sulmuese. Në organizimin e BrVIS, rol të rëndësishëm ka luajtur Komanda dhe Shtabi i ZIOp, nën drejtimin e komisarit politik Bedri Spahiu. Kur operacioni armik i Dimrit 1943-1944 ishte në kulmin e zhvillimit të tij në Përmet, më 26 janar 1944, u përurua BrVIS, me rreshtimin e bp “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashri” dhe “Abaz Shehu”, me 912 partizanë. Nga fundi i marsit dhe mezi i prillit 1944, BrVIS, u përqendrua në Kurvelesh, në Bregdet e në Mesaplik, ku zëvendësoi BrVS. Në këto zona, ajo zhvilloi luftime të paprera, nga Qafa e Dushkut në Konispol, në Cepo, Gumenicë, Borsh, Pilur, Vuno, Ploçë, Mavrovë e për çlirimin e Rrëzomës së Delvinës. Në gusht 1944, u largua nga ZIOp.
-Brigada VIII Sulmuese. Duke vlerësuar me realizëm kushtet e favorshme që ishin krijuar në Shqipërinë e Jugut, në pranverën e vitit 1944, si dhe prespektivat që po i hapeshin UNÇSH gjatë Mësymjes Pranverore, Shtabi i Përgjithshëm urdhëroi Komandën e Shtabin e ZIOp të krijonte me luftëtarë nga formacionet e saj edhe dy brigada të tjera. Në një urdhër të Komandës e Shtabit të ZIOp theksohej që më datë 20 prill 1944, të paraqiten në vendin e caktuar Sheper të Zagorisë këto forca: Nga bp “Themo Vasi” i Grupi i 5 Partizan (Gr5P) një forcë prej 150 vetash; nga bp “Perlat Rexhepi” i Gr2P prej 100 vetash; nga Gr1P, bp “Sulo Buxheli” 100 veta, bp “Sadik Buzo”, 50 veta; nga Gr4P bp “Thoma Lula”, “Misto Mame”, “Thanas Ziko”, partizanë të rinj nga 50 veta secili. Po kështu, për organizimin, përgatitjen dhe furnizimin janë caktuar nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm Qazim Kondi, Dervish Osmani, Hafza Dragoti, Edip Çuçi. Në Sheper të Zagorisë, më 25 prill 1944, u formua BrVIIIS me partizanë të grupeve partizane të ZIOp. Efektivi në inagurim ishte 800 partizanë. Me 2 gusht 1944, brigada sulmoi pushtuesit nazistë dhe tradhtarët në Gjirokastër. Më 26 gusht 1944, së bashku me Gr4P të ZIOp, çliruan Konispolin. Shtabi i Përgjithshëm i ngarkoi detyrë birgadës që të kalote në zonën e Beratit.
-Brigada XII Sulmuese. BrXIIS u formua më 20 maj 1944, në Sukë të Përmetit, me rreth 650 luftëtarë. Ajo grumbulloi partizanë të të gjitha grupeve partizane të ZIOp. Në një urdhër të Shtabit të ZIOp që mban datën 9 maj 1944, thuhet: “...grupet në adresë të përgatitin dhe të dërgojnë brenda datës 15 maj, në vendet e caktuara, forcat që vijojnë; Gr1P, tre kompani me 150 partizanë, të ndodhen në Sukë të Dishnicës; Gr2P, një forcë prej 120 partizanësh; Gr3P, bp “Ismail Klosi” me 150 partizanë; Gr4P, bp “Misto Mame”; Gr5P të dërgojë 100 partizanë. Bashkë me forcat të vijnë dhe Refat Bajrami e Qemal Klosi. Gjithashtu Gr3P dhe Gr4P të dërgojnë me forcat dhe nga një mortajë të rëndë së bashku me predhat. Më pas brigada kaloi dhe luftoi në Kurvelesh porsa kishte filluar Operacioni i Qershorit 1944. Gjatë 20 ditë luftime në rrethim, në kondita të vështira, mungesë municioni dhe ushqimi, përsëri gjeti forca, luftoi dhe çau rrethimin. Pastaj, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, goditi trupat hitleriane nga Saranda në Topallti të Vlorës. Në fund korrikut e në fillim të gushti 1944 çliroi Himarën e Borshin. Më 22 shtator 1944, në bashkëveprim me BrXIVS, luftoi dhe shpartalloi një kompani hitleriane në Q. e Kakomesë. Luajti rol për çlirimin e Sarandës më 11 tetor 1944 dhe Vlorën më 15 tetor 1944.
-Brigada XIV Sulmuese. Inagurimi i BrXIVS u bë më 17 gusht 1944, në fushën e Sheperit. Në përbërje të saj u përfshinë luftëtarë të Gr1P të Kurveleshit, të Gr3P të Mallakastrës dhe të Gr4P të Çamërisë të ZIOp, me rreth 550 luftëtarë. Më 18 shtator1944, në bashkëveprim me një batalion të BrXIXS, çlirojnë Gjirokstrën dhe më 11 tetor, në bashkëveprim me forca të BrXIIS, çliroi Sarandën e Delvinën. Më 10 tetor 1944, sipas urdhrit të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, u përfshi në përbërje të Divizionit III Sulmues.
-Brigada XIX Sulmuese. BrXIXS u krijua më 30 gusht 1944 në Theollogo të Sarandës, me 800 luftëtarë të bp “Thoma Lulo”, “Thanaz Ziko”, “Pandeli Boçari” dhe “Lefter Talo” të Gr4P të ZIOp. Brigada mori pjesë në asgjësimin e garnizoneve të veçuara gjermane, si dhe në çlirimin e qyteteve të Gjirokastrës më 18 shtator 1944, të Sarandës e Delvinës më 11 tetor 1944. Ndërsa më 10 tetor 1944, mori detyrën për sigurimin e kufirit bregdetar nga Vlora në Konispol.
-Brigada XI Sulmuese. BrXIS u formua më 1 nëntor 1944, në qytetin e Fierit. Në radhët e saj hynë partizanët e Gr3P të ZIOp me katër batalione dhe me një efektiv fillestar prej 1200 luftëtarësh.
Komanda e ZIOp mori masa për zbatimin e urdhrit nr. 157 të Shtabit të Përgjithshëm për plotësimin me luftëtarë të BrIIS dhe BrIIIS, që po riorganizoheshin pas dëmtimeve të pësuara gjatë Operacionit armik të Dimrit 1944. Në përurimin e BrVIIS morën pjesë partizanë me përvojë “nga qarku i Gjirokastrës”. BrXVIS u formua më 20 gusht 1944, ku morën pjesë mjaft partizanë të rinj nga krahina “e Kurveleshit”. Si përfundim krahas parimit të kolegjalitetit, në veprimtarinë e vet ZIOp udhëhiqej nga kërkesa e parime, ku zbatimi me rigorozitet kushtëzonte zhvillimin e zgjerimin me sukses të luftës në kushtet e një territori të pushtuar. Më kryesore ishin: vullentarizmi në shtimin e radhëve të formacioneve, karakteti popullor i luftës “pa dallim feje, krahine dhe ideje” dhe mëvetësia e organeve drejtuese dhe formacioneve të Zonës në lëvizje, manovrime dhe veprime luftarake.